Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Jam burrë i ndershëm, kam vrarë gruan dhe të dashurën dhe tani po kërkoj për grua të re” Empty “Jam burrë i ndershëm, kam vrarë gruan dhe të dashurën dhe tani po kërkoj për grua të re”

Sat 10 May 2014 - 1:39
Message reputation : 100% (1 vote)
“Jam burrë i ndershëm, kam vrarë gruan dhe të dashurën dhe tani po kërkoj për grua të re” Calinak%20okTURQI-Një burrë 62-vjeçar ka deklaruar në një emision televiziv se ka vrarë gruan dhe të dashurën dhe po kërkon për një grua të re.

I ftuar në një emision televiziv në Turqi, emision i cili ka në qendër takimet e dashurisë, Sefer Çalinak, tha publikisht se kishte vrarë gruan dhe të dashurën, dhe pasi kishte bërë disa vite burg, ishte liruar falë amnistisë. Ai ishte martuar me gruan e parë, të cilën e kishte kushërirë, kur ishin të dy 17-vjeçarë. Pas disa muajsh martesë ai ishte bërë xheloz për të shoqen dhe e vrau. U dënua me 19 vite burg dhe kreu vetëm 4, falë amnistisë.

Më pas u martua me një grua tjetër, me të cilën bëri dy fëmijë, por u ndanë. Pas ndarjes, nisi një aferë me një grua të martuar. Kur ajo nuk u nda nga i shoqi, Çalinak u acarua dhe në zënkë e sipër e ka vrarë.  Ai tha se vrasja e saj ishte aksidentale. Çalinak u dërgua sërish në burg dhe u lirua nga një amnisti.

“Jam një burrë i ndershëm, që po kërkoj një grua të re”, -tha në emision 62-vjeçari, ndërsa drejtuesja e emisionit e ka dëbuar nga studioja kur dëgjoi historinë e tij.

/Shekulli Online/ E.B./

Flash Tv Ne Çıkarsa Bahtına - İki Kadın Öldüren... από ReCorp
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi