Zbulohet kafsha më e madhe që ka ecur ndonjëherë mbi Tokë
Sat 17 May 2014 - 16:11
Dinozauri më i madh që është zbuluar ndonjëherë
Bazuar në madhësinë e kockave të tij, matjet rezultuan se dinozauri i gjetur ishte rreth 40m i gjerë dhe 20m i gjatë. Këto përmasa bëjnë që shkencëtarët ta llogarisin peshën e tij rreth 77 tonë, pra akoma më i rëndë sa 14 elefantë afrikanë, dhe shtatë tonë më të rëndë se dinozaurët e tjerë të ashtuquajtur “Argentinosaurus”.
Shkencëtarët besojnë se kjo është një specie e re e llojit "Titanosaurus" – e cila i përket periudhës së vonë Kretake. Fillimisht mbetjet u gjetën nga një punëtor fermer në shkretëtirën La Flecha, rreth 250 km në perëndim të Trelew-s, Patagoni (Argjentinë).
Fosilet më pas janë gërmuar nga një ekip i paleontologjistësh nga Muzeu i paleontologjisë Egidio Feruglio, të udhëhequr nga Dr Hoze Luis Karbalidos dhe Dr Diego Pol. Ata zbuluan fillimisht skelete të pjesshme - rreth 150 eshtra në total - të gjitha në "gjendje të jashtëzakonshme".
Një ekip gazetarësh nga BBC ishin të pranishëm për të kapur çdo gjë rreth momenteve të zbulimit nga skuadra e punës. "Duke pasur parasysh madhësinë e këtyre kockave, të cilat kalojnë përmasat e çdo kafshe gjigante të njohur më parë, dinozauri i ri është kafsha më e madhe e njohur që ka ecur në Tokë", thanë për BBC kërkuesit.
"Gjatësia, nga koka deri tek bishti ishte plot 40m. Ndërsa duke qëndruar në këmbë me qafën lart, gjatësia nga toka u llogarit rreth 20m - e barabartë me një ndërtesë 7-katëshe."
Kjo gjallesë gjigante mendohet të ketë jetuar në pyjet e Patagonis rreth 95 - 100 milionë vjet më parë, në bazë të moshës së shkëmbinjve në të cilat janë gjetur kockat. Deri më tani ka pasur shumë sugjerime të ndryshme për ti vendosur një emër konkret dinozaurit të gjetur, megjithëse më i përshtatshmi është ai i “Argentinosaurus” , një lloj i ngjashëm me të, zbuluar po ashtu në Patagoni.
Dr Paul Barrett, një ekspert i fosileve nga Muzeu i Historisë Natyrore të Londrës, u pajtua me idenë se, përmasat e kafshës flasin për një lloj të madh, ndoshta më i madhi i gjetur deri më tani. Por ka edhe dyshime, paralajmëroi ai.
"Një problem mbetet gjithmonë se matjet tona të peshës, të gjatësisë apo madhësisë bazohen në mostra shumë fragmentare. Asnjë skelet nuk është gjetur i plotë, që do të thotë përmasat e kafshës dhe forma e tij mbeten hipotetike. Për më tepër, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për llogaritjen e peshës së një dinozauri (disa në bazë të volumit të përgjithshëm, disa në matjet e ndryshme të kockave, kryesisht gjymtyrët) dhe këto jo gjithmonë janë të sigurta. " Pra, është interesante të dëgjosh se një tjetër “Sauropod” , "Titanosaurus" , apo “Argentinosaurus” është zbuluar, por në mënyrë ideale ne do të na duhet shumë më tepër materiale të këtyre kafshëve për të përcaktuar madhësinë e tyre të vërtetë", thotë ai.
/Shekulli Online/E.P./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi