Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjermania i jep lamtumirën studentes heroinë që u rrah për vdekje nga serbët Empty Gjermania i jep lamtumirën studentes heroinë që u rrah për vdekje nga serbët

Sun 30 Nov 2014 - 19:06
Gjermania i jep lamtumirën studentes heroinë që u rrah për vdekje nga serbët Turkja-serbi

Gjermania i jep lamtumirën studentes heroinë që u rrah për vdekje nga serbët Tugce-2
Gjermania i jep lamtumirën studentes heroinë që u rrah për vdekje nga serbët Image
Gjermania i jep lamtumirën studentes heroinë që u rrah për vdekje nga serbët Tugce-1
Mijëra banorë gjermanë në qytetin Offenbach kanë dalë në rrugë për t'i dhënë përshëndetjen e fundit një studenteje të re që u sulmua brutalisht nga dy të rinj serbë në përpjekje e sipër për të ndihmuar dy gra gjermane që po dhunoheshin prej serbëve.

Fatkeqësisht, më 28 nëntor, në ditën e saj të lindjes, ajo ka ndërruar jetë pas 13 ditësh në koma. Tugçe Albayrak, një studente 22-vjeçare me origjinë turke, hyri në koma më 15 nëntor pasi u rrah brutalisht nga dy të rinj serbë në Gjermani, pasi u përpoq të ndihmonte dy gra gjermane që po dhunoheshin nga agresorët në një restorant.

Një prej agresorëve, 18 vjeç, e rrahu studenten në një parking, një orë pasi ajo kishte ndihmuar dy gratë gjermane në tualetin e restorantit.

Pas 2 javësh në koma, në ditën kur ajo do të mbushte 23 vjeçe, ka ndërruar jetë. Truri i saj nuk jepte shenja jete që prej 26 nëntorit, por mjekët e shpallën heroinën të vdekur dy ditë më pas.

Mijëra banorë të këtij qyteti kanë organizuara protesta të heshtura përballë restorantit ku u vra studentja humane për t’i dhënë asaj lamtumirën e fundit. Shumica e njerëzve mbanin të veshura bluza me foton e saj dhe ku shkruhej “Të duam” dhe “Faleminderit”.

Presidenti gjerman, Joakuim Gauk, i shprehu ngushëllime familjes së vajzës. “Ashtu si qytetarët tanë, edhe unë u ndjeva i tronditur përballë këtij sulmi të tmerrshëm. Tugçe meriton respekt të madh dhe admirim. Ajo gjithmonë do të jetë një model për ne’, tha Gauk në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Gjermania i jep lamtumirën studentes heroinë që u rrah për vdekje nga serbët Empty Re: Gjermania i jep lamtumirën studentes heroinë që u rrah për vdekje nga serbët

Mon 1 Dec 2014 - 22:46
Eurpaa shum po I tolero sebet  e mallkuar
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi