Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Këshillo shpirtin tënd! Empty Këshillo shpirtin tënd!

Sun 1 Apr 2012 - 18:39
Nëse dëshiron jetë të gëzuar, atëherë kujdesu për shëndetin tënd,
Nëse dëshiron jetë të lumtur të mbushur me kënaqësi, atëherë kujdesu për moralin tënd,
Nëse dëshiron jetë të përhershme, atëherë kujdesu për mendjen,
Nëse i dëshiron të gjitha ato që i përmendëm më lartë, kujdesu për fenë tënde!

***
• Murmurima e cila nuk sjell shi, nuk shkakton rritjen e barit, njëjtë edhe vepra e cila nuk është sinqerisht në emër të Allahut, nuk do të sjell dobi.

• Nëse njerëzit e mirë nuk bëjnë dobi, atëherë Allahu i Lartëmadhëruar do të bëjë që njerëzit e këq*j të sundojnë ndaj njerëzve të mirë.

Këshillo shpirtin tënd dhe mos i ndjek epshet e tua, këshillo mendjen tënde dhe bëhu i kujdesshëm në përsiatjet e tua, këshillo trupin tend që të bëhet koprrac në epshet e tij, këshillo pasurinë tënde që të shpenzohet në mënyrë të logjikshme dhe të matur, këshillo diturinë tënde që vazhdimisht të ketë kujdes se nga cili burim merr!

• Askush nuk ka mbetur i pikëlluar për atë që ka qenë i nënshtruar ndaj Allahut, e as që është dëmtuar ai I cili është larguar nga harami, e as që është poshtëruar ai i cili e fisnikëroi shpirtin e tij me devotshmëri.

• Ky njeri i cili në vete ngërthen dhe posedon dobësi të madhe (përderisa është i sëmurë) dhe fuqi të madhe (përderisa lufton dhe përgati mjete për ndërtim dhe shkatërrim), ai njeri vetvetiu është argument i ekzistimit të Allahut të Lartëmadhëruar.

- Mosdija yte është argument i diturisë së Tij,
- Dobësia yte është argument i fuqisë së Tij,
- Kopprracia yte është argument i mirësisë dhe fisnikërisë së Tij
- Varësia yte argumenton Sovranitetin e Tij
- E ardhmja dhe e kaluara yte janë argument për përjetësinë e Tij
- Ekzistimi yt është argument i ekzistimit të Tij.

Andaj si është e mundshme që pranë vetes të kërkosh argumente të tjera për ekzistimin e e Allahut të Lartëmadhëruar.

• Moralin tënd, sjelljen tënde, mund ta plotësosh vetëm atëherë kur ta krahasosh me sjelljen e shëmtuar të njerëzve të tjerë.

• Dituria është sikurse kali i pafrenuar, iu nënshtrohet vetëm atyre të cilët dine të sillen me të.

• Fenë të cilën e ndërton urrejtja, do ta rrënojë hakmarrja. Fenë të cilën e ndërton dashuria, do ta mbrojë mirëqenia.

• Bëhu sikurse jeta jote, vazhdimisht përparo dhe zhvillohu!

• Kush e ka njohur Krjuesin e tij, gjithçka në jetë do ta konsiderojë si të bukur.

Një njeri i urtë ka thënë: "Allahu i urren dhjetë cilësi tek dhjetë persona:
- koprracinë te pasaniku,
- kryelartësinë te i varfëri,
- lakminë te dijetari,
- mungesën e turpit te gruaja,
- dashurin për këtë botë te plaku,
- dembelinë te i riu,
- padrejtësinë te sundimtari,
- frikën te luftëtari,
- mendjemadhësinë te asketi dhe
- hipokrizinë te i devotshmi.”


Disa qajnë për një këngë,
Disa qajnë për një film apo serial
Disa qajnë për humbjen e skuadrës së zemrës
Disa qajnë për ndonje spektakël televiziv
Disa qajnë për një njeri

... dhe ...

Disa qajnë kur dëgjojnë,lexojnë dhe analizojnë fjalën e Allahut në Kur'an i cili krijoi gjithçka.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi