Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E fejuan pa dëshirën e saj, shqiptarja i vë flakën shtëpisë Empty E fejuan pa dëshirën e saj, shqiptarja i vë flakën shtëpisë

Thu 18 Sep 2014 - 22:38
Message reputation : 100% (1 vote)
E fejuan pa dëshirën e saj, shqiptarja i vë flakën shtëpisë 1411036634000-Latifi
Një shqiptare në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka vënë flakën shtëpisë së saj teksa prindërit po flinin, pasi nuk donte të realizohej martesa me një burrë që e kish zgjedhur familja e saj.

Arlinda Latifi,17 vjeç maturante në gjimnazin në Holt të Miçiganit, e pranoi fajin para trupit gjykues duke thënë se nuk donte të martohej me një burrë të zgjedhur në Shqipëri nga familja e saj dhe ishte tmerruar nga kjo ide.

“Prindërit ishin mjaft të lumtur, por unë nuk doja të fejohesha”, tha Arlinda, e cila nuk është më e fejuar.

Ajo rrëfeu se kishte hedhur benzinë në dhomën e saj të gjumit, në korridor dhe në tualet e më pas kishte vënë flakën me shkrepëse.

17-vjeçarja akuzohet për zjarrvënie me dashje, krim për të cilin mund të dënohet deri me 20 vjet burgim. Por duke qenë se ajo e ka pranuar krimin pas një marrëveshje me Prokurorinë, ajo mund të dënohet vetëm me tre vjet liri me kusht, me rrezikun për t’u dërguar në një institut rehabilitimi, nëse kryen sërish veprime të paligjshme.

Incidenti ka ndodhur që në 30 maj të këtij viti, në shtëpinë që Arlinda ndan me të ëmën dhe babanë në qytetin Holt. Arlinda ka dorëzuar pasaportën te autoritetet vendase, ndërsa do të presë datën 24 nëntor, kur të merret edhe vendimi përfundimtar i gjykatës për të.

/Shekulli Online/E.H./
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

E fejuan pa dëshirën e saj, shqiptarja i vë flakën shtëpisë Empty Re: E fejuan pa dëshirën e saj, shqiptarja i vë flakën shtëpisë

Sun 28 Sep 2014 - 2:03
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqiptarja është dashur ndryshe ta zgjidh këtë problem e jo në at mënyrë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi