Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

5 personat që ia shitën shpirtin djallit  Empty 5 personat që ia shitën shpirtin djallit

Sun 25 Sep 2011 - 13:41
Më poshtë po ju rendisim pesë personalitete të njohur në të gjithë botën, të cilët ia shitën shpirtin djallit!!! Nga gojëdhëna në gojëdhënë, ca të shtuara, ca të vërteta, po jua lëmë në dorën tuaj nëse do t’i besoni apo jo rastet e mëposhtme.
5. Niccolo Paganini
Niccolo Paganini ishte muzikant që jetoi nga fundi i viteve 1700. Mandolinën e mësoi që i vogël, ndërsa kur ishte 7 vjeç, mësoi violinën.
Në moshën 11-vjeçare filloi të luante solo dhe kur ishte 13 vjeç, ishte bërë i njohur si virtuozi i violinës.
Kur ishte 19 vjeç, filloi të kompozonte muzikën e tij dhe të mësonte kitare. Në moshën 23-vjeçare kishte kompozuar pjesën më të vështirë për një violinist, ndërsa kur ishte 27 vjeç, kishte krijuar publikun e tij. Kishte humbur dhëmbët e poshtme, dukej i zbehtë dhe vishej me të zeza. Në atë kohë u dëgjuan thashetheme sikur i kishte shitur shpirtin djallit.
Edhe pse nuk e hapi ai këtë thashethem, nuk bëri asnjë veprim që ta përgënjeshtronte. Përkundrazi, inkurajonte njerëzit që ta besonin. Kur u pyet përse vepronte kështu, u përgjigj që sido që të jetë, nuk shpjegohej ndryshe se si mënyra sesi luante veglat muzikore.
4. Robert Johnson
Robert Johnson ishte muzikant i jazz, i cili nuk jetoi shumë. Ai vdiq kur ishte 27 vjeç dhe nuk është bërë e njohur jeta e tij. Por muzika e tij ndikoi tek disa muzikantë të viteve ’50 dhe {60. ishte një nga të parët që kaloi në Bulevardin e Lavdisë. Ai jetonte në një plantacion, kur zbuloi se donte të bëhej muzikant i xhazit. Dikush i tha që ta çonte kitarën e tij në mes të natës, në një udhëkryq që ndodhej pranë plantacionit Dockery. Kur mbërriti aty, djalli e priste dhe ia mori kitarën dhe filloi të luante disa pjesë me të. Kur ia kthehu Robertit, kishte skalitur një monopat dhe kështu, Robert filloi të luajë dhe të krijojë muzikë blues.
3. Johann Georg Faust
Faust ishte alkimist gjerman. Në vitin 1507 u tha se ishte naiv dhe lutej shpesh. Gjithashtu, u tha se kishte keqtrajtuar disa djem. Në vitin 1509, u mendua se ai ishte i përzgjedhur i Zotit. Në universitetin e Krakov studionte degën e magjisë dhe u bë shok me Martin Luther dhe Filip Melakton. Ata të dy ishin, sipas fjalëve, dëshmitarë të marrëveshjes me djallin. Faust u punësua në universitetin e Erfut, ku u tha se recitonte Homerin dhe vlerësonte heronjtë e tij. Shumë shpejt iu kërkua të japë dorëheqjen. Atëherë pranoi marrëveshjen e tij me djallin. I tha dr. Kling, një murgu françeskan, që i besonte djallit më shumë se Zotit.
2. Urbain Grandier
Urbain Grandier ishte një prift francez i kishës katolike. Ai u dogj në turrën e druve pasi bënte magji. U mësua që theu besimin e shenjtërisë dhe mëkatonte. Në vitin 1603, disa murgesha e akuzuan që u bëri magji dhe u dërgoi djallin, që t’u bënte gjëra të turpshme. Ndaj, besohej se ai kishte bërë marrëveshje me djallin, në kundërshtim me besimin e tij të krishterë. Si shkëmbim do të kishte dashurinë e grave, pasuri dhe nder. Kjo marrëveshje u shkrua mbrapsht në gjuhën latine. Mund ta gjeni në Bibliotekën Kombëtare Franceze.
1. Jonathan Moulton
Jonathan Moulton ishte një marangoz, i cili u bë kapiten në New Hampshire në vitin 1745.
Ai luajti një rol të rëndësishëm në marrjen e tokës nga habitatët e Amerikës. Kur lufta mbaroi më 1749, u martua me Abigail Smith dhe bënë 11 fëmijë. Ai hapi një dyqan me mallra të importuara nga Europa dhe India. Çifti u përpoq për shumë kohë dhe Jonathan i tha të shoqes që do t’ia shiste shpirtin djallit, me qëllim që të kishin pasurinë që donin.
Fqinjët thanë se panë një të huaj të vizitonte çiftin ditën e parë të çdo muaji. Papritur çifti u pasurua dhe sipas thashethemeve, djalli ia mbushte çizmet Jonathanit me monedha ari çdo muaj.
Por ai nuk ishte asnjëherë i kënaqur me ato që kishte dhe tentoi ta mashtronte djallin. I bleu çizmet një numër më të madh, por prapë nuk u kënaq. Kështu, hapi një vrimë në dysheme, që të kishte një burim të pashtershëm parash. Mendohet që djalli e kuptoi muajin e dytë dhe i dogji shtëpinë. Jonathan e rindërtoi shtëpinë në të njëjtin vend, ku ndodhet akoma edhe sot.facebook.com

5 personat që ia shitën shpirtin djallit  310855_287328117945283_141388129205950_1313547_1076880466_n
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi