Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default A mund të shërohet kanceri nga përdorimi i drogës?

prej Wed 4 Jun 2014 - 22:57
  • Pacienti i sëmurë rimëkëmbet pasi i dhanë drogë.

A mund të shërohet kanceri nga përdorimi i drogës? Injektimi
Një drogë e cila është cilësuar e mrekullueshme, është shfaqur gjatë trajtimit të një britaniku, i cili vuante nga kanceri i lëkurës. Mjekët nuk i kishin dhënë shpresa, madje kishin deklaruar që i mbeteshin vetëm disa javë për të jetuar. Ekspertët mjekësorë gjatë kurës janë habitur nga rezultatet dhe besojnë se droga mund të përdoret për të kuruar lloje të tjera të shumta të kancerit.

Warwick Steele, 64 vjeç, në sajë të drogës efektive pembrolizumab, është ende gjallë për gjashtë muaj të tjerë. Doktorët mbetën të habitur kur panë se tumori pothuajse ishte zhdukur dhe 64-vjeçari kishte treguar shenja përmirësimi.

Dr. David Chao, është shprehur në lidhje me këtë rast të çuditshëm, duke thënë një fakt interesant: “Droga pembrolizumab duket që ka potencial të mjaftueshëm për të qenë një paradigmë ndryshimi për terapitë e kancerit dhe në mënyrë vendimtare ajo po ndihmon që të krijojë një tip imuniteti, që do të jetë një nga trajtimet më emocionuese dhe premtuese që kanë ndodhur vitet e fundit.”

Pavarësisht se mjekët nuk kanë dashur të konfirmojnë që gjendja e pacientit Steele ka ndryshuar vetëm për shkak të efektit që i ka dhënë droga pembrolizumab, ekspertët mjekësorë nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë shpjegim tjetër. Pembrolizumab u testua në sëmundjen melanoma, e cila është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës. Norma e mbijetesës për një vit, për ata që preken nga kjo sëmundje është vetëm 10 për qind. Por, gjatë trajtimit të këtyrë testeve të drogës, nga 411 pacientë, vetëm 70 për qind e tyre kanë qenë ende gjallë pas 12 muajve. Dhe pas 18 muajsh, 62 për qind e pacientëve ishin sërish gjallë dhe në vazhdim të kurës. Pembrolizumab është një kundërtrup sintetik, i cili i jep sistemit imunitar një thyerje dhe e parandalon atë për të mos dalë jashtë kontrollit, duke rregulluar sasinë e qelizave për t’u mbrojtur kundër kancerit.

Kompania farmaceutike Merck Sharp & Dohme, e cila prodhon pembrolizumabin, pritet që të aplikojë për një licencë europiane për të shitur drogë brenda këtyre muajve. Kjo lloj droge pritet që të parandalojë 13000 raste të cilat diagnostikohen me sëmundjen e melanomës.

/Shekulli Online/S.L./


A mund të shërohet kanceri nga përdorimi i drogës? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: A mund të shërohet kanceri nga përdorimi i drogës?

prej Thu 5 Jun 2014 - 0:46
Edhe vaji I hashashit thone qe sheron.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi