Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 punët më të çuditshme në botë Empty 10 punët më të çuditshme në botë

Wed 30 Jul 2014 - 14:45
Message reputation : 100% (1 vote)
Është krizë dhe mungon puna: tashmë nuk kalon ditë që nuk e dëgjojmë të paktën njëherë ketë togfjalësh të recituar nga media. Në këto kohë të errta zgjidhja e fundit e zgjuar është që të gjejmë mënyra të reja që arrijmë deri në fund të muajit të qetë (mundësisht pa iu futur fushës së krimit). Merrni inspirim nga kjo speciale me 10 profesionet më absurde: ku i dihet, ndoshta do të gjeni një punë të re.
10 punët më të çuditshme në botë 12
1. Pjesëmarrës si profesionist në një funeral
Në Tajvan është shumë popullore. Ky ekspert paguhet për t’u shtirë të tregojë dhimbjen e tij për vdekjen e të ndjerit me qara, kënga dhe lutje në publik gjatë ceremonisë mortore. Vetëm familjet e pasura e blejnë këtë shërbim: pagesa për këtë profesion është shumë e lartë.
2. Shkrues biletash për biskotat e fatit
Nëse talenti juaj është shkrimi, dhe meqë bota e gazetarisë është e tejmbushur, atëherë mund të gjeni punë si autorë biletash që mbajnë biskotat e famshme të fatit kineze. Është një detyre më shumë përgjegjësi: të kesh në dorë fatin e një personi nuk është për të gjithë.
3. Autostopist profesionist
Në Indonezi ndodh e kundërta: autostopistët paguhen sepse ndihmojnë drejtuesit e mjeteve të arrijnë më shpejt në destinacionet e tyre duke u treguar kryqëzimet dhe rrugët më të shkurtra. Ide e mirë, nëse nuk trembeni nëse do të jeni në makinë me disa të panjohur.
4. Kontrollues cilësie i patatinave të skuqura
Kjo është një punë shumë e mirë për llupësit. Të bësh kontrollin e cilësisë të patatinave të skuqura do të thotë të kuptosh nëse patatet janë skuqur mirë apo duhen hedhur ngaqë janë djegur. Në Amerikë rroga vjetore është 35 mijë dollarë.
5. Fjetës profesionist
Kush nuk do të donte të rrinte në krevat gjithë ditën pa bërë asgjë? Vini kandidaturën për këtë profesion: nuk duhet të bëni asgjë tjetër veç do të flini me sensorë në trup dhe më pas mjekët dhe shkencëtarët do të studiojnë ëndrrat e tua.
6. Roje sigurie i arrave të kokosit
Është puna më perfekte për atë që do të rrijë gjithë vitin në pushime në vend përrallor. Në këtë punë duhet që të shikosh pemët në rezortet karaibike për arrat e mëdha të kokosit, ti heqësh ato sepse mund të rrezikojnë të bien të plagosin rëndë turistët.
7. Punonjës që verifikon që boja është e tharë
Duket si shaka, por nuk është. Puna është që të vëzhgosh procesin e tharjes së bojës në mur është e domosdoshme për të kuptuar nëse dora e parë e bojës do të mbajë apo do të shkërmoqet në pak kohë. Disa iu duket e mërzitshme, por nëse dashuroni të kaloni orë të reflektoni mund të jetë puna e duhur për ju.
8. Kontrollues i gjinisë së pulave
Detyra e kontrolluesit të gjinisë së pulave kuptohet që është ajo e përcaktimit të gjinisë së tyre, sapo dalin nga veza, në mënyrë që të dërgohen në seksionet përkatëse, atë të prodhimit të vezëve apo atë të prodhimit të mishit. Kjo detyrë ka nevojë për një dorë të butë (që të mos dëmtojë organin delikat të zogut), një sy të mirë (që të dallojë nëse zogu ka penis apo jo dhe aftësinë për të harruar se gjithë jetën do t a kalosh duke kontrolluar organet gjenitale të pulave.
9. Transportues ajsbergu
Ata që dashurojnë të ftohtin dhe detin mund ti bashkohen “International Ice Patrol” (IIP), një patrullë speciale që ka detyrën të monitorojë spostimet e ajsbergëve për të parandaluar incidente me anijet. Në rast rreziku, merret personalisht me transportimin e blloqeve të akullit larg rrugëve detare duke i tërhequr me litarë.
10. Organizator profesionist
Keni një talent të spikatur në përgatitjen e valixheve? Në SHBA do të gjeni shumë punë si organizator profesionist, duke sistemuar bagazhet për fëmijët që ikin në kampe festive ose të vini në rregull dhomën e tyre. Rroga rrotullohet rreth 250 dollarë në orë: aspak keq./to
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

10 punët më të çuditshme në botë Empty Re: 10 punët më të çuditshme në botë

Fri 1 Aug 2014 - 0:42
Mbaroi dhe kriza
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi