Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vetvritet studentja 22-vjeçare Empty Vetvritet studentja 22-vjeçare

Tue 10 Jun 2014 - 19:59
Vetvritet studentja 22-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së martës në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku një vajzë 22-vjeçare është hedhur nga kati i 16-të i ndërtesës Sky Tower.

Viktima, e identifikuar me inicialet I.B, nga qyteti i Fierit, ndodhej në një nga lokalet në katet e fundit të kullës. Sipas dëshmitarëve, ajo është hedhur e ndërsa binte trupi ka goditur një shtyllë ndriçimi e më pas ka përfunduar në trotuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat policisë që rrethuan zonën dhe mbuluan trupin. Pas identifikimit të viktimës, hetimet janë fokusuar tek zbardhja e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. / Top Channel
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vetvritet studentja 22-vjeçare Empty Re: Vetvritet studentja 22-vjeçare

Tue 10 Jun 2014 - 23:03
Tiranë, një vajzë 23-vjeçare hidhet nga kati i 17 i Sky Tower (Video)

Hidhet një e vajzë nga kati i 17 i Sky Tower. A1 RERPORT mëson se bëhet fjalë për 23 vjeçaren Iris Belba, e cila ka vendosur t’i japë fund jetës përmes këtij akti ekstrem, por ngjarja sapo është shënuar dhe informacionet dhe motivet e këtij veprimi janë ende të paqarta. Policia në vendngjarje.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se e reja është vetëhedhur…por megjithatë hetimet e policisë do të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Sky Tower ndodhet në hyrje të zonës së ish-Bllokut në kryeqytet.

Trupi i pajetë i vajzës së re ka rënë në trotuarin para Kullës Sky dhe para rënies vdekjeprurëse, e reja është përplasur me një shtyllë dritash.

Në bar kafenë është gjetur çanta dhe një celular në një prej tavolinave të ndodhura në verandë, në pjesën e jashtme të Sky Tower.
Vetvritet studentja 22-vjeçare P-300x164
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, policia thotë se vajza ka hyrë e vetme në ambjentet e Sky Tower dhe është hedhur nga tarraca e Kullës. Gazetarët e A1 REPORT mësojnë se Iris Belba është me origjinë nga Fieri por jetonte në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë.

Menjëherë pas mësimit të ngjarjes tragjike në vendngjarje ka mbërritur mikja më e ngushtë e 23-vjeçares. Ajo është shoqëruar nga forcat blu të kryeqytetit për të dhënë dëshminë e saj dhe për të mësuar nëse Iris Belba ishte e vetme apo ndoshta në një nga kafet e Sky Tower atë mund ta prisnin persona të tjerë./shqiptarja.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vetvritet studentja 22-vjeçare Empty Re: Vetvritet studentja 22-vjeçare

Wed 11 Jun 2014 - 23:33
Tragjedia e familjes së Irisit
Babai i 22-vjeçares pëson infarkt dhe ndodhet në gjendje të rëndë
Vetvritet studentja 22-vjeçare 10446709_10152081244046836_8898471683590097996_n
Familja Belba, e vajzës së hedhur nga ndërtesa “Sky Tower”, ka pësuar një tragjedi të madhe dje.

Pas marrjes së lajmit për vdekjen e vajzës 22-vjeçare, të dy prindërit e saj janë shtruar me urgjencë në spital.

Babai i Iris Belbës ka pasur infarkt, ndërsa nëna e saj, ka pasur probleme me tensionin.

I ati i vajzës është ndierë keq në momentin që ka mbërritur tek Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe pas sulmit në zemër është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Gjithashtu dhe vëllai i Irisit, ka pasur një tronditje të rëndë psikologjike nga akti ekstrem i motrës së tij.

Iris Belba, vajza që u hodh nga kati i 17-të i një ndërtese në zonën e ish-Bllokut kishte probleme psikologjike prej më shumë se një viti.

Familjarët u kishin kërkuar miqve të afërt të vajzës që t’i qëndronin afër, pasi po kalonte një periudhë të vështirë.

Dhe për fat të keq, shoqja me të cilën Irisi kishte lënë të takoheshin me sa duket është “vonuar”.

Kjo pasi, ajo ka mbërritur vetëm pak minuta pasi 22-vjeçarja ishte hedhur nga ndërtesa shumëkatëshe.

Shkak për këtë akt vetëflijues është bërë një provim në matematikë.

Irisi studionte në Fakultetin e Ekonomisë dhe disa herë kishte dështuar të merrte notë kaluese në matematikë.

Pak ditë parë provimit, ajo kishte paralajmëruar shoqen e saj, duke i thënë: “Do të vdiste nëse nuk kaloj”.

Ndërsa, pak minuta para hedhjes nga “Sky Tower”, Irisi i ka telefonuar mamasë, ndoshta për t’i komunikuar lajmin e mos kalimit në provim.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vetvritet studentja 22-vjeçare Empty Re: Vetvritet studentja 22-vjeçare

Wed 11 Jun 2014 - 23:35
Momentet e fundit të Irisit: La çantën dhe u hodh
Studentja 22-vjeçare e Ekonomikut hidhet nga kati i 16-të i “Sky Tower”. Dëshmitë për çastet para dhe pas hedhjes. Akuza e mjekut që ishte klient në lokal: E lanë 40 minuta në asfalt. Mjeku vetëm i preku pulsin
Vetvritet studentja 22-vjeçare Studentja
Neritan Gjergo

Nikoleta Kovaçi

-Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën dje, kur një studente, e cila ende nuk i kishte mbushur 22 vjeç, i dha fund jetës së saj duke u hedhur nga një lartësi prej 16 katesh, ndërsa trupi i pajetë qëndroi për më shumë se 40 minuta në trotuar. Ngjarja tragjike u shënua në orët e mesditës së djeshme në një nga vendet më të populluara të kryeqytetit, në zonën e ish-Bllokut, ndërsa kalimtarë të shumtë u bënë edhe dëshmitarë okularë të rënies së vajzës nga tarraca e ‘Sky Tower’, një nga lokalet më të njohura dhe të populluara në kryeqytet.
Vetvritet studentja 22-vjeçare Iris%20belba%20djath
Vajza, që më pas është identifikuar si Iris Belba, me origjinë nga Fieri dhe banuese në Tiranë, është ngjitur e vetme në hapësirën e hapur të lokalit, ka lënë çantën e saj dhe telefonin në një tavolinë dhe është hedhur menjëherë. Në rënie, trupi i vajzës është përplasur edhe në shtyllën e ndriçimit që gjendej para godinës shumëkatëshe, ndërsa kalimtarët e shokuar nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë, veçse të lajmërojnë policinë dhe ambulancën.
Vetvritet studentja 22-vjeçare Vendi%20i%20ngjarjes
Edhe pse këto dy shërbime duhet të jenë të parat në vendin e ngjarjes dhe njëkohësisht në një kohë rekord, në fakt ka ndodhur e kundërta. Dy efektivë policie që janë gjendur rastësisht në afërsi të vendit të ngjarjes, janë afruar trupit të pajetë, ndërsa ambulanca e parë që ka mbërritur në vendin ku gjendej trupi i vajzës mësohet se ka mbërritur plot 35 minuta me vonesë.

Ngjarja

Askush në fakt nuk di të tregojë me saktësi se çfarë veprimesh ka bërë vajza para se të ndërmerrte aktin tragjik të vetëflijimit, ndërsa i vetmi fakt që është mundur të fiksohet është momenti kur vajza ka lënë gjërat e saj personale në tavolinën e barit dhe është hedhur. Rindërtimi i skenës së rëndë ka nisur më pas nga vendi në të cilin ndodhej për rreth një orë në asfalt trupi i 22-vjeçares, ndërsa policia më kot kërkonte të gjente ndonjë person që e njihte viktimën. Pas disa minutash në vendin e ngjarjes ka mbërritur shoqja e ngushtë e saj, e cila mësohet se ka shpjeguar gjithçka dinte në lidhje me vajzën që ishte e pajetë dhe e mbuluar me një çarçaf.
Vetvritet studentja 22-vjeçare Matt%20Hito%20mjek
Vajza, mësohet se ka mbërritur e vetme para ndërtesës, ka marrë ashensorin dhe është ngjitur në katin më të sipërm të godinës. Pa e devijuar rrugën për t`u ngjitur në ambientet e tjera të bareve, vajza është nisur në drejtim të rrethimit të tarracës, ka shfrytëzuar një hapësirë të vogël dhe është hedhur menjëherë. Policia dhe ekspertët e shumtë që më vonë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë shfrytëzuar kamerat e lokalit për të verifikuar lëvizjet e vajzës së re, e cila mësohet se ishte studente në Fakultetin e Ekonomisë.

Policia ka shoqëruar mbi 20 persona, të gjithë njohje të viktimës si dhe punonjës të bareve në godinën nga ku u hodh vajza. Deri orëve të vona, Policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë, por është bërë me dije se nga rrëfimet e para të personave që kanë patur njohje me viktimën, ajo vuante nga depresioni prej disa muajsh.

Policia

Në vendin e ngjarjes policia ka marrë në pyetje të gjithë personat që janë gjendur aty dhe që kanë parë skenën e frikshme, ndërsa fillimisht është hamendësuar për një ngjarje aksidentale. Sipas të dhënave paraprake, është thënë se vajza ka qenë duke bërë foto në lartësinë e godinës, mirëpo ky version është rrëzuar nga ana e bluve ndërsa në tarracën e lokalit janë gjetur sendet personale të saj.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Tiranës kur mësohet se do të jenë pikërisht ekspertët e Mjekësisë Ligjore të cilët do të japin edhe ndihmën kryesore për të çuar tek shkaqet kryesore që kanë shtyrë 22-vjeçaren të vetëhidhet nga një lartësi prej 16 katesh. Referuar të dhënave që ka grumbulluar policia në vendin e ngjarjes nga njerëz që kanë patur njohje me Iris Belbën është mësuar se në fakt, vajza vazhdonte të ishte në një periudhë depresive dhe gjithnjë është dyshuar se shkak për këtë gjendje ka qenë shkolla e saj, por hetimet që janë shtrirë në të gjitha pistat e mundshme për të hetuar shkaqet kanë nxjerrë në pah faktin se në fakt Belba ishte një studente e mirë dhe se nuk kishte asnjë lloj problemi me shkollën, aq më tepër kur ende nuk ka nisur sezoni i provimeve në fakultetin në të cilin ajo studionte.





Kamarieri: Ra mbi shtyllë, pastaj në tokë

Një nga dëshmitarët e aksidentit që i mori jetën Iris Belbës, punonjës i njërit prej lokaleve aty pranë, tregon i traumatizuar, ndërsa trupi i pajetë vijonte të ishte i shtrirë në trotuar, se ka parë me sy çastin kur e ndjera është përplasur me tokën. “Shkaktoi një zhurmë shumë të fortë dhe fillimisht ra mbi shtyllë e më pas në fraksion sekonde u gjend në tokë. Është një traumë shumë e madhe. Kjo është një fatkeqësi, por në çastin kur vajza u hodh, fatmirësisht nuk kishte asnjë kalimtar, i cili mund të përfundonte i vdekur.

Nga trupi i vajzës nuk ka dalë gjak, por pas rënies këmba e djathtë, te pjesa e gjurit ka pësuar një thyerje. Vajza ishte e veshur me një palë pantallona të shkurtra ngjyrë të çelët dhe një bluzë të bardhë me vija. Fillimisht kanë qenë gazetarët ata që kanë mbërritur të parët, dhe më pas kanë mbërritur efektivët e Policisë dhe Ambulanca. Në vendin e ngjarjes kam parë që kanë ardhur më vonë edhe njerëz që e njihnin vajzën dhe që thanë se ishte një nga shoqet e saj të ngushta”, - tregon për “Shekullin” dëshmitari.





Policia: Vetëvrasja, dyshohet depresioni

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar ditën e djeshme në mes të Tiranës është ngritur një grup hetimor i cili po heton mbi shkaqet që çuan studenten të vetëflijohet. Përveç depresionit të rëndë që duhet të ketë ndikuar mbi gjendjen e 22-vjeçares nga Fieri, mësohet se po hetohet edhe pista e ndonjë konflikti personal të viktimës apo edhe të ndonjë histori dashurie e studentes. Ekspertët hetimorë mësohet se kanë mundur të marrin në vendin e ngjarjes sendet personale të vajzës, ndërkohë që një nga pikat më të forta ku do të fokusohet hetimi do të jetë pikërisht zbardhja e tabulateve të telefonit të viktimës, ndërsa të gjithë njerëzit më të afërt të saj do të dëshmojnë për të hedhur dritë mbi gjendjet e saj kohëve të fundit.

Policia ka bërë me dije mbrëmjen e djeshme se nga dëshmitë e para, është mësuar se belba prej disa muajsh ka qenë në një depresion të thellë, ndërsa priten të dëshmojnë dy prindërit si dhe vëllai i saj. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të lokalit, duke filluar që nga momenti kur vajza ka mbërritur para godinës, gjatë hyrjes së saj në hollin që të çon në drejtim të ashensorit, deri në momentin që ajo ka lënë çantën dhe celularin e saj në tavolinën e barit. Njëkohësisht bëhet me dije se ka pamje edhe të momentit që vajza ka kryer hedhjen, ndërsa policia dhe ekspertët hetimor presin edhe konkluzionet e mjekësisë ligjore për të mësuar hollësi mbi gjendjen momentale të viktimës para se ajo të ndërmerrte aktin makabër të vetëflijimit.

Burimet bëjnë me dije se paraprakisht mund të flitet vetëm për gjendje tejet depresive të vajzës, por sipas tyre nga dëshmitë e njerëzve të njohur të saj, janë mësuar edhe hollësi të vlefshme që do të çojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave që detyruan studenten të hidhej nga kati i 16-të i godinës.





Dr. Matt Hito

"Mjeku vonoi 40 minuta, i mati pulsin dhe iku"

Vajza e aksidentuar që u hodh nga kati i 16-të nuk ishte e vdekur. Logjikisht ajo quhet e tillë, por jo shkencërisht. Dr. Matt Hito, prej vitesh shtetas amerikan, ishte një nga dëshmitarët e ngjarjes tragjike, në zonën e ish- Bllokut, ku humbi jetën studentja 22-vjeçare, Iris Belba. Në intervistë për “Shekullin” ai hedh akuza për shërbimin e urgjencës dhe mënyrën se si është proceduar me të ndjerën pas aktit fatal. “Pavarësisht se aksidenti është fatal, fakt është se vajzës nuk iu dha asnjë ndihmë mjekësore për 30 minuta. Ajo është hedhur rreth orës 13:30 dhe mjeku ka ardhur rreth orë 14:00. Mjeku qëndroi shumë pak pranë saj. Në të gjithë botën para një aksidenti, sido që të jetë, njeriu dërgohet menjëherë në spital dhe gjatë rrugës i jepet ndihma. Pra, në rastin konkret vajzës i duhet dhënë ndihmë në vendin e ngjarjes, në ambulancë dhe në sallën e operacionit dhe vetëm pas 24 orësh mund të deklarosh që ajo ka vdekur shkencërisht. Mjekësia ka vetëm një mision. Të mundohet të japë ndihmë, qoftë edhe në momentet kur është e pamundur, sepse gjithmonë ka shpresë për jetën. Me vajzën, e cila u hodh nga kati i 16-të, nuk u veprua në këtë mënyrë”.

Dr. Hito, ju asistuat në vendngjarje, çfarë veprimesh u ndërmorën nga mjeku i urgjencës?

Ambulanca erdhi pas 30-35 minutash. Mjeku qëndroi vetëm 2 sekonda, pa pulsin dhe iku. Nuk dëgjoi rrahjet e zemrës, nuk i kontrolloi sytë. Gjithkush mund të shprehet se mjeku ka përvojë dhe e di që është e vdekur. Ligjet janë ligje dhe duhen zbatuar kurdoherë. Mjeku, për mendimin tim, ishte neglizhent për dy arsye. E para, mbërriti me vonesë në vendngjarje dhe e dyta, nuk bëri asnjë përpjekje për ta ndihmuar. Duhej futur menjëherë në ambulancë dhe një ekip mjekësor të merrej me të. Është totalisht kundër rregullave të lësh një njeri të aksidentuar në mes të vapës dhe njerëzit të bëjnë sehir. Ky është thelbi i problemit.

A është kjo një procedurë e përsëritur, me mënyrën se si jepet ndihma pas aksidenteve?

Po. Ky nuk është rasti i vetëm. Unë kam me dhjetëra materiale që tregojnë për neglizhencën e shërbimit të urgjencës. Në një rast të tillë, në SHBA vendoset në dispozicion helikopteri, i cili mbërrin për më pak se 5 minuta. Por, le të themi që jemi në Shqipëri. Urgjenca është shumë afër zonës dhe do të mbërrinte në vendngjarje, maksimumi për 10 minuta. Si mund të jetë i bindur mjeku që vajza vdiq? Biem dakord që lartësia e madhe është faktor. Por mjeku nuk është as gazetar dhe as polic. Ai duhet ta marrë në sallë. Ajo mund të jetë në gjendje koma dhe ndihma duhet dhënë.

Por, në rrethana të tilla veprojnë edhe mjekët ligjorë të cilët bëjnë ekspertizën. A është kjo ndërhyrja e duhur?

Në mjekësinë ligjore nuk veprohet kështu. Në radhë të parë vepron mjeku. Ai nuk mund t’i japë të drejtën mjekut të mjekësisë ligjore të vërë dorë mbas një minute. Vetëm pasi të shfrytëzojë kohën e nevojshme dhe të bëjë të pamundurën për ta shpëtuar, vetëm pasi të bindet se personi ka vdekur atëherë i jep lejen ekspertit të merret me të. Pra, mjeku qëndroi vetëm pak çaste. Pas largimit të tij trupi i vajzës qëndron i palëvizur për 40 minuta dhe në fund i jepet e drejta mjekut ligjor të merret me të. Ky është skandal. Ne, mjekëve nuk na intereson vendi i ngjarjes, ne na intereson të japim mjetet.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vetvritet studentja 22-vjeçare Empty Re: Vetvritet studentja 22-vjeçare

Wed 11 Jun 2014 - 23:37
Përcillet për në banesën e fundit 22-vjeçarja: Vuajti edhe ndarjen e prindërve
Vetvritet studentja 22-vjeçare 10402818_10152081244016836_8491117191786590639_n
Familjarët dhe të afërmit kanë përcjellë për në banesën e fundit 22-vjeçaren që një ditë më parë i dha fund jetës duke u hedhur nga një ndërtesë 16-katëshe në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Iris Belba është varrosur në Fier, qytet nga i cili kishte edhe origjinën.

Nga hetimet e deritanishme thuhet se prej kohësh ajo përjetonte një situatë të rënduar psikologjie pasi prindërit e saj kishin konflikt në çift, e për këtë shkak vajza ishte transferuar në Tiranë me të ëmën, ndërsa i ati jetonte në Fier.

Në ceremoninë e varrimit të mbajtur sot në qytetin e Fierit, kanë qenë të pranishëm të afërm të familjes, si dhe një grup studentësh të klasës së Irisit nga Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë.

Sipas policisë, dëshmitë e marra tek stafi i lokalit kanë treguar se vajza ka ardhur e vetme, ka qëndruar për pak minuta në ambientet e barit e më pas ka dalë, dhe askush se ka kuptuar se çfarë veprimi po bënte.

Ndërsa dy shoqet e Irisit, të cilat u shoqëruan ditën e djeshme, kanë dëshmuar se e kishin mikeshë, si dhe faktin se 22-vjeçarja prej më shumë se 6 muajsh shfaqte shenja depresioni, raporton “A1 Report”.

Aktualisht ngjarja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, ku pritet që hetimet e mëtejshme të zbardhin ngjarjen e plotë.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Vetvritet studentja 22-vjeçare Empty Re: Vetvritet studentja 22-vjeçare

Tue 24 Jun 2014 - 0:26
tragjedi e dhimshme.!
Sponsored content

Vetvritet studentja 22-vjeçare Empty Re: Vetvritet studentja 22-vjeçare

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi