Çfarë qëndron pas këtij vendi përrallor?
Sat 3 May 2014 - 14:54
Falë pasurive nëntokësore (të naftës dhe të gazit) Katari është vendi më i pasur në botë. Ky vend posedon kaq shumë pasuri saqë gjithmonë është në gatishmëri për të bërë investime spektakolare infrastrukturore dhe shpenzime prej $ 200 miliardë ( £ 120bn ) në stadiume dhe infrastrukturë për Kupën e Botës 2022.
Kjo pasuri e cila s’ka të reshtur e as të ndalur sjellë lumturi të tejskajshme për banorët e vendit. Por ende është ftohtë për t'u ulur jashtë në kryeqytetin e Katarit, Doha. Mbetet shumë pak javë derisa këtë vend ta pushtojë i nxehti përvëlues dhe sigurisht që temperaturat e larta do detyrojnë njerëzit që mos të guxojnë të dalin jashtë.
Ata do të tërhiqen drejt ambienteve të mbyllura nën komoditetin e ajrit të kondicionuar.
"Ne kemi vendosur urban. Jeta jonë sociale dhe ekonomike ka ndryshuar, familjet janë ndarë.’’ - thotë Dr Kaltham Al GHANIM , një profesor i sociologjisë në Universitetin e Katarit .
Qeveria e Katarit ka vendosur të ndërmarrë hapa që aspirojnë pozitivitetin radikal e në tërësi implementimin në strukturat dhe ritmet e ndryshimit. Këto objektiva në ndërthurje edhe në ndihmesë të pasurive të rralla që ky vend mbart, e kategorizon Katarin një shembull që vetëm mund ta admirosh ndërkohë që mbetesh i mrekulluar teksa vështron standardet cilësore të jetesës dhe kamjes së tejskajshme të njerëzve fatlum të këtij vendi.
/Shekulli Online/S.H./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi