Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ti je ose bëhesh çfarë vesh! Empty Ti je ose bëhesh çfarë vesh!

Sat 31 May 2014 - 20:30
Cili është sekreti i vetëbesimit? Disa njerëz besojnë te pasja e një qëndrimi pozitiv, ndërsa të tjerët, te paraja. Mirëpo, sipas një kërkimi, përgjigja mund të gjendet te veshja. Profesoreshë Karen Pine, nga Universiteti i Hertfordshajër, tha se veshjet e veçanta, ku përfshihen bluzat me superheronj, mund t’i bëjnë njerëzit më vetëbesues, në shumë lloje situatash. Kërkimi i saj shpjegohet gjerësisht në librin e ri: “Mendo çfarë të veshësh”.

“Ne e dimë që rrobat ndikojnë tek përshtypjet e të tjerëve për ne”, tha profesoresha Pine për “MailOnline”. “Tani, kërkimi i ri tregon se ajo që veshim, na ndikon edhe ne, mendimet dhe ndjenjat tona për veten. Për shembull, kur studentët veshin një bluzë me Supermenin, ata priren të ndihen më superiorë ndaj të tjerëve”, shpjegon më tej ajo.

Në libër, autorja shton se kur fermat janë të stresuara, ato zgjedhin të vishen vetëm për t’u ndjerë me më tepër vetëbesim.

Çfarë tjetër i bën njerëzit më vetëbesues?

Një studim nga prodhuesi i makinave, “Kia” tregoi se besimi i grave dhe i burrave lidhet me gjëra të ndryshme.

Gratë

Modeli i ri i flokëve

Ditët me diell

Ecja me taka

Mësimi i një aftësie të re

Prenotimi i pushimeve

Këmbët e depiluara

Buzëkuqi

Nxirja në diell

Një fustan i shkurtër i zi

Një parfum

Burrat

Një ditë me diell

Fytyra pa qime

Një kostum i ri

Dhëmbët e pastër

Një locion pas-rroje me aromë të mirë

Lavdërimi në punë

Një model i ri flokësh

Fjetja në çarçafë të sapolarë

Mësimi i një aftësie e të re

Marrja e një “po-je” për takim me një femër

/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi