Një lajm i mirë për njerëzit që shqetësohen shumë
Sat 20 Dec 2014 - 0:41
- Jeni i shqetësuar? Atëherë ka shumë mundësi që të jeni të zgjuar
- Njerëzit që janë të prirur të kenë nivel të lartë ankthi kanë nivel të lartë inteligjence
- Ekspertët thonë se njerëzit e zgjuar marrin në konsideratë ngjarje e kaluara dhe mendojnë për të ardhmen në mënyrë të detajuar
- Kjo çon në përsëritjen e situatave në mendje dhe imagjinimin e skenarëve, duke i bërë të jenë të shqetësuar dhe të kenë akth
Shqetësimet e ndryshme mund t’ju mbajnë gjatë gjithë natës zgjuar duke menduar për ditën që kaluat apo duke menduar për skenarët më të këqij të jetës tuaj. Por, mos u shqetësoni (edhe pse disa do ta bëjnë sërish) kjo gjë mund të jetë një shenjë inteligjence.
Një studim që përfshiu 125 studentë, të cilët u vëzhguan mbi gjendjen e tyre emocionale, nivelin e ankthit dhe nivelin e inteligjencës, rezultoi se ata që ishin të shqetësuar ishin edhe inteligjentë. Studimi është bërë nga Lakehead University në Kanada.
Ekspertët besojnë se, njerëzit inteligjentë kalojnë shumë kohë duke risjellë në mendje të kaluarën dhe të ardhmen, duke u përpjekur t’u japë atyre kuptim dhe domethënie, për shembull. Kjo do të thotë se, ata rikujtojnë ngjarje dhe biseda në detaje të imta, ndryshe nga njerëzit me inteligjencë të ulët.
“Është e mundur që se individët që janë shumë inteligjentë janë në gjendje të mendojnë për të kaluarën dhe të ardhmen në mënyrë shumë të detajuar, gjë e cila shkakton ripërtypje dhe shqetësim”, thonë kërkuesit. “Njerëzit e zgjuar janë më të aftë për të kuptuar shenjat jo verbale të njerëzve me të cilët ndërveprojnë duke bërë që të kenë të nevojshme riprocesin e situatave të ndryshme.
/Shekulli Online/F.S./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi