Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rusët kërcënojnë: Në rast lufte, lehtë e pushtojmë Kosovën dhe e mbyllim NATO-n në gjysmëhark Empty Rusët kërcënojnë: Në rast lufte, lehtë e pushtojmë Kosovën dhe e mbyllim NATO-n në gjysmëhark

Sun 7 Dec 2014 - 13:34
1a
Konflikti i armatosur midis Rusisë dhe NATO-s është i mundur në të ardhmen e afërt, nëse palët nuk kërkojnë kompromis. Për këtë shkruan në Financial Times, profesori i konfliktologisë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin George Mason, Dennis Sandole.
Sipas tij, zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s në Lindje dhe planet për të përfshirë Gjeorgjinë dhe Ukrainën në bllok, do ta vënë Rusinë në një rrugë qorre, shkruan portali Webtribune. Për këtë paralajmëron edhe eksperti i Qendrës për hulumtime ushtarako-politike në Moskë, Mihail Aleksandrov, që thotë se gjasat për luftë janë të mëdha, porse njerëzit duhet të gjejnë mënyra për t’u shmangur nga kjo.

“Rusia lehtë mund të futet në Ballkan, duke shkelur Bullgarinë dhe Rumaninë. Është e mundur aleanca me Serbinë që bashkërisht të pushtohet Kosova dhe Mali i Zi. Faktikisht, kështu do ta mbyllnim NATO-n në gjysmëhark. Pra, kemi gjasa të mira”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, Rusia ka 10 mijë tanke në Ural dhe se i duhet pak muaj për t’i vënë në gjendje gatishmëria. Ai shton se përderisa NATO mund të ketë një milionë ushtarë, rusët mund t’i kenë 2-3 milionë, mund të mbrohen dhe të godasin cilindo cak në Evropë.

“Rusia kontrollon pjesën më të madhe të resurseve të botës, ka territor të madh dhe ka potencialin më të madh nuklear. Po të ishte dëshira e tillë, do të mund të shkatërronim Evropën dhe SHBA-të. Stalini nuk i kishte këto mundësi, por ne i kemi”.

Sipas Kostanin Sokolovit, nënkryetar i Akademisë për ndryshime gjeopolitike, duket ashiqare qëllimi i Perëndimit për ta goditur Rusinë.

“Çështja është vetëm karakteri i luftës”, thotë ai, duke shtuar se në luftën e re nuk do të ballafaqohen Rusia e Perëndimi, por shumë grupe sociale.

“Armik nuk është amerikani ose anglezi i rëndomtë, por pronarët e kapitalit të madh financiar. Ata kanë zgjedhur të përçajnë popujt. Oligarkia botërore nuk duhet të mendojë se është e sigurt. Këtë duhet ta kuptojnë banorët e Perëndimit dhe të Rusisë”, thotë ai. /Telegrafi/
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rusët kërcënojnë: Në rast lufte, lehtë e pushtojmë Kosovën dhe e mbyllim NATO-n në gjysmëhark Empty Re: Rusët kërcënojnë: Në rast lufte, lehtë e pushtojmë Kosovën dhe e mbyllim NATO-n në gjysmëhark

Sun 7 Dec 2014 - 13:35
kam qejf me te vertete ta provoje nje here dhe ta shohim sesi do shkojne te dy keto vende ne p..... te nenes se tyre
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi