Braziliani ndryshon shtetësi për të luajtur në kombëtare, Ukraina e thërret në ushtri
Thu 24 Jul 2014 - 19:31
Edmar Halowski, futbollisti brazilian i skuadrës së Lacerdas në Ukrainë, 34 vjeç, nuk e kishte konsideruar kurrë mundësinë se do të shkonte në luftë, aq më tepër në Ukrainë. Por tani që është martuar me një ukrainase, dhe që ligji mbi rekrutimin ushtarak ka ndryshuar, ai duhet ta konsiderojë këtë fakt.
Edmar është shumë i madh në moshë për të kryer shërbimin e detyrueshëm të shkollës ushtarake, por qeveria e Ukrainës ka deklaruar se sistemi ushtarak i rekrutimit do të ndryshojë.
Që kur në Ukrainë u përkeqësua gjendja e sigurisë së shtetit, në lidhje me separatistët pro-rusë, qeveria deklaroi se do të rivendoset rekrutimi ushtarak. Presidenti lëshoi dekretin duke thënë Ukraina do të zhvillojë një draft për shërbimin ushtarak aktiv, në mënyrë që të "rritë mbrojtjen e shtetit".
Ligji thotë: "Qytetarët meshkuj ukrainas, të cilët janë fizikisht të kualifikuar për shërbimin ushtarak, mbi 18-vjeç dhe më të vjetër në moshë, do të shkruhen në shërbimin ushtarak".
Kjo do të thotë që yll brazilian i futbollit, Edmar, i cili u martua me ukrainasen Tatyana në vitin 2008, duhet të shkojë ushtar. Në lidhje me këtë futbollisti ka deklaruar:
“Të them të drejtën nuk e di çfarë do të bëj nëse shkoj në ushtri, unë di vetëm të luaj futboll”.
/Shekulli Online/E.H/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi