Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mirditë, burri pret në qafë gruan për xhelozi dhe më pas vetëvaret, letra e lamtumirës për fëmijët Empty Mirditë, burri pret në qafë gruan për xhelozi dhe më pas vetëvaret, letra e lamtumirës për fëmijët

Sat 10 May 2014 - 1:33
Mark Biba 47 vjeç i merr jetën bashkëshortes Gjylistina 46 vjeç me një thikë buke. Trupat e viktimave transportohen në karrocerinë e kamionit. Policia: U gjet një letër. Çifti banonin në Durrës
Mirditë, burri pret në qafë gruan për xhelozi dhe më pas vetëvaret, letra e lamtumirës për fëmijët Viv2

Mirditë, burri pret në qafë gruan për xhelozi dhe më pas vetëvaret, letra e lamtumirës për fëmijët Viv
Nikoleta Kovaçi

-Një banor i fshatit Domgjon, niset paraditen e djeshme në drejtim të stanit të Mark Bibës. E dinte që çifti i bashkëshortëve, që kishin dy ditë që kishin mbërritur nga Durrësi për të bërë punët e pranverës te stani kishin nevojë të pinin kafe. Vendos të shkojë e t’i thërrasë që të shkonin tek shtëpia e tij. Ka thirrur nga distanca, ashtu siç e do zakoni. Nuk iu ka përgjigjur kush. Por meqë distanca nga shtëpia e tij e deri te stani ka qenë e largët, burri ka bërë provë të shkojë deri tek dera e stanit, pasi e ka parë të hapur. Ka shquar gjurmë gjaku. Kur ka hyrë brenda, ka gjetur të pajetë dhe të mbuluar me gjak, krejtësisht të tharë, gruan e Markut. Ka dalë në kërkim të Markut, por nga pas stanit, në një pemë, ka gjetur edhe trupin e tij, të pajetë. Ka lajmëruar të afërmit e Markut që gjenden ende në Domgjon dhe më pas edhe bashkëfshatarët e tij. Ka mbërritur policia dhe gjithçka që ka ndodhur më pas, shikohet qartë në këto foto, që përveç aktit horror të kryer nga Mark Biba mbi gruan e tij dhe nënën e dy fëmijëve të tij, po kaq barbar duket transportimi i trupave të tyre drejt morgut të spitalit të Rrëshenit.

Masakra

Një letër është gjithçka që ka mbetur nga krimi monstruoz i ndodhur në Domgjon. Në letër, teksti i së cilës nuk mund të publikohet për arsye etike, autori i vrasjes Mark Biba 47 vjeç, ka përjashtuar nga shkaku i gjithë asaj masakre dy fëmijët e tyre, 20 dhe 17 vjeç, ndërsa ka shpjeguar edhe shkaqet që e kanë çuar në krimin e rëndë. Nga të dhënat e policisë së Lezhës, bëhet me dije se në fakt, krimin 47-vjeçari e ka kryer orëve të vona të mbrëmjes së mërkurë, po ashtu edhe vetëflijimin e tij. Ndonëse ende nuk kanë dalë në një përfundim paraprak për kohën në të cilën kanë humbur jetën dy viktimat, por ekspertët e policisë dyshojnë se në fakt, letra është shkruar pasi Marku i ka marrë jetën bashkëshortes së tij, Gjylistinës, 46 vjeçe. Dyshimi i ekspertëve bazohet në mënyrën se si e ka shkruar letrën autori i vrasjes, ndërkohë që policia ka nisur edhe dokumentimin e dëshmive të para për të hedhur dritë mbi shkaqet reale të atij krimi të dyfishtë. Janë pyetur banorët e zonës, të cilët janë gjendur pranë trupave të bashkëfshatarëve të tyre, ndërsa ditën e djeshme, nga Durrësi, vend në të cilin jetonte familja Biba prej më shumë se 13 vitesh, janë nisur për në Domgjon edhe dy fëmijët e viktimave.
Mirditë, burri pret në qafë gruan për xhelozi dhe më pas vetëvaret, letra e lamtumirës për fëmijët Viv1
Rrëfimet e banorëve të Domgjonit

Sipas të dhënave të para që vijnë nga Mirdita bëhet e ditur se familja e Mark Bibës kishte vite që banonte në lagjen ‘Rinia’ në Durrës. Ata, burrë e grua, ktheheshin në fshat tek shtëpia e tyre dhe stani çdo pranverë për të punuar tokën. Ky ritual, sipas banorëve të zonës ka qenë i përvitshëm, ndërsa kohëve të fundit mësohet se çifti Mark dhe Gjylistina Biba kanë shkuar më shpesh se viteve të tjera. Sipas të dhënave, Marku punonte në Durrës në një fabrikë peshku, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë. Vajza e tyre M. Biba punonte në një fabrikë këpucësh, ndërsa djali A. Biba, ishte në shkollë. Për sa iu përket jetës së tyre familjare, mes çiftit ka patur probleme të vogla, po asnjëherë që mund të çonin deri në këtë fund tragjik. Rrëfimet e banorëve të zonës që janë dokumentuar nga policia kanë detajuar mosmarrëveshje, por në letrën e lënë nga autori i masakrës, është shquar edhe shkaku konkret i vrasjes së gruas së tij, që sipas tij ka qenë xhelozia. Policia dhe prokuroria pritet të dokumentojnë edhe dëshmi nga fqinjë të tyre në sektorin ‘Rinia’ për të kuptuar se cilat kanë qenë problemet reale mes tyre. Megjithatë, vetëm fëmijët e çiftit të viktimave mund të jenë personat e vetëm që mund të hedhin dritë sado pak mbi krimin e rëndë dhe të mbyllur gjithçka me vetëvarjen e vetë autorit.

Hetimet

Janë ato pak fakte që pasojnë krimin e rëndë të Domgjonit, që kanë bërë policinë e Lezhës të dyshojë se vrasja që ka kryer Mark Biba ka shkak xhelozinë. Pikërisht në këtë pikë janë mbështetur ekspertët për të vijuar hetimet dhe pritet që materialet t`i kalojnë prokurorisë së Lezhës. Referuar të dhënave të hetimit bëhet e ditur se grupi i punës që është ngritur për të hetuar krimin e dyfishtë pritet që të marrë tabulatet e telefonave të dy viktimave, dëshmitë e dy fëmijëve, të afërmve të viktimave, miqve dhe njerëzve me hyrje-dalje familjare me familjen e çiftit Biba. Dyshohet se burri e ka parapërgatitur të gjithë skenën e krimit, ndërsa ka udhëtuar bashkë me gruan e tij në drejtim të Domgjonit me ide të qartë se si do t`i jepte fund jetës së saj dhe jetës së tij. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një thikë me të cilën është goditur në qafë gruaja, goditje që i ka marrë edhe jetën në vend. Gjithashtu mësohet se pritet edhe përfundimi i ekspertimit mjeko-ligjor mbi trupin e viktimave për të krijuar edhe mekanizmin se kur kanë ndodhur të dy ngjarjet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi