Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbi shpirtin dhe Zotin Empty Mbi shpirtin dhe Zotin

Sun 30 Mar 2014 - 15:01
Message reputation : 100% (1 vote)
Mbi shpirtin dhe Zotin Jeta_8123
Asnjë nuk e njeh përnjëmend vetveten, derisa ta gjejë atë në Unitetin e Gjithësisë.. Shpirtrat e njerëzve, marrë të gjithë së bashku, janë si një shpirt i vetëm, sepse ata janë bijuar po nga një shpirt i vetëm.
Shpirti e ka ndarë vullnetin e tij nga vullneti i Atit dhe ka hyrë në lakminë e kësaj jete. Nuk do mund të kishte pasur ndonjë tjetër rrugë shpëtimi, nëse vullneti i pastër i Atit nuk do të kishte hyrë sërish në substancën e tij, duke e risjellë atë në pozitën që kishte më përpara, në mënyrë që vullneti i tij të drejtohej sërish kah zemra dhe drita e Zotit.

Arsyetimi sipërfaqësor e paraqet Zotin si një qenie të pamëshirshme, dhe thotë se Ai ka derdhur zemërimin e Tij përmbi njeriun, duke e mallkuar dhe duke e dënuar me vdekje, ngaqë ai qe treguar i pabindur ndaj Tij. Nuk duhet ta besoni një gjë të tillë. Zoti është dashuri dhe mirësi, e tek Ai nuk ekziston ndonjë mendim i zemëruar. Njeriu do të ishte i lumtur, nëse nuk do ta kishte ndëshkuar vetveten.

Natyra e jashtme e kësaj bote nuk mund ta kuptojë natyrën e parajsës. Ato rrinë përballë njëra tjetrës si vdekja përballë jetës. Nuk mund t’i shohim engjëjt simpas natyrës sonë të jashtme, dhe as ata nuk mund të jenë me ne së jashtmi; por qëndrojnë në brendësinë tonë. Sa herë që ne luftojmë me djallin, ata na mbrojnë nga goditjet e tij, e kësisoj marrin nën mbrojtjen e tyre shpirtin, i cili synon atë që është e shenjtë.

Nuk ekziston ndonjë bazë tjetër për njohjen e vërtetë dhe të drejtë përpos Dijes së Zotit.

E vetmja mënyrë e vërtetë përmes së cilës Zoti mund të perceptohet në fjalën e tij, në esencën dhe në vullnetin e tij, qëndron në faktin se njeriu duhet të mbërrijë në stadin e unitetit me vetveten e që, jo vetëm me përfytyrim por edhe me vullnet, të braktisë çdo gjë që i përket unit të tij personal, pasurive dhe parave, babait dhe nënës, vëllezërve dhe motrave, bashkëshortes dhe fëmijëve, trupit dhe jetës, e që ky un të shndërrohet në hiç për të. Ai duhet të heqë dorë nga çdo gjë dhe të bëhet më i varfër se një zog fluturak, i cili zotëron çerdhen e tij.

Njeriu në këtë botë nuk duhet të ketë kurrfarë çerdheje për zemrën e tij. Kjo nuk do të thotë se njeriu duhet të braktisë shtëpinë e tij, bashkëshorten, fëmijët, pjesëtarët e familjes, nuk do të thotë se duhet të vrasë veten dhe të shesë pasuritë e veta, por duhet të vrasë dhe të asgjësojë vullnetin e tij, atë që pretendon se të gjitha gjërat i ka nën zotërim. Duhet t’ia dorëzojë të gjitha këto Krijuesit dhe, këtë duhet ta pohojë me miratimin e plotë të zemrës: Zot, gjithçka është Jotja! Unë jam i padenjë ta qeveris por, meqë Ti ma ke lejuar, do bëj detyrën time duke ta dorëzuar tërësisht Ty vullnetin tim.

Vepro brenda meje ashtu siç Ti dëshiron, në mënyrë që vullneti Yt të përmbushet në çdo gjë e, kur të thirrem për të vepruar, të mund ta veproj në dobi të vëllezërve të mi, të cilëve do t’u shërbej ashtu siç Ti më urdhëron. Ai që arrin në një shkallë kaq të lartë dorëzimi, hyn në një unitet hyjnor me Krishtin, në një mënyrë që do të mund ta shohë vetë Zotin. Ai flet me Zotin dhe Zoti flet me të, e kësisoj e zbulon se ç’është Fjala, Esenca dhe Vullneti i Zotit.

Oh, sa afër është Zoti me të gjitha gjerat! Por megjithatë, askush nuk mund ta kuptojë, vetëm nëse është i qetë dhe ia dorëzon Atij vullnetin e vet. Nëse arrihet kjo, atëherë Zoti do të veprojë përmes çdo gjëje si instrument i tij, ashtu siç dielli vepron mbi mbarë botën.

Njeriu i shenjtë dhe hyjnor, i fshehur në njeriun e jashtëm, është në qiell si Zot, dhe qielli është brenda tij e zemra, ose drita e Zotit ka lindur në të. Kështu Zoti është brenda tij dhe ai është në Zotin. Zoti i qaset më afër se vetë natyra e tij.

Njeriu i vërtetë, i përtërirë është rilindur në Krishtin, nuk është në këtë botë por në parajsën e Zotit; e ndonëse është në trup, prapëseprapë është në Zot. E edhe pse trupi vdes, prapëseprapë asgjë nuk i ndodh njeriut të përtërirë, përkundrazi ai del nga vullneti kontradiktor dhe nga mundimi, për të mbërritur në vendin e tij të origjinës. Nuk i nevojitet ndonjë udhëtim drejt ndonjë vendi të largët dhe të harruar, që të mund të ofrojë më tepër dobi, sepse Zoti do t’i shfaqet atij ngado. (Explore Universe)
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Mbi shpirtin dhe Zotin Empty Re: Mbi shpirtin dhe Zotin

Sun 30 Mar 2014 - 15:50
Kur'ani dhe Suneti na japin një dituri të kufizuar sa i përket shpirtit. Nga kjo mund të themi se fjalët arabe Ruh dhe Nefs që përdoren për shpirtin, shpeshherë kanë kuptim të njëjtë. Imam Ibnul-Kajjimi shkroi në veprën e tij "Kitab er-Ruh": "Shpirti (Ruh) është një qenie që dallon plotësisht nga trupi fizik. Ai është fisnik, fetar, trup i ndritur, i cili me gjallëri dhe lëvizje depërton në thellësitë e organeve dhe rrjedh nëpër to sikur uji në trëndafil, vaji në ulli apo zjarri në thëngjill. Për aq gjatë sa këto organe mbesin të afta të pranojnë ngacmimet e këtij trupi fisnik, shpirti mbetet i ngjitur me këto organe dhe i pajis ato me ndjenja dhe lëvizje. Por, kur këto organe dobësohen (kalben) nga kaplimi i sëmundjeve dhe nuk janë me të afta të pranojnë ngacmimet e shpirtit, atëherë ai e lë trupin dhe niset drejt botës së shpirtrave."


Ekziston një dallim në mënyrën e përdorimit të fjalëve Ruh dhe Nefs. Ruh është shpirti i qëndrueshëm, i cili banon në qiej dhe i nevojitet trupi fizik që ta mbajë atë në tokë. Kur këtij shpirti i dhurohet trupi, në atë moment fillon jeta dhe tani ky shpirt përshkruhet si Nefs. Fjala Nefs është përdorur me shumë kuptime në Kur'an dhe të gjitha nënkuptojnë shpirtin me trup.
a) Nefsi që nënkupton "vete": "Ti e di ç'ka në veten time, e unë nuk di se ç’ka në veten Tënde." (Maide, 116)
b) Nefsi që nënkupton "gjak": "(Insekti) i cili ka nefsin (gjakun) rrjedhës." (hadith)
c) Nefsi si forcë e fuqishme në njeriun, e cila e shtyn atë ose kah e mira ose kah e keqja. Konceptet e Nefs el-Emmare bis-Su' (shpirti që nxit në të keqen) dhe Nefs el-Levvame (shpirti qortues) dhe Nefs el-Mutmeinne (shpirti i kënaqur).

DY VDEKJE DHE DY JETË

Kur'ani përmend dy vdekje dhe dy jetë të dhuruara nga Allahu.
"Si e mohoni Allahun, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?" (Bekare, 28)
"Ata (jobesimtarët) thonë: Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë..." (Gafir, 11)
Kur krijohet së pari shpirti nuk ka trup fizik dhe konsiderohet si krijesë e vdekur. Në këtë fazë njihet si Ruh, dhe kjo është vdekja e parë prej dy vdekjeve të krijuara nga Allahu.
"Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë, dhe Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi." (Mulk, 2)

Gjithashtu, Kur'ani na tregon se të gjithë shpirtrat e njerëzimit ishin krijuar para krijimit të Ademit dhe se ishin ftuar të dëshmojnë sundimin e Allahut.
"Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!" Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur."" (A'raf, 172)
Jeta e parë fillon kur shpirti frymëzohet në embrion, në mitrën e nënës, dhe tani e tutje shpirti njihet si Nefs. Fjala Nefs përdoret gjithashtu për "gjakun", prandaj lehonat në ditët e gjakrrjedhjes së tyre njihen me emrin Nufasaa'. Përderisa gjaku vërshon në mënyrë të shëndoshë nëpër trup, do të ketë jetë në atë trup.
Abdullah Ibën Mesudi transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: "Vërtetë çdonjëri nga ju formohet në barkun e nënës së tij në dyzet ditët e para në formë të farës, pastaj ai është droçkë gjaku për një periudhë të ngjashme, pastaj copë mishi për një periudhë të njëjtë. Pastaj dërgohet një engjëll i cili frymëzon shpirtin në të..." (Buhariu dhe Muslimi)
Dijetarët nga ky hadith kanë konkluduar se meqenëse engjëlli i jetës e inspiron shpirtin në embrionin 120 ditësh, abortimi në raste të jashtëzakonshme mjekësore është i lejuar vetëm para se fryti të arrijë moshën 4 muajshe. Kur embrionit t'i dhurohet jeta, atëherë ai bëhet qenie e gjallë dhe t'ia marrësh jetën atij konsiderohet vrasje.
Vdekja e dytë ndodh kur shpirti e braktis trupin në çastin e caktuar të jetës së tij në tokë.
"Çdo Nefs (shpirt) do të shijojë vdekjen,..." (Ali Imran, 185)
Nefsi vdes dhe varroset, përderisa shpirti i tij shkon lart në qiej. Për këtë arsye i Dërguari s.a.v.s. na mësoi: "Në vdekje sytë e përcjellin shpirtin e vdekur, andaj mbylljani sytë."
Jeta e dytë do të jetë e amshueshme duke filluar nga Dita e Gjykimit, kur trupat do të ringjallen dhe shpirtrat e tyre do të frymëzohen në ta për herë të dytë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi