- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Torta e ujit, ëmbëlsira japoneze e pazakontë (FOTO)
Sat 20 Dec 2014 - 23:53
Torta e ujit, ëmbëlsira japoneze e pazakontë (FOTO)
Shija është tejet delikate dhe ata që e kanë provuar thonë se është “e pabesueshme”, ndërsa të tjerë e ironizojnë për shkak se është e përbërë në pjesën më të madhe nga uji dhe shprehen se çmimi është tejet i kripur për “një gotë ujë”.
Duket si një pikë e madhe uji në pjatë, por në fakt është një ëmbëlsirë. Dhe është po aq delikate sa duket, pasi nëse nuk hahet brenda gjysmë ore, kthehet në një masë uji. Ëmbëlsira e pazakontë është tipike japoneze dhe realizohet me miell orizi dhe me pluhur soje që zakonisht është me ngjyrë të verdhë dhe vjen si masë xhelatinoze.
Krijuesit e kësaj ëmbëlsire kanë arritur që të realizojnë një variant tërësisht transparent të saj, duke përdorur ujë tejet të veçantë të marrë nga ujvarat dhe pak sheqer. Kjo ëmbëlsirë nuk gjendet kudo por vetëm në disa pastiçeri të veçanta duke qenë se shkrin nëse transportohet për në destinacion.Shija është tejet delikate dhe ata që e kanë provuar thonë se është “e pabesueshme”, ndërsa të tjerë e ironizojnë për shkak se është e përbërë në pjesën më të madhe nga uji dhe shprehen se çmimi është tejet i kripur për “një gotë ujë”.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi