Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë” Empty Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë”

Sat 26 Apr 2014 - 14:55
Message reputation : 100% (1 vote)
Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë” Screen-Shot-2014-04-26-at-1.08.24-PM-248x300
Këngëtari serb, Zdravko Colic, ka komentuar pas polemikave të shumta rreth pjesëmarrjes së tij në fesitalin “Kënga Ime” në Klan. Colic ka thënë se prania e tij në Shqipëri tregon se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve dhe se ka kërkuar falje duke shkuar në Tiranë.

“Sa i përket kërkesës së faljes, unë personalisht as nuk kam vrarë e as nuk e kam prerë njeri, të tjerë janë ata që duhet të kërkojnë falje. Unë nuk kërkoj falje për luftën sepse jam krenar që jam serb. Faljen unë e kërkova me ardhjen në Tiranë, ku prezenca ime tregoi se nuk kam asgjë kundër shqiptarëve” ka thënë Colic në një intervistër Panorama nëpërmjet menaxherit të tij.

Colic performoi në një prej netëve të festivalit të njohur të muzikës shqiptare në Klan dhe kjo ngriti shumë polemika pasi artistët nga Kosova u larguan dhe të tjerë artistë që nuk ishin të përfshirë në festival reaguan ashpër nëpër media.

Pjesëmarrja e tij nxiti polemika të shumta, e sidomos pasi u muar vesh që edhe një lokal mban emrin e këngëtarit në Tiranë.

Tani është vet Zdravko Colic ai që ka thyer heshtjen e tij. Ai për Panorama Plus tregon se nuk ka asgjë kundër Kosovës dhe e pranon atë të lirë.

Ai pranon që ka performuar në një ngjarje që përkrahte luftën e Serbisë ndaj Kosovës dhe thotë e bëri këtë pasi që në të kundërtën do të quhej tradhtar i kombit.

“Politikën nuk e kemi përmendur fare, nuk e di pse është bërë aq e madhe në këtë drejtim. E njëjta gjë do të ketë ndodhur edhe te ju shqiptarët në rast se do t’iu ftonin në një koncert të tillë. Unë kam dëgjuar që shumë artistë shqiptarë kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin ngjarjet kombëtare që kanë të bëjnë me popullin nga e ke origjinën”.

“Sikur të mos e kisha bërë unë këtë gjë, do të dilja tradhtar i kombit tim. Sa i përket kërkesës së faljes, unë personalisht as nuk kam vrarë e as nuk e kam prerë njeri, të tjerë janë ata që duhet të kërkojnë falje. Faljen unë e kërkova me ardhjen në Tiranë, ku prezenca ime tregoi se nuk kam asgjë kundër shqiptarëve”.

“Kosova është e lirë dhe ky është një realitet. Sa do e dhimbshme të jetë për dikë, duhet pranuar kjo gjë në kohën moderne. Secili ka të drejtë të krijojë të drejtat e veta, ndoshta edhe ne si popull politika na ka bërë të gabojmë”.

“Mik nuk kam ndonjë artist nga Kosova, por nëpër aeroporte më ka rënë rasti të takoj disa kur kemi udhëtuar nëpër koncerte. Nuk ua kujtoj emrat, por vetëm më bie ndërmend kur stafi im më thoshte se ja ky ose kjo është këngëtar shqiptar”, deklaroi Zdravko Colic. /opozita.com/
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë” Empty Re: Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë”

Sat 26 Apr 2014 - 22:20
Lajmi do pergenjeshtruar,sepse 5 gazeta me tituj te ndryshem.

Injorante te gjithe.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë” Empty Re: Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë”

Sun 27 Apr 2014 - 22:07
Po asnji nuk do kerkojn fajle me deshir por do dyterohen
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë” Empty Re: Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë”

Sun 27 Apr 2014 - 22:16
Message reputation : 100% (1 vote)
Princesha shkruajti:Po asnji nuk do kerkojn fajle me deshir por do dyterohen

Falje me detyrim Violushe nuk eshte falje dhe as ju nderon te pranoni nje falje me detyrim sic e thua ...sepse realisht ata vazhdojne te kene te njejtin qendrim e mendim rreth ceshtjes kshu qe falja nese ndodh ne te tille menyre eshte sa per sy e faqe! Besoj me kupton cfare dua te them!

Sa per titullin e shkrimit qe ka permendur Albo mund ta kene deformuar pak por gjithsesi pash qe eshte debatuar mjaft prezenca e kengetarit Serb ne Shqiperi!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë” Empty Re: Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë”

Sun 27 Apr 2014 - 22:24
Po per ta shpetu Shtetin do e pranojn qe ju ka ven kusht evropa OSB per qef keta do na kishin vra akoma  , se dhe pse do kerkojn falje si do qe te kerkojn zemrat e tona nuk zbuten aspak , ata te vdekurit nuk ngjallen me , por per nje te ardhme me te mire ndoshta per shtetin.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë” Empty Re: Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë”

Tue 29 Apr 2014 - 16:22
Falje?!

Po pse, turqit 500 vjet a nuk masakronin dhe me kalimin e 100 viteve ne Pavaresine e Shqiperise po na dalin disa e i quajn turqit vellezer!!!

Pas 100 viteve ne Pavaresine e Kosoves ndoshta do dalin disa te tjere e do t'i quajn serbet vellezer!!!

Sa te jete e copetuar Shqiperia te gjithe kane per t'u tallur, mos te genjehemi...
Sponsored content

Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë” Empty Re: Krenar që jam serb/ Zdravko Çoliç: “Nuk pranoj të kërkoj falje për krimet në Kosovë”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi