Shqiptarët vriten për një fjalë goje, jo më të njohin të drejtat
Mon 15 Dec 2014 - 0:17
Në ditën kur u firmos Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut flasin të rinjtë shqiptarë. Pohojnë se njohin pak të drejta, por Konventën nuk e kanë lexuar ndonjëherë
Luela Myftari
Ka më shumë se gjysmëshekulli që kur u firmos për herë të parë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, por në Shqipëri duket se ende nuk ka mbërritur jehona, shkëlqimi dhe njohja e atyre të drejtave themelore të çdokujt prej nesh. Mjafton të dilni sot nëpër qytet dhe t’i thoni dikujt që është duke flakur qesen e patatinave apo lëkurën e bananes në rrugë se sa i njeh të drejtat tona, atë të të jetuarit në një ambient të pastër. Do t’ju thotë ose se nuk ka nevojë për këto të drejta ose që nuk do t’ia dijë për të drejtat e tua sepse ende nuk njeh të drejtat e veta.
Nxënësit
“Shekulli” shkoi edhe nëpër shkolla. Foli me nxënës që po dilnin nga oborri i shkollës. I pyetën për të drejtat e tyre dhe na thanë detyrat. “Ne duhet të rrimë urtë në mësim, ne duhet të dëgjojmë urdhrat e mësueses...”, thonin njëri pas tjetrit ata. Shumë pak prej tyre njihte të drejtat, sepse haptazi ato i ngatërroheshin me detyrat. Dhe nuk kanë faj pasi në korridoret e shkollave nuk ka asnjë tabelë që i njeh me të drejtat e tyre.
Në shtatë të rinj vetëm një e njihte Konventën
Alma Celaj është një nga të rejat që jeton në kryeqytet. Është e vetmja që gjejmë në rrugët e Tiranës dhe që pas shtatë përgjigjeve negative për njohjen e Konventës na u përgjigj pozitivisht. Sot të ishte e vështirë që të gjenim edhe një të dytë si kjo vajzë, pasi shumica e atyre me të cilët komunikuam as që e dinin se për çfarë fliste kjo konventë dhe se sa shumë të drejta gëzojnë e nuk i shfrytëzojnë. Celaj tregon për “Shekullin” se sa ndikon njohja e këtyre të drejtave në shoqërinë tonë dhe se sa shumë do ta përmirësonte jetën nëse të gjithë të rinjtë do të kuptonin.
Alma Celaj: Padija na ul kokën
Mund të them me siguri që i njoh mjaftueshëm mirë të drejtat e mia. Kam filluar të njihem me të drejtat e detyrat e mia si fëmijë që herët në fillore, ndërsa më vonë të drejtat e mia si qytetare dhe anëtare e shoqërise shqiptare. Për sa i përket faktit nëse kjo konventë e të drejtave të njeriut njihet nga shqiptarët apo jo do të duhej një studim i tërë për të arritur në konkluzione definitive. E megjithatë, me aq sa kam vënë re unë, shumë pak shqiptarë janë interesuar për të njohur konventën, pa ditur kështu se ajo mund ta bëjë jetën e tyre edhe më të thjeshtë. Vetëm një pjesë e vogël e shoqërisë, ata që merren me akte juridike dhe psikologjike mund të jenë emancipuar në rrugën e tyre të shkollimit dhe e njohin shumë mirë këtë konventë. Dhe pikërisht mungesa e dijes është një element negativ sepse individi humbet disa të mira dhe benefite që ia ofron ligji, në rastet kur ai apo ajo nuk i n jeh të drejtat e veta. Vetë realiteti në të cilin ne po jetojmë do të ndryshonte shumë nëse do të kishim një shoqëri civile që është e ndërgjegjshme për të drejtat e veta dhe që ngrihet përkundrejt padrejtësive që i bëhen. Sepse një shoqëri që e di mirë se cila është hapësira e saj dhe me çfarë të drejtash e detyrash duhet të ndërveprojë është edhe më e qytetëruar.
Armando Guri: Këtu njerëzit ende vriten për një fjalë goje
Të drejtat e mija i njoh pak për mos thënë aspak. Njoh disa të drejta si lirinë e fjalës, lirinë e të jetuarit sipas mënyrës sime pa shkelur ligjet e shtetit ku jetoj, të drejtën për t’u mbrojtur me një avokat nëse kam nevojë në gjykatë dhe ndonjë tjetër që nuk më vjen në mend, por ama Konventën nuk e kam lexuar ndonjëherë. Madje shumë pak herë kam dëgjuar të flitet për të. Jam i bindur që edhe miqtë e mi nuk e dinë sepse nuk kemi treguar ndonjëherë interes për këtë Konventë. Por, nëse çdo shqiptar duke më përfshirë edhe mua do t’i njihte të drejtat e tij do të ndryshonte 100 për qind realiteti në të cilin jetojmë sot, pasi kur i njeh i kërkon edhe të drejtat e tua. Dhe nëse i kërkon, atëherë do respektosh edhe të drejtat e tjetrit. Këtu njerëzit edhe vriten për një fjalë goje.
Endri Kërçani: Nuk e kam parë ndonjëherë Konventën
Nuk e kam parë ndonjëherë këtë konventë, por ca të drejta të miat i di. Nuk na i kanë mësuar fare. Deht ani që shkollën e kam përfunduar, nuk më ka ndodhur që ndonjë nga të afërmit dhe të miqtë të më flasin apo të diskutojmë për këtë Konventë. Edhe sikur t’i dimë ndonjëherë ne bëjmë vetë sikur nuk i dimë, sepse nuk na leverdis që të respektojmë të drejtat e tjetrit në shumicën e herëve.
Firmosja
Dhe edhe pse pak pas Luftës së Dytë Botërore, vlerësimi i parimeve demokratike dhe më në veçanti ato të të drejtave të njeriut, u shfaqën nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, sot, më 10 dhjetor 2014, 66 vjet në vonë se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të firmoste këtë Konventë në Shqipëri thuajse nuk e njeh njeri këtë Konventë që do të rregullonte jetën tonë.
Keta: Kthejini sytë nga materniteti
Uroj që një nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë të çojë këmbët në dhomat e mamave lehona në "Mbretëresha Geraldinë", aty ku ngjyra gri e errët me të cilën ishte lyer dhoma "stimulon" ardhjen e qumështit të nënës për fëmijën e sapolindur, aty ku tualeti alla turk stimulon rehabilitimin fizik të lehonës, aty ku mungesa e një dushi mundëson higjienë trupi për mamanë dhe fëmijën, aty ku me krenari të përgjigjen: "Nuk kemi kushte për larjen e të sapolindurit ! Kthejeni kokën pikërisht aty ku vdes edhe arti i obstetrit më të mirë, aty ku dëgjova qartazi se ka ikur koha kur numrin e celularit për denoncim e kishe mbi çdo derë dhome. Kaq mjafton të përmend sot në Ditën Ndërkombëtare të Të Drejtave dhe Lirive të Njeriut edhe në Shqipëri!
Margarita Kola
Fëmijët qëllohen nga mësuesit dhe nuk e dinë që kanë të drejtë të ankohen
Margarita Kola është një nga njohëset më të mira të kësaj Konvente dhe jo vetëm. Ajo vjen në një intervistë për gazetën “Shekulli” dhe rrëfen se sa njihet nga shqiptarët kjo Konventë Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe cilat janë shkeljet më të mëdha që bëhen në drejtësi dhe në shoqëri në emër të këtyre të drejtave. Pedagogia, njëkohësisht edhe juristja shpjegon qartazi se gjithçka nis nga edukimi dhe nga gjobitja në raste flagrante.
Ju jeni një nga njohëset më të mira të Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe jo vetëm të kësaj Konvente. Ç’mund të themi për këtë Konventë kur nesër bëhen më shumë se gjysmëshekulli që është firmosur?
I gjithë diskursi që bëhet sot për të Drejtat e Njeriut nuk vjen më si një bisedë apo diskutim që bëhet vetëm në kuadrin ligjor, por më së shumti në kuadrin social. Sepse vetë Konventa e të Drejtave të Njeriut është një konventë që rregullon jetën e njeriut duke filluar që nga mjedisi e deri tek e drejta e lirisë. Kështu që edhe pse unë jam pedagoge dhe juriste për të Drejtën Ndërkombëtare, sot do të më lejoni të flas si pjesë e shoqërisë sepse pikë së pari kjo konventë ka të bëjë me të rregullimin e lirive dhe të drejtave të një njeriu.
Sa shumë e njohin shqiptarët Konventën e të Drejtave të Njeriut?
Shumë pak e njohin dhe këtë e them me bindje të plotë pasi e shoh që në mënyrën se si paraqiten në çështjet gjyqësore. Unë e di fare mirë që ky sistem gjyqësor që kemi aktualisht është i korruptuar, por di që edhe vetë njerëzit nuk janë edukuar për të kërkuar të drejtat e tyre. Kështu fillojnë procedurat e manipulimit dhe të shkeljes me këmbë të dinjitetit. Flas këtu për një gjendje të rëndë të padijes kolektive në qytet. Do të doja që të mos flisja për zonat rurale dhe për zonat e thella në Shqipëri, pasi aty luhet së pari me mbijetesën dhe nuk flitet kurrë për të Drejtat e Njeriut. Ne jemi një popull që vetëm këto vitet e fundit shohim përpjekje për t’u ngritur në protesta. Sepse kemi qenë të shtypur për një kohë të gjatë nga sistemi diktatorial. Shkelja e të drejtave të njeriut është në spitale, në shkolla, në gjykata, në familje... kudo.
Raste të veçanta për secilën mund të na jepni?
Pak raste dhune ka në familje vetëm sepse bashkëshortja doli pa lajmëruar burrin? Përmend rastet e divorceve kur përdoret fëmija për presion, rastet kur rrihet gruaja sepse nuk ka respektuar të shoqin në sy të miqve, rastet kur fëmija qëllohet me vizore apo i shkulen flokët sepse nuk ka bërë detyra, rastet kur nuk të japin ilaçe edhe kur je në prag të vdekjes, sepse duhet t’i marrësh në farmaci, rastet kur poshtë pallatit tënd gjen një pirg plehrash të formuar pa kazanë, sepse fqinjët i kanë hedhur nga dritarja. Media gjithashtu në shumicën e rasteve abuzon më fëmijët, me të drejtat e tyre, emrat dhe pamjet që përcjell më së shumti në raste kronike janë të tmerrshme.
A është padija kolektive që e sjell këtë gjendje dhe si mund ta përmirësojmë situatën?
Po sigurisht që është padija kolektive. Nëse në sistemin komunist prindërit e kësaj kohe nuk i kanë njohur këto të drejta të Konventës, çfarë faji kanë fëmijët. Vetë shkolla dhe sistemi arsimor duhet të nisë që lëndën e Edukatës Shoqërore ta pasurojë me konventën e këtij lloji. Gjithçka vjen nga ky brez. Duhet të rrisim qytetarë të mirë së pari, pastaj kuadro profesionistësh dhe intelektualë. Sot fëmijët nuk e dinë që kanë të drejtë ta përjashtojnë një mësuese që i tërheq prej flokësh. Nëse të drejtat e tyre shkelen, atyre u shkelet më vonë dinjitetit. Sepse gjithçka nis në shkolla. Me të rriturit duhet të fillojë sistemi i gjobitjes sepse legjislacioni, ligjet dhe rregullat në Shqipëri janë të mira. Thjesht duhen vënë në zbatim. Por së pari, duhet të rrisim një brez që nuk syrgjynoset në aspektin e të drejtave të tij, sepse nëse do të kërkojë një qytetar i mirë t’i respektohen të drejtat, po ky qytetar do të respektojë edhe të drejtat e tjetrit. Kjo padije po fillon të zbehet me brezin e të rinjve të sot që kërkojnë gjithnjë e më shumë të arsimohen e të njohin vetveten edhe nëpërmjet internetit. Por edhe kjo mbarëvajtje kundër mosdijes është e vogël, pra hapat janë të vegjël. Lutem që së pari ky brez të dojë vetveten dhe të kenë edhe për të tjerët.
Laureta Roshi
Padija ndaj kësaj konvente dhe “vetmia qytetare”
Padija dhe jo vetëm, për ligjet, e imponon kompleksitetin e inferioritetit dhe nënshtrimit të individit. Pasi çdo person që ndien se të drejtat e tij ose të saj janë shkelur nga një shtet palë në bazë të Konventës mund ta çojë atë në Gjykatë. Në mungesë të informacionit dhe praktikave të suksesshme për rastet e ngjashme me rastin e saj/e tij, shkakton një paragjykim më të fortë. Në marrëdhëniet e individit me sistemin e drejtësisë në Shqipëri është krijuar një perceptim i përhumbjes në kohë dhe pamundëshmërisë për zgjidhje. Për rrjedhojë në shoqëri krijohen qëndrime të bëra njësh me paragjykimin. Mbyllja e informacionit mbi të drejtën i bën njerëzit në qëndrime agresive ose nënshtrimi, në një vetë-dorëzim në sjellje instiktive në rastet e vetëgjyqësisë, apo në reagime përherë spontane. Ne komentojmë qëndrimin tonë pro dhe kundër ndaj të njëjtës çështje, shohim të pamundur arritjen e një gjykimi të paanshëm. Mbërrijmë te pyetja pse paragjykimet janë kaq rezistente dhe vetmia e largon qytetarin nga kërkesa për ta ushtruar të drejtën që I njeh ligji? Konformizmi, sjellja sipas midesë së grupit, na bën të bëjmë paqe me grupin.
Shpesh mbetemi larg organizimit të mjedisit përmes qëndrimeve me bazë informacionin, në këtë rast mbi të drejtën universale të jetës dhe detyrimeve që ka shteti ynë, pasi Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës që në 13 korrik 1995 si shtet palë ka detyrimin e zbatimit të konventave të nënshkruara. Raportet ndërkombëtare mbi këtë zbatueshmëri kur bëhen publike janë në funksion të sindromit kolektiv deklamativ të politikës. Nuk bëjnë normë besueshmërie. Qytetarët edhe kur e kanë informacionin mbeten skeptik për suksesin e përpjekjeve të tyre,për të drejtën e garantuar në familjen e ligjeve evropiane tashmë të nënshkruara nga shteti shqiptar.

- Shqiptaret martohen me maqedon, maqedonaset s’i duan shqiptarët!
- Te drejtat e njeriut dhe konventa mbi te drejtat e femijes.
- Cilat fjalë duhet patjetër t’i thotë mashkulli/femra që ju të mbeteni pa fjalë?
- “Do t’i vras shqiptarët” – Statusi detyron tre shqiptarët ti thyejnë nofullën grekut të “Agimit të A
- Sirianët nuk kanë luftuar për shqiptarët, pse shqiptarët të luftojnë për ata?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi