Lavdrim Muhaxheri, i 4-ti në listën e terroristëve më të kërkuar në botë
Thu 25 Sep 2014 - 22:48
muajve të fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit, mbi bazën e një “Urdhri Ekzekutiv”, ka publikuar një listë me 10 persona dhe dy grupime, që përcaktohen si terroristë. Mes emrave më të kërkuar në botë, është edhe ai i Lavdrim Muhaxherit, shqiptarit nga Kosova, i cili renditet i katërti në listën e Departamentit të Shtetit.Në deklaratën e DASH-it, Muhaxheri cilësohet si luftëtar i ISIL-it, i cili vepron në Siri dhe në Irak. Muhaxheri u bë i njohur në botë në korrik të këtij viti, pasi postoi në “Facebook” fotografi të tij, duke i prerë kokën një djali të ri.Njoftimi i Departamentit Amerikan të shtetit shpall edhe urdhrin për vendosjen e sanksioneve dhe gjoba ndaj terroristëve dhe personave që u ofrojnë atyre mbështetje, si dhe veprimeve terroriste të tyre.Dy grupimet terroriste1.Jaish al-Muhajireen wal-Ansar (JAMWA) është një prej organizatave të cilësuara terroriste. E krijuar në shkurt të vitit 2013, është një organizatë terroriste e udhëhequr nga çeçenët, me bazë në Siri, e cila përbëhet kryesisht nga luftëtarë të huaj. Dhe ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër komuniteteve civile, si dhe ka rrëmbyer civilë dhe të huaj të tjerë në Siri.2.Harakat Sham al-Islam (HSI) është organizata e dytë që shpallet terroriste e formuar në gusht të vitit 2013 dhe e udhëhequr nga shtetas marokenë. Ajo operon në Siri dhe përbëhet kryesisht nga luftëtarë të huaj. Grupi HSI ka kryer sulme terroriste dhe është përfshirë në rrëmbime të civilëve, krahas me organizata të tjera ekstremiste, të dhunshme në Siri, si Fronti Al-Nusrah.Ja lista me 10 emrat të publikuar nga DASH si terroristë Amru al-Absi, i cili që nga mesi i muajit korrik të këtij viti, është zgjedhur udhëheqës provincial i ISIL-it për Homsin në Siri, në rajonin e Alepos. Si udhëheqësi kryesor i ISIL-it në Siri, ai është organizator i rrëmbimeve. Salim Benghalem, ekstremist francez me bazë në Siri dhe anëtar i ISIL-it, i cili kryen ekzekutime në emër të grupit. Më 2007, Salim u gjet fajtor dhe u dënua me burgim në Francë, për një vrasje të vitit 2001. Sot, ndaj tij janë lëshuar urdhër arreste evropiane, për aktivitetet e tij në emër të ISIL-it. Mohamed Abdel-Halim Hemaida Saleh, i cili në maj të vitit 2013, u arrestua në Egjipt nga autoritetet, për organizimin e një komploti për të sulmuar ambasadat perëndimore në Kajro. Ai është anëtar i Al-Kaedës dhe mbështet organizimin e sulmeve kundër interesave amerikane dhe izraelite. Që nga mesi i vitit 2013, Saleh është marrë me rekrutimin e autorëve të sulmeve vetëvrasëse me bombë për t’i dërguar ata në Siri dhe ka planifikuar aktivitete terroriste kundër objektivave të paspecifikuar në Evropë. Lavdrim Muhaxheri është shqiptar nga Kosova, luftëtar i huaj i ISIL-it, i cili operon si në Siri, edhe në Irak. Muhaxheri u bë i njohur në botë në korrik të këtij viti, pasi postoi në “Facebook” fotografi grafike të vetes së tij, duke i prerë kokën një djali të ri. Murad Margoshvili është një udhëheqës i njohur çeçen, i cili ka ndërtuar një bazë për stërvitjen e terroristëve në Siri, pranë kufirit me Turqinë, ku luftëtarët e huaj të porsaardhur, stërviten për luftime. Ai është njëkohësisht udhëheqësi i Junud al-Sham-it, një grup militant që lufton krahas me grupe të tjera ekstremiste në Siri. Nusret Imamoviç është një udhëheqës terrorist boshnjak, i cili vepron në Siri. Pas mbërritjes së tij atje, Imamoviç mbështeti në mënyrë aktive ekstremizmin e dhunshëm dhe tani mendohet se ai lufton me Frontin al-Nusrah. Muhannad al-Najdi është anëtar i Al-Kaedës me bazë në Siri, nga Arabia Saudite. Para se të shkonte në Siri, më 2013, al-Najdi ishte përfshirë në organizimin e sulmeve në Afganistan. Që nga të paktën viti 2010, al-Najdi është marrë edhe me ndërtimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara, për t’u përdorur në Afghanistan dhe në Siri. Abdesamad Fateh, po ashtu i njohur si Abu Hamza; është anëtar i një rrjeti ekstremist me bazë në gadishullin skandinav, që mendohet të ketë lidhje me Al-Kaedën dhe ka shkuar në Siri. Abd al-Baset Aziz ka qenë i pranishëm me aktivitetin e tij në Afganistan, Britani dhe Libi. Ai u dërgua në Libi më 2011 nga udhëheqësi i Al-Kaedës, Ajman al-Zauahiri, ku mobilizoi të paktën 200 luftëtarë. Ai njihet si një nga operatorët kryesorë, me aftësinë për të stërvitur rekrutë të Al-Kaedës për një sërë kapacitetesh. Malim Salman u zgjodh nga udhëheqësi i Al-Shabab, që ka vdekur, Ahmed Abdi aw-Mohamed (aka Godane), për t’u bërë kryetari i luftëtarëve të huaj afrikanë. Ai ka stërvitur luftëtarë të huaj që donin t’i bashkoheshin Al-Shabab-it dhe është përfshirë në operacione në Afrikë, që kanë pasur në objektiv turistë, “grupime njerëzish për zbavitje” dhe kisha.Përveç këtyre individëve dhe grupeve, Departamenti i Shtetit, ka përcaktuar si terroristë edhe disa luftëtarë të huaj, të emëruar të tillë edhe më parë dhe entitete të tjera me lidhje me ta, sipas rezolutës së miratuar në Komisionin e Sanksioneve të OKB-së ndaj Al-Kaedës, si: Brigadat Abdallah Azzam, Ansar al-Shari’a në Tunizi, Seifallah Ben Hassine, Ibrahim Suleiman Hamad Al-Hablain, Ahmed Abdullah Saleh al-Khazmari al-Zahrani, Azam Abdullah Zureik Al-Maulid Al-Subhi dhe Anders Cameroon Ostensvig Dale./ Top Channel
- DasaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3512
Hobi : Me flejt
Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
Anetaresuar : 27/04/2012
Re: Lavdrim Muhaxheri, i 4-ti në listën e terroristëve më të kërkuar në botë
Sat 27 Sep 2014 - 10:25
Ky eshte flliqesir
- Lavdrim Muhaxheri pret koka në Siri (Foto+18)
- Ekskluzive: Lavdrim Muhaxheri, lideri i muxhahedinëve shqiptarë në Siri, kishte punuar për KFOR’in n
- Nju Jorku sërish në shënjestrën e terroristëve
- Luftëtare me burka, “moda” e fundit e terroristëve
- Tentoi tu bashkohej terroristëve islamikë, arrestohet shqiptari
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi