Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krizë? Ja se si mos të përfundoni në rrugë Empty Krizë? Ja se si mos të përfundoni në rrugë

Sun 8 Jun 2014 - 13:07
  • Kriza duket se nuk do të ketë fund, madje edhe më të guximshmit po dorëzohen: në këto kohë është e pamundur të kursesh. Megjithatë, më
    poshtë ne po ju paraqesim disa këshilla për të shpëtuar financat tuaja: zgjidhni ato të cilat i përshtaten situatës tuaj

Krizë? Ja se si mos të përfundoni në rrugë Timthumb+(2)
Përmirësimi i gjendjes tonë financiare në përgjithësi na bën që të jemi më të lumtur dhe më të qetë përballë shpenzimeve të
paplanifikuara. Përveç kësaj, në këto kohë janë të paktë ata persona që mund të harxhojnë fitimet e tyre të fituara me shumë
vështirësi të mëdha. Ja pra disa pika ku mund të mbështeteni për të kursyer, duke përzgjedhur ato të cilat ju përshtaten.
Blini gjëra të përdorura
Ka shumë gjëra që nuk ia vlen t’i blesh të reja. Për shembull, në çdo qytet ka dyqane që shesin libra të përdorur në gjendje të
shkëlqyer dhe me çmime të ulëta. E njëjta gjë vlen edhe për disqet dhe madje edhe për mobiliet që mund të blihen në tregjet me
gjëra të përdorura, kjo në qoftë se në përgjithësi pëlqeni gjëra të vjetra (vintage).
Bëni gjimnastikë në kushtet e shtëpisë
Mund ta zëvendësoni palestrën me një vrap në ajër të pastër, ose të blini një biçikletë stërvitjeje që mund t’ju kushtojë sa një
abonim në një qendër sportive, por që atë mund ta përdorni për shumë vite.
Paguani me para në dorë
Një kartë krediti është thikë me dy tehe për ata që kanë tendencë që të mos e kontrollojnë veten e tyre përballë një kulete të re
firmato. Pagesa me para në dorë, edhe për shpenzimet për një darkë jashtë, e bën pagesën më të “vërtetë”, dhe gjithashtu kjo gjë
u lejon që të bëni një monitorim më të saktë të llogarisë tuaj.
Mos i lini “pas dore” ushtrimet fizike
Kujdesi dhe kurimi i trupit nëpërmjet ushtrimeve fizike është mënyra më e mirë për të evituar shpesh shpenzimet mjekësore dhe
farmaceutike.
Thojuni “Jo” blerjeve impulsive
Një taktikë e mirë për të mos blerë gjëra të panevojshme dhe që nuk na pëlqejnë në të vërtetë qëndron në faktin e të rezistuarit të
të shpenzuarit me impuls. Ideale është që të shkruani ose të memorizoni objektin e dëshirës tuaj dhe më pas të prisni të kalojë një muaj përpara se të bëni blerje. Në këtë mënyrë impulsi për të blerë do t’ju ketë kaluar, duke ju lejuar të vendosni me qetësi dhe me
racionalitet.
Qëndroni më shumë në shtëpi
Nëse qëndroni gjithë ditën jashtë është shumë më e lehtë për të shpenzuar: një kafe, një mëngjes në një qendër komerciale, një
kuti me ëmbëlsira për në shtëpi etj. Ndërkohë nëse qëndroni në shtëpi, portofoli qëndron përgjithësisht i mbyllur në një sirtar.
Gatuani dhe hani në shtëpi
Shpesh ideja për të gatuar, për të shtruar tavolinën, për të larë enët rezulton e padurueshme pas ose gjatë një dite pune për
shumë njerëz të cilët zgjedhin të hanë jashtë pica apo ndonjë panine. Por ngrënia në shtëpi do të thotë të ushqeheni në mënyrë më
FLURUDHA
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Krizë? Ja se si mos të përfundoni në rrugë Empty Re: Krizë? Ja se si mos të përfundoni në rrugë

Sun 8 Jun 2014 - 15:43
Me kto lloj kursimesh .
Meson si ,ketu falimentojn te gjithe.
E provuan ne 2009 me mesu njerezit te kursejne.
Por efekti domino I falimentoi pothuaj te gjithe.
Se po nuk prishen njerezit ku do prodhohen e shiten mobilie 
Po hengre ne shtepi,ku do funksionojn lokalet, .e keshtu me rralle.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi