“Alienët duan të rrëmbejnë shpirtin tim”
Sun 11 May 2014 - 21:57
Një grua britanike, e cila shprehet se është rrëmbyer nga alienët, ka ndarë historinë e saj në një emision televiziv. Samantha McDonald tha se ka përjetuar aktivitet mbinatyror, që prej vitit 1990 deri vitin e shkuar. Ajo i përshkruan vizitorët jashtëtokësorë si “reptilë” (zvarranikë) dhe “të lashtë” dhe beson se ata punojnë së bashku.
Ajo tha se “unë i kam pyetur ata se çfarë duan nga unë dhe ata më kanë thënë se kanë ardhur për të më marrë mua dhe familjen time. Ajo që kërkojnë ata është energjia dhe esenca ime shpirtërore”.
Kur iu kërkua të përshkruante kur ishte rrëmbyer, gruaja tha se nuk mund të kujtonte. Ajo shpjegon se “nuk mund t’i kujtosh rrëmbimet, pasi ndodh humbja e kujtesës. Të duket sikur ke qenë diku, por në fakt nuk të kujtohet ku.”
Ajo shton se është zgjuar dhe e ka gjetur trupin e saj të mbushur me gjilpëra, gërvishtje dhe shenja pas rrëmbimit. Po ashtu, gruaja ka zbuluar se eksperiencat e saj të mbinatyrshme kanë bërë që ajo të mbikqyret nga policia.
Pretendimet e britanikes përkojnë me rrëfimet e shumë njerëzve të tjerë, të cilët janë shprehur se e kanë gjetur veten me vraga dhe shenja kur janë zgjuar. Një folës në emisionin “This Morning” në Britani tha se: “Shikuesit tanë janë të mahnitur nga e mbinatyrshmja dhe rezultatet e studimeve për ta tregojnë se shumë prej tyre kanë pasur kontakt me një fantazmë, kanë parë një UFO dhe do të preferonin të kishin kontakt me të vdekurit”.shqiperi24.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi