Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ta njohim e ta bëjmë për vete një burrë magjepsës e të pasur Empty Si ta njohim e ta bëjmë për vete një burrë magjepsës e të pasur

Sat 5 Jul 2014 - 22:10
Si ta njohim e ta bëjmë për vete një burrë magjepsës e të pasur Si-ta-njohim-e-ta-b-euml-jm-euml-p-euml-r-vete-nj-euml-burr-euml-magjeps-euml-s-e-t-euml-pasur_2_hd
Duket se "moda" për të gjuajtur burra të mirënjohur, të pasur e të ditur, është duke u përhapur gjithmonë e më shumë. Për të tërhequr këto gra, s'janë paratë në vetvete, por gjithë bota që rrotullohet përreth VIP-ave.
Janë të magjepsura nga luksi, nga makinat e bukura, nga mundësia për të frekuentuar njerëz të famshëm ose të pasur, shpesh nga udhëtimet, të bërit e pushimeve ekzotike, etj. Është e sigurt se vëmendja e femrave në lidhje me "cilësitë" financiare të burrave është rritur shumë në këto kohët e fundit (ndoshta për faj të krizës ekonomike).

Gati të gjithë janë të rrethuar nga një turmë femrave. Tashmë ka vetëm një rendje drejt njeriut të famshëm, të afirmuar e me një pozicion të mirë financiar. E pakta që mund t'u ndodhë, nëse ia dilni mbanë të martoheni me ndonjërin prej tyre, është se do udhëtoni përherë me kokën të zbukuruar me brirë.

Meshkujt e pasur thuajse janë të gjithë të përkëdhelur, përherë të zënë me punë, gjithmonë në lëvizje, nuk kanë kurrë kohë të mjaftueshme për ju (me përjashtim të periudhës së parë, për sa kohë do të jeni një gjë e re për të) shpesh ju lenë të rrini si mumie për një kohë të gjatë.
Telefoni i tyre nuk pushon kurrë, e nuk arrini kurrë të përfundoni një bisedë. Nuk i mbajnë kurrë premtimet (me përjashtim të kohëve të para), ju thonë një gjë, e tjetër bëjnë. Shpesh janë të detyruar të ndryshojnë program.
Punojnë shumë orë në ditë e gjithmonë kanë pak kohë për ju.

Janë gati të shkojnë mbas çdo fustani që iu del në shteg, sapo ju ktheni pak kokën në anën tjetër e sapo ju jepet rasti, transmeton Telegrafi.
Si ta njohim e ta bëjmë për vete një burrë magjepsës e të pasur Couple-with-third-party
Me një fjalë janë kavalierë vetëm në periudhën e parë (zakonisht dy deri tre muaj), më pas lodhen e fillojnë t'u lenë pas dore, pra bëhen më të poshtër se të tjerët.
Po ata seriozët, vetëm për shtëpi e familje? Janë shumë më të rrallë se sa besohet e do të gjeni shumë pak gjurmë të tyre vërdallë. Gati gjithmonë e zgjedhin shoqen e tyre mes "pinjollëve" të familjeve të tjera të pasura e në gjendje si e tyrja. Është gati e pamundur t'i arrini, me përjashtim të ndonjë fati të madh, sepse frekuentojnë rrethe shoqërore të mbyllur e të ngushtë. Nëse gjuani lart, është e lehtë të hasni të pasurit më të pacipë, pa paragjykime, aventurierët ose donzhuanët që dëshirojnë të koleksionojnë vajza të bukura, edhe sikur të ishin flutura, nga ato që fiksohen me gjilpërë me kokë e vendosen në një vitrinë.

Nëse pavarësisht të gjithave ju gjithsesi doni ta provoni, ja disa këshilla të drejta:
E para, duhet ta dini se për t'ia dalë mbanë lipsen shumë cilësi jo vetëm fizike, por edhe intelektuale. Nëse jeni të shëmtuara, jo të lëçitura e si patoke, më mirë ta lini atë punë. Nëse nuk keni një sukses të madh me burrat "normalë", mos e çoni dëm kohën tuaj.

Duhet të jeni të bukura, të reja (ose jo shumë të moshuara), të hijshme; me një farë kulture (një diplomë do të ishte një titull i mirë) dhe së fundi, por jo e fundit, të dini "ta bëni", madje shumë mirë. Me një fjalë, provojeni vetëm pasi keni provuar me duzina punëtorë, nëpunës, shitës etj., e t'i keni bërë të hedhin valle në pistë, si arinj të stërvitur. Përkundrazi, nëse s'jeni të zonjat të gllabëroni një burrë të tillë, mendojeni vetë çfarë mund të qullosni me një industrialist që është mësuar të frekuentojë gratë më të bukura, inteligjente, gjithë bishtpërdredhurat e planetit.

Po patët gjithë këto cilësi, mos u hidhni përpjetë nga gëzimi. Lipsen edhe dy gjëra të tjera:
1) Një farë gjendje ekonomike. Mendoni se mund të bini në sy me veshje të blerë tek shumica? Po aksesorët? Duhet një orë e mirë, celular gjithashtu, po edhe një çantë me firmë, bizhuteri etj. Nëse do të prezantoheni atje si Hirushja, para se zana ta shndërronte në princeshë, s'është çudi që t'u marrin për kamerieren e ndonjë të ftuari. Pastaj paratë duhen për të udhëtuar, për të telefonuar, për makinën, për të frekuentuar lokalet luksoze, për të ngrënë darkë jashtë etj.
Si ta njohim e ta bëjmë për vete një burrë magjepsës e të pasur Party-couple_1952176c
2) Miqësi të mira, që t'u bëjnë të mundur hyrjen në ambientet e duhura. Keni nevojë edhe për dikë që t'u prezantojë, një mike, një i afërm, një i njohuri juaj.
Mund ta provoni, natyrisht, edhe vetë, po qe se frekuentoni ambiente të famshëm, por në kësi rastesh më mirë të rrini në një hotel luksoz e jo në një pension tjetër, përgatituni të mbani një radhë të gjatë, duhet të njihni persona, të cilët nga ana e tyre t'u njohin me persona të tjerë, deri sa të arrini tek ata të duhurit. Pra, do t'u duhet një thes me para. Jeni e sigurt se i keni gjithë ato para e që do t'u dalin deri sa të keni shtënë në dorë xhepfryrin e duhur?

E di, mbase jemi treguar shumë pesimist. Tek e fundit s'është e vetmja mënyrë për të kapur një burrë të pasur, mjaft të mendosh se shumë prej tyre martohen me sekretaren e vet. Por le të shohim faktet. E para, s'është aspak lehtë të arrish të bëhesh sekretare e ndonjë prej këtyre biznesmenëve. E dyta, a e keni parë ndonjëherë këtë problem nga ana statistikore?
Epo mirë, nëse do ta shikoni më me kujdes realitetin, do të zbuloni se vetëm l nga të 300 burrat biznesmenë që shkojnë në krevat me sekretaren, martohen me to.
E di, të gjitha e kanë mendjen tek ajo sekretarja e vetme që ia del mbanë të martohet, bëhet e pasur dhe e famshme dhe asnjëra se ka mendjen tek ato 299 qyqaret e tjera që përfundojnë keq, të transferuara në detyra të tjera ose për t'i lënë vendin një sekretareje më të re ose më keq akoma, "sepse ishin thjesht putana".

Nuk kanë një fat më të mirë modelet, balerinat, vajzat e shfaqjeve televizive, aktoret e reja etj., ndryshon vetëm mënyra me të cilën iu hedhin kthetrat. E sapo ai mërzitet, bien nga yjet në pyjet, nga restorantet luksoze në mejhanet e periferive, sepse i hedhin si të ishin këpucë të vjetra. Vetëm ndonjëra arrin ta bëjë që të dashurohet me të e të martohet, duke u hakmarrë për gjithë të rënat në fushën e betejës.

Por ka edhe më, deri tani keni folur për qesemëdhenjtë vërtetë, për ata, të cilët mirë a keq, paratë i kanë me të vërtetë dhe nëse arrin ta bësh të dashurohet, e siguron jetën një herë e përgjithmonë; ka edhe të pasur kallp, ata që kanë formuar një imazh VIP, një fasadë e stërmadhe, të bukur përpara, bosh prapa, mbasi nuk kanë asnjë kacidhe në bankë. Janë njerëz të tillë, të cilët pasi nuhasin biznesin e vajzave të bukura të disponueshme, kërkojnë, si gjithë hienat, të gëthepin diçka nga banketi i shijshëm. Kënaqen edhe me ndonjë vajzë pakëz të shëmtuar, pakëz naive ose ndonjë dele që ka humbur rrugën.

Tregohuni të kujdesshme e mos e tregoni hapur interesin tuaj. Në kurth ai duhet të bjerë vetë, nëse e kupton se po e shtyni, në rastin e parë do t'ia mbathë.
Mos shkoni menjëherë në shtrat, por bëni që t'u miklojë sa më gjatë (kësisoj më mirë t'i krijoni përshtypjen se jeni një vajzë serioze).
Si ta njohim e ta bëjmë për vete një burrë magjepsës e të pasur Image-561-couple-talking-in-living-room
Nëse ai është i famshëm e i kamur, mos qëndroni kurrë të nënshtruara ose të vareni nga fjalët që nxjerrë ai nga goja sikur të ishte një Zot. Mos u frikoni kurrë e trajtoheni sitë barabartë.
Tjetër, mos i pranoni kurrë propozimet e tij, duke u hedhur përpjetë nga gëzimi, tregojini se keni cilësi, kulturë, se dini të qëndroni mes njerëzve, të jeni të sinqerta, serioze e të edukuara.
Dhe e fundit, mos u ligështoni shumë, të martohesh me një burrë të pasur e të shkolluar është edhe punë fati. Disa gra e gjejnë fët e fët, pa bërë asgjë, të tjerat, edhe pse iu del shkumë nga goja e frekuentojnë gjithë sallonet më në zë, s'fitojnë gjë tjetër veç mashtrime njëri pas tjetrit. Pa një çikëz fat, nuk arrin kurrë të katranosësh gjë në jetë.

Këshilla jonë për ta mbyllur, është kjo: nëse doni me kaq ngulm të martoheni me një burrë me para, mos synoni një "peshk" të madh, por një të vogël. Domethënë, në vend që t'i vini syrin një bosi të madh të naftës, një bankieri ose një biznesmeni, më mirë të synoni një burrë me më "pak" para, por me më shumë cilësi njerëzore. Të bëni lëshim pak nga pasuria për një moshë pak a shumë si tuaja, për pak simpati e karakter të mirë, sigurisht që do të ndiheni më mirë. Tek e fundit për ju ka rëndësi që të fitojë aq sa të bëni një jetë më të pasur e pa probleme. Paçi fat. /Telegrafi/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Si ta njohim e ta bëjmë për vete një burrë magjepsës e të pasur Empty Re: Si ta njohim e ta bëjmë për vete një burrë magjepsës e të pasur

Sat 5 Jul 2014 - 22:19
Ruset thone qe bejne shkolle para se te vijn ne Amerike mesojn si te gjuajn meshkujt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi