A mund të shërohet depresioni nga vendosja e një mikroçipi në tru?
Wed 28 May 2014 - 21:43
Çrregullimet psikiatrike mund të trajtohen me një çip të vogël të implantuar në kafkë sipas një programi të ri hulumtimi.
Projekti hulumtues nga agjencia “The Defense Advanced Research Projects Agency” është duke financuar kërkimin, i cili kushton 26 milion dollarë, me qëllim gjetjen e disa trajtimeve mjekësore më efektive, për personat që vuajnë nga çrregullimet e stresit post-traumatik.
Projekti i cili do të kryhet nga UC San Francisko (UCSF), është projekti i parë hulumtues nisur në mbështetje të Iniciativës së Trurit të Presidentit Obama, dhe do të quhet “Sistemet e bazuara në teknologjitë neurotike për terapitë emergjente”.
Me këtë hulumtim shpresohet që të shfaqen sinjalet e modeleve të dëmshme, të cilat janë të dukshme në pjesën më të madhe të rasteve të depresionit, çrregullimeve të ankthit dhe të varësisë. Ata më pas shpresojnë për të zhvilluar pajisjet që do të stimulojnë trurin dhe do të forcojnë qarqet alternative, duke bërë në këtë mënyrë që pasojat e këtyre kushteve të eliminohen.
Dr Edëard F. Chang, udhëheqësi i ekipit të këtij projekti të ri shpjegoi: “Regjistrimet e trurit të njeriut tani mund të zbulojnë aspekte të sëmundjeve mendore që kanë qenë të paarritshme nga ana e shkencëtarëve dhe mjekëve”.
Çrregullimet e ankthit, të cilat përfshijnë çrregullime të stresit post-traumatik, kanë një kosto prej 42 miliard dollarësh në vit, gati një të tretën e totalit të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor mendor të vendit, sipas Shoqatës së Ankthit dhe Depresionit në Amerikë.
Hulumtuesit thonë se trajtimet ekzistuese të tilla si, terapitë dhe medikamentet mjekësore mund të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve, por duhen shumë javë që të ketë një efekt.
Agjencia “The Defense Advanced Research Projects Agency” muajin e fundit njoftoi se është duke punuar në rivendosjen e memories duke përdorur impiantet e trurit që mund të kompensojnë humbjet tek ushtarët e plagosur, sëmundjen e Alzheimerit dhe çmendurisë së pacientëve.
DARPA shton se ata shpresojnë që të ndërtojnë impiante të avancuara neurokirurgjie, që tashmë janë përdorur për të trajtuar sëmundjen e Parkinsonit, e krijuar nga firma Minneapolis Medtronic.shekulli.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi