Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mjeku mashtrues, pacientja: Dr. Avniu më tha se jam me kancer femër Empty Mjeku mashtrues, pacientja: Dr. Avniu më tha se jam me kancer femër

Fri 23 May 2014 - 23:18
Mjeku mashtrues, pacientja: Dr. Avniu më tha se jam me kancer femër Pranga_69x0711113

Pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka vendosur arrest me burg për shtetasin Avniavdyl Lipe, akuzuar për ”Mashtrim”. Nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas e prezantonte veten si mjek popullor që shëron kancerin dhe dyshohet se ka mashtruar disa persona, në këmbim të shumës 100 mijë lekë të reja për person. Me datë 16.05.2014 në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë është paraqitur shtetasja A.R, e cila ka bërë kallëzimin penal ndaj shtetasit Avniavdyl Lipe, i cili duke u prezantuar si mjek popullor, i ka përgatitur dhe i ka dhënë një kurë kundra tumorit kësaj shtetase. Në kallëzimin e saj kjo shtetase ka deklaruar se ajo kishte një periudhë kohe që kishte probleme shëndetësore, nisur nga ky fakt ajo ka bërë një vizitë tek mjeku gjinekolog në qytetin e Kukësit, aty ku ajo banon. Gjatë vizitës së bërë tek mjeku është ka konstatuar që ajo kishte një problem në organet e riprodhimit dhe për këtë ai ka rekomanduar që të përdorte mjekim.

Ajo e merakosur ka vendosur që të vizitohej edhe në Tiranë, pasi mjekët janë me të specializuar. Gjatë vizitës së bërë në klinikën private “G....” është konfirmuar e njëjta diagnozë, dhe kurohej me të njëjtat ilaçe. Kallëzuesja pasi ka bërë vizitën, ka shkuar tek shtëpia e motrës e cila i ka thënë që kishte folur me një mikeshën e saj, për tu vizituar dhe tek një mjek tjetër me emrin, Avni, me të cilin mikesha kishte folur dhe po i priste në një kafe pranë spitalit ushtarak në Tirane. Ajo ka shkuar në kafe bashkë me motrën e saj, ku kanë takuar me mikeshën dhe doktor Avniun, të cilit i ka treguar ekot e bëra dhe shqetësimet që kishte. Pasi ka parë përgjigjet e ekos ‘doktor Avniu’ i dha një rekomandim për të bërë një analizë gjaku tek një laborator privat. Pasi ka bërë analizën, së bashku me motrën janë takuar me Avniun, i cili pasi ka parë përgjigjen e analizës i ka thënë që doli ajo që unë dyshoja, sentimenti është i rritur si pasojë e një mikrobi që ajo ka prej 10 vjetësh në gjak. Nga fjalët e doktorit, kallëzuesja është tronditur shume por ai i thotë që mos u shqetëso, sepse ke ardhur tek njeriu i duhur i cili do të shërojë me anën e një terapie që zgjat katër seanca. Gjatë bisedës doktori i ka thënë që mos u shqetëso sepse nuk do të kesh rënie flokësh, dhe jetën e ke të garantuar me 2000% si dhe shuma e lekëve që ajo duhet të paguajë ishte 100.000 lekë të reja në total. Ajo, e tronditur nga situata e paraqitur nga mjeku, është vizituar edhe në dy klinika të tjera private të cilat nuk i nxorën në pah problemet që i kishte nxjerrë ‘dr Avniu.

Pas konsultimeve të bëra dhe me njerëzit e shtëpisë ajo ka krijuar bindjen se Avniu ishte një mashtrues që përfitonte para me fatkeqësinë e të tjerëve nisur nga fakti që nuk të çonte fare në klinike por bisedat i bënte në kafe. Nga biseda, Avniu i thotë që ajo ka kancer femër, shpëtimin e ka vetëm tek ai (Avniu) sepse po të shkoja nëpër spitale shëndeti i saj do të rrezikohej. Shuma e lekëve që duhet të paguante është 25.000 lekë të reja për seancë të cilat do t`ia jap pasi ai të përgatisë terapinë për të që do të kryhej në ambiente shtëpie. Paraditen e së shtunës, Avniu e ka marrë në telefon duke i thënë që terapinë e kishte gati sepse e kishte përgatitur për një paciente tjetër e cila nuk ishte paraqitur prandaj i tha që të takoheshin tek i njëjti lokal si gjithmonë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi