Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

34-vjeçari pa gjymtyrë kishte vetëm 3 % mundësi për të jetuar Empty 34-vjeçari pa gjymtyrë kishte vetëm 3 % mundësi për të jetuar

Thu 5 Jun 2014 - 14:35
34-vjeçari pa gjymtyrë kishte vetëm 3 % mundësi për të jetuar Aaa
Një histori e rrallë ka ndodhur në familjen e Alex Lewis, i cili kishte vetëm 3 për qind mundësi për të jetuar dhe në fund ia doli mbanë, megjithëse fatkeqësisht me mungesën e disa prej pjesëve më të rëndësishme të trupit, pa këmbët dhe pa krahun.
34-vjeçari pa gjymtyrë kishte vetëm 3 % mundësi për të jetuar Asdfghj
Lewis tashmë po përshtatet me jetën e re në shtëpinë e tij në Hampshire, duke u mësuar gjithasht dhe me karrigen me rrota. 34-vjeçari pati një infeksion bakterial dhe si pasojë, ai humbi të dy këmbët dhe krahun e majtë. Përvoja e tij e hidhur nisi nëntorin e kaluar, kur ai mendoi se po kalonte një ftohtësirë, por në të vërtet pasi u kryen testet mjekësore, ai u diagnostikua me sëmundjen e streptokokut të grupit A. Streptokoku është një mikroorganizëm bakterial që shkakton sëmundje infektive tek njerëzit dhe kafshët. Organet kryesore të Z. Lewis nuk po funksiononin më dhe ai kaloi një javë në koma, pasi bakteret vdekjeprurëse ishin përhapur kudo nëpër trup. Që ai të shpëtonte mjekët duhej të prisnin të dy këmbët e tij mbi gju dhe krahun e tij të majtë, gishtat dhe buzët. Ai gjithashtu humbi dhe një pjesë të hundës së tij, dhe iu nënshtrua një operacioni 16-orësh për të rindërtuar krahun e tij të mbetur, në një përpjekje për ta shpëtuar atë. Mjekët menduan se ai nuk do t’ia dilte dhe që kishte vetëm tre për qind mundësi për të mbijetuar. Por, mrekullia ndodhi, ai luftoi shumë kundra kësaj fatkeqësie dhe ia doli të jetojë. Ai sot është sërish në shtëpinë e tij duke ndenjur me djalin e tij 3-vjeçar, Sam.
34-vjeçari pa gjymtyrë kishte vetëm 3 % mundësi për të jetuar Abb
“Ndihem mjaft pozitiv dhe shumë më i fortë. Çdo ditë e më tepër po bëhet më e lehtë. Nuk mund ta shpreh dot me fjalë se sa i lumtur jam që ndodhem në shtëpi me familjen time dhe shoh djalin tim të vogël. Më mungonte shumë gjatë gjithë kohës. E gjithë jeta jonë ishte kthyer me kokë poshtë. Kam përjetuar edhe vdekjen, dhe jam kaq shumë me fat që ndodhem këtu tani.”
34-vjeçari pa gjymtyrë kishte vetëm 3 % mundësi për të jetuar Si%20ishte
Javën e ardhshme, do të vijë karrigia e tij e re me rrota dhe ai shpreson që në muajin korrik të mund të shkojë vetë në spital për të kuruar buzët e tij. Alex Lewis është një rast i rrallë i kurajës dhe forcës për të ecur përpara.

/Shekulli Online/S.L./
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

34-vjeçari pa gjymtyrë kishte vetëm 3 % mundësi për të jetuar Empty Re: 34-vjeçari pa gjymtyrë kishte vetëm 3 % mundësi për të jetuar

Fri 6 Jun 2014 - 23:51
Nc nc nc si te vjen jeta.
Sa perballon njeriu.
Zoti I dhonte fuqi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi