Lavdrim Muhaxheri pret koka në Siri (Foto+18)
Tue 29 Jul 2014 - 22:10
Një nder pjesëtarët kosovarë më të njohur në ISIS mbas grisjes së pasaportës tash ka nisur të pres edhe koka në Siri. Lavdrim Muhaxheri, i ka publikuar vet këto fotografi të cilat siç mund t’i shihni janë tronditëse ndërsa së pari i ka publikuar portali boshnjak SAFF.zeri.info
Re: Lavdrim Muhaxheri pret koka në Siri (Foto+18)
Wed 30 Jul 2014 - 14:30
Shikojeni thertoren njerëzore të ISIS-it (VIDEO+18)
Kjo video disa herë u publikua në Youtube, por u hoq për shkak të skenave të tmerrshme që paraqiten aty. Janë njerëzit e ISIS-t që vrasin njerëzit si në një thertore. Sipas medieve botërore, kjo masakër ka ndodhur në Tikrit.
Klikoni KËTU për ta parë. Ju tërheqim vërejtjen se janë pamje shumë të rënda. Kujdes!
https://www.dailymotion.com/video/x22emwa_masakrat-e-isis-it_news

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Lavdrim Muhaxheri pret koka në Siri (Foto+18)
Wed 30 Jul 2014 - 16:22
Muxhahedini shqiptar tmerron botën
Përveç reagimeve të ndryshme në rrjetet sociale, nga ana e qytetarëve, edhe zyrtarë politikë kanë dënuar akte të tilla të dhunës, që bien ndesh me karakterin tonë si komb.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që, më së paku, u përngjajnë shqiptarëve. “Këta individë - sipas Mustafës, - në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka, duke thirrur në emër të Allahut”.
Mustafa ka thënë se është e nevojshme të ndalen këto dukuri dhe, që shteti të kthehet e të zhvillohet në binarë normal.
Edhe sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar pas shfaqjes së fotografive të xhihadistit, Lavdrim Muhaxherit. Pamjet tmerruese, - sipas Ramadanit - janë dëshmi e nivelit të rëndë të kësaj ideologjie terroriste.
Reagimet e shoqërisë kosovare, ndaj dukurisë që ka marrë përmasa deri në prerje kokash të njerëzve, nga ana e shqiptarëve të Kosovës që ndodhen në luftëra si në Siri, ish-deputeti i AAK-së i ka konsideruar si të vonuara.
Ai ka thënë se, me këto trende, nuk duhet të habitemi, nëse edhe në Kosovë do të ndodhë ndonjë akt terrorist. Kosova e ka përgatitur një ligj, që i ndëshkon kosovarët që marrin pjesë në luftra, por që ende nuk ka hyrë në fuqi.
Qytetarët dënojnë krimet e radikalëve
“T'u hiqet nënshtetësia. Këta nuk janë shqiptarë, por bastardë”
Kanë shkaktuar një valë reagimesh të ashpra në rrjetet sociale, fotot e përhapura në internet, që tregojnë një prej pjesëtarëve kosovarë të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant (ISIS-ISIL), të ekzekutojë një të mitur.
Më herët, i njëjti person, i identifikuar si Lavdrim Muhaxheri, në mënyrë demonstrative ka grisur pasaportën e Kosovës. Njeriu, që në mediat kosovare përshkruhet si lideri i luftëtarëve shqiptarë brenda radhëve të ISIS-it, ka punuar për KFOR-in amerikan, në kampin “Bondsteel”, dhe për NATO-n, në Afganistan.
Autenticiteti i fotove, që tregojnë Muhaxherin me thikë në fytin e një të mituri, të cilin më pas e vret, nuk është konfirmuar ende, megjithatë ai ka ngjallur indinjatë të jashtëzakonshme në median sociale, si në Kosovë, edhe në Shqipëri.
Qytetarët kanë reaguar përmes komenteve në Facebook, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të frenuar nisjen e muxhahedinëve kosovarë në Siri, apo edhe radikalizimin e besimit islam. I pari që publikoi fotot tronditëse ishte portali boshnjak SAFF.
I ashtuquajturi komandant Muhaxheri, u zgjodh vitin e kaluar si komandant i shqiptarëve që janë pjesë e krahut të rebelëve anti-regjimit të Bashar al-Assadit, jo i pjesës që pretendon demokracinë për vendin, por i krahut që kërkon një Siri të sunduar nga ligji i sheriatit.
/ Top Channel
Pamjet e publikuara së fundi, ku shihet një qytetar i Kosovës duke ekzekutuar me prerje koke një të ri në luftimet në Siri, kanë ngjallur reagime të ashpra në Prishtinë.
___________

Wed 30 Jul 2014 - 16:40
Keta jane turrqit qe thone se jane "myslimane SHQIPTARE"...
E felliq turrku emrin "shqiptar" dhe jo SHQIPTARI...
Ne Izrael xhind-hadistet plasen luften qe te heqin vemendjen boterore prej masakrave qe do te kryenin ne Irak keta ekstremistet qe Hitleri eshte engjell para tyre...
Keta jane SERBE MYSLIMANE dhe jo SHQIPTARE...
E felliq turrku emrin "shqiptar" dhe jo SHQIPTARI...
Ne Izrael xhind-hadistet plasen luften qe te heqin vemendjen boterore prej masakrave qe do te kryenin ne Irak keta ekstremistet qe Hitleri eshte engjell para tyre...
Keta jane SERBE MYSLIMANE dhe jo SHQIPTARE...
Re: Lavdrim Muhaxheri pret koka në Siri (Foto+18)
Thu 31 Jul 2014 - 21:28
Në shtëpinë e Lavdërim Muhaxherit!
Një ditë pasi një fotografi e të birit tmerroi botën, dera e shtëpisë së Kjani Muhaxhirit në periferi të Kaçanikut ishte e mbyllur pothuajse gjatë gjithë ditës. Prindërit dhe dy vëllezërit thonë se nuk janë aty. Përreth oborrit bëjnë pothuajse roje axhallarët dhe kushërinjtë.
Në shtëpinë e Lavdërim Muhaxherit të afërmit preferojnë më tepër t’i përgjigjen me heshtje aktit makabër. Ata e pranojnë që fotografia ku vërehet një i mitur me kokë të prerë në duart e Muhaxherit nuk është e rreme. Madje kanë edhe arsyetimin për të.
Janë xhaxhallarët ata që shpjegojnë pse ai i preu kokën një njeriu. Axha i tij, Kadri Muhaxheri thotë se nuk është ndier mirë. “Por, kjo është luftë. Çka t’i bësh. Edhe këtu ka pas luftë, çka nuk ka ndodhë. Kanë pre koka e gjithçka”, thotë ai për Radio Kosovën.
Kjo fotografi nuk është që i ka bërë të ndihen mirë, por ata e dinë pse Lavdërimi ka ardhur deri tek ky moment morbid. Në versionin e tyre viktima pa identitet nuk është një i mitur. Sipas tyre bëhet fjalë për dhunuesin e një femre. Në kasaphanën e Sirisë edhe dhunimi i femrave po përdorët si armë lufte. Më tej ata këpusin fijen e shpjegimit. Nuk japin detaje të tjera, përderisa fotoja e ka përçuar tmerrin. Megjithatë nuk është vështirë të shpaloset ndjesia për të nipin.
“Djalë më të mirë në Kosovë nuk ka”, thotë Kadriu.
Ajo që shihet në qenësinë e tërë anëtarëve të familjes është një raport mirëkuptimi me veprimet e tij, në zemër të së cilave është “lufta për Xhihad”.
Në asnjë mënyrë ata nuk duket se kundërshtojnë veprimet e tij, asnjë gjë që ai e ka bërë deri më tani.
“Është zgjedhja e tij. Ai nuk e ka bërë për pare sepse nuk është që i ka pasur punët keq në aspektin material”, thotë axha i tij Kadriu.
Në këtë zgjedhje rrugësh për tek konfliktet ku prerja kokës është një opsion, te Muhaxherët nuk ka distancim. Të paktën jo haptas.
Prej janarit të këtij viti Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur hetimet ndaj Lavdërim Muhaxherit për organizim të grupeve që shkojnë në konflikte jashtë vendit dhe pjesëmarrje në aktivitete të terrorizimit. Por, familjarët e Muhaxherit që publikoi një video ku shihej tek po e griste pasaportën e Kosovës diku në “tokat e Shamit” nuk i besojnë sistemit të drejtësisë në vend. Sipas tyre “në Kosovë nuk mund t’i besosh gjyqësisë”.
Ky pohim mohues bëhej saktësisht në orën kur fotot e Lavdërim Muhaxherit e kishin shty presidenten të mbledh në Prishtinë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Megjithatë që prej një viti që kur sipas tyre Lavdërimi iu bashkua luftës në Siri ata janë të vetëdijshëm se gjërat kanë ndryshuar shumë për ta. Por, thonë se nuk bëhet fjalë krejt për të keq. Madje konsiderojnë se janë familje e respektuar dhe se njerëzit i duan.
Ata nuk e mohojnë që djaloshi 25 vjeçar që ka të kryer vetëm shkollën e mesme ka shumë shokë. Disa nga ata sipas tyre janë atje, pas tij. Në shpjegimin e tyre Xhihadi po e tërheq ngadalë armatën nga Kosova, rekrutët më të shumtë të të cilit thuhet se janë po nga kjo anë.
Ata flasin për një rrugë të shkurtër të Lavdërim Muhaxherit prej një të riu të zakonshëm në Kaçanik që ndihmonte të atin në tregtinë me pemë e perime nëpër tregjet e Kosovës deri tek përfshirja në tregun botëror të Xhihadit nën simbolin “Shteti Islamik të Irakut dhe Sirisë” (ISIS).
Përcaktues për këtë zgjedhje të tij thonë se ishte koha sa ai po punonte në një bazë amerikane në Irak. Ata i bien me ngulm idesë se ai nuk ka punuar në bazën ushtarake amerikane (Bondsteel) në Kosovë. Por, thonë se ai ka pasur shumë miq amerikanë në Kosovë, të cilët madje i kanë ndihmuar atij që të shkoj në Irak.
E gjitha sipas familjarëve ka nisur në Irak, aty ku ai sipas tyre punonte për amerikanët, por duke hezituar të tregojnë se çka punonte. Pastaj mbyllin rrëfimin për këtë kapitull kohor.
Sipas numërimit të tyre kalendarik Lavdërim Muhaxheri ka vetëm një vit që i është bashkuar kësaj lufte. E kjo luftë e tij duket e pakuptimtë për shumë banorë të Kaçanikut.
Një ditë pas, qyteza lindore e Kosovës shfaq tronditjen nga fotot e Muhaxherit. Njerëzit e quajnë hapur krim monstruoz, pavarësisht rrethanave apo shpjegimeve. Ajo që më nuk e fshehin është se rrjetet që po i rekrutojnë ata kanë rrënjët në radikalizëm.
Një pjesë e atyre që e kanë njohur Lavdërim Muhaxherin, thonë se ende është e vështirë të kuptojnë pse ai dhe të tjerë si ai, zgjodhën këtë rrugë.
“Kjo nuk mund të pranohet është e tmerrshme. Asnjë element i fesë nuk lejon krimet tilla”, thotë një komshi i familjes Muhaxheri në Kaçanik.
Ka edhe ndonjë që beson se lufta e tyre mund të jetë e drejtë. “Mendoj që e kanë me të drejtë”.
Të tjerë besojnë se bëhet fjalë për ideologji vrasëse që kanë bazën në dhunë dhe krim.
“Unë mendoj që njerëzit si Lavdërimi paguhen. Ekziston papunësi e madhe. Mendoj që këta po financohen nga grupe terroristë. Unë për vete po të ishte për Palestinën kisha shkuar të luftoj nesër. Por, për ISIS në Siri e Irak kurrë”, thotë një i ri tjetër që gjithashtu nuk dëshiron t’i përmendet emri.
Në këtë mënyrë, duket se pengesa kryesore për Lavdërimin dhe luftëtarët si ai është që ideologjinë e tyre nuk e ndajnë shumica e të tjerëve në Kaçanik dhe përtej.
Nëse domosdoshmërish janë përcaktuar të ndjekin rregullat e islamit në mënyrën siç i predikon ISIS, e që natyrshëm shpien në dhunë, në Kosovë ata i pret përballja me gjyqin.
Sipas ligjeve të vendit këto grupe duhet t’i përgjigjen drejtësisë. Sidoqoftë “drejtësia hyjnore”, kauza për cilën ata po thonë se po luftojnë, po flet përgjakshëm çdo ditë e më tepër. /RTK/

Thu 31 Jul 2014 - 21:29
Reagon Lavdrim Muhaxheri: Nuk e dini çfarë ka ndodhur
Lavdrim Muhaxheri, i cili tashmë është pjesë e grupit paramilitar të shtetit islam të Irakut dhe shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, e që tmerroi opinionin publik me veprimet e tij barbare, me prerjen e kokave të njerëzve, së fundmi po gjen kohë që të arsyetohet tek komentuesit e faqes së tij në Facebook.
Ofendimet ndaj tij kanë qenë të pafundme, por ai është përgjigjur duke thënë:
“Mos fol kështu oj fëlliqësirë, po mas pari ju se dini ngjarjen se çfarë ka ndodh e tani ktu boni fjalë palidhje. Zoti ju mallkoftë”.
E të gjitha këto kanë ardhur menjëherë pasi ai ka postuar fotografi në të cilën shihen njerëz të vrarë, të mbuluar në gjak.shekulli.
Lavdrim Muhaxheri, i cili tashmë është pjesë e grupit paramilitar të shtetit islam të Irakut dhe shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, e që tmerroi opinionin publik me veprimet e tij barbare, me prerjen e kokave të njerëzve, së fundmi po gjen kohë që të arsyetohet tek komentuesit e faqes së tij në Facebook.
Ofendimet ndaj tij kanë qenë të pafundme, por ai është përgjigjur duke thënë:
“Mos fol kështu oj fëlliqësirë, po mas pari ju se dini ngjarjen se çfarë ka ndodh e tani ktu boni fjalë palidhje. Zoti ju mallkoftë”.
E të gjitha këto kanë ardhur menjëherë pasi ai ka postuar fotografi në të cilën shihen njerëz të vrarë, të mbuluar në gjak.shekulli.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Lavdrim Muhaxheri pret koka në Siri (Foto+18)
Tue 5 Aug 2014 - 19:27
Paska ngrene shume m-u-t, ky m-u-t-h-a-r-xh-u-a-r-i dhe prape s'eshte ngopur!
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Lavdrim Muhaxheri pret koka në Siri (Foto+18)
Sun 17 Aug 2014 - 0:18
Mire thote populli : "Nje budalla e hedh gurin 99 te tjere nuk mund ta hjekin"
- Ekskluzive: Lavdrim Muhaxheri, lideri i muxhahedinëve shqiptarë në Siri, kishte punuar për KFOR’in n
- Lavdrim Muhaxheri, i 4-ti në listën e terroristëve më të kërkuar në botë
- Sulmi me helm kimi në Siri – FOTO TRONDITESE
- Berisha përkujton ditëlindjen e Nënë Terezës, poston foto me Nobelisten (FOTO)
- Fëmija me dy koka
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi