Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Putin: Nuk na duhet Alaska, kemi boll territor të akullt Empty Putin: Nuk na duhet Alaska, kemi boll territor të akullt

Fri 18 Apr 2014 - 20:31
Putin: Nuk na duhet Alaska, kemi boll territor të akullt PutinRussia
Vladimir Putin, lideri i Rusisë i cili kohët e fundit ka aneksuar Krimenë nga Ukrainë, është pyetur nga një grua ruse nëse Alaska do të jetë pushtimi i tij i radhës. Përgjigja e presidentit rus ishte se ai nuk e sheh me interes këtë vend për krijimin e perandorisë së tij.

“Për çfarë do na duhej Alaska?”, u përgjigj ai me pyetje duke shtuar se Rusia ka mjaftueshëm territor të akullt. “Ne jemi vend verior – 70% e territorit tonë ndodhet në veri dhe në veriun e largët”, vijoi Putin.

Rusia ia shiti SHBA-ve Alaskën në vitin 1867 për 7.2 milionë dollarë ar. Sot Alaska është shteti i 49-të i SHBA-ve.

Një peticion i Shtëpisë së Bardhë që bën thirrje për shkëputjen e Alaskës nga SHBA-të dhe për të ribashkuar me Rusinë ka marrë më shumë se 42 mijë firma që prej marsit kur u mor kjo iniciative.

Pavarësisht rritjes së tensionit mes dy vendeve, Putin siguroi se “rritja e marrëdhënieve me SHBA-të mbetet në interesin më të mirë të Rusisë”.

/Shekulli Online/F.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi