Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bërtet "Allahu është i madh" dhe plagos 11 persona Empty Bërtet "Allahu është i madh" dhe plagos 11 persona

Mon 22 Dec 2014 - 0:10
Bërtet "Allahu është i madh" dhe plagos 11 persona 120322062726-france-siege-horizontal-galleryNjë tjetër sulm "terrorist" raportohet sot në Francë, ku një shtetas ka tetuar të vrasë 11 persona.

BBC raporton se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Dijon të Francës, nga një drejtues makine i cili pasi ka bërtitur “Allahu është i madh”, ka plagosur 11 persona.

Burri i lindur në 1974, është cilësuar si jo i qëndrueshëm, pasi me sa duket ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik, sipas agjencisë AFP, e cila shton se "tani për tani motivet e tij janë ende të paqarta".

Shoferi në Dijon është arrestuar nga policia pas plagosjes së lehtë të nëntë personave, ndërkohë që dy të tjerë kanë marrë dëmtime serioze, por jeta e tyre nuk duket të jetë në rrezik.

Dëshmitarët i thanë policisë se shoferi bërtiti "Allahu Ekber" dhe se ai ishte duke “vepruar për fëmijët e Palestinës", tha një burim i afërt me hetimin.

Sulmi erdhi një ditë pasi një shtetas francez i konvertuar në islamik, u qëllua për vdekje pasi sulmoi tre policë me një thikë, teksa bërtiti “Allahu është i madh”.

/Shekulli Online/E.H./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi