Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E tmerrshme, çfarë ndodh kur gruaja kërkon divorcin Empty E tmerrshme, çfarë ndodh kur gruaja kërkon divorcin

Thu 19 Feb 2015 - 15:06
E tmerrshme, çfarë ndodh kur gruaja kërkon divorcin SulmiTURQI - I kërkoi divorcin, por nuk e mendoi kurrë se jeta e saj do të vihej në rrezik. Bashkëshorti sulmoi gruan e tij në mes të rrugës me thikë, si përgjigje ndaj kërkesës së saj për t’u ndarë.

Ngjarja ndodhi në Turqinë perëndimore, në provincën Dinizl, sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve “Dogan”.

Personi i identifikuar nga autoritetet lokale me inicialet D.O., kërcënoi kalimtarët që kërkuan ta ndalonin, ndërsa godiste gruan me thikë. Më pas ai iu dorëzua autoriteteve duke pranuar krimin.

Në video duket reagimi i tmerrshëm i bashkëshortit, të cilit nuk i interson prania e njerëzve, por fillon të godas me thikë gruan e tij.

Gruaja e plagosur është një ndër viktimat e shumta që regjistrohen në familje turke. Sipas statistikave zyrtare nga dhuna në familje, gjatë vitit 2014 janë raportuar 133 gra, 76 burra dhe 25 fëmijë të vdekur.

Nga studimet e kryera rezulton se çdo katër në 10 të dënuar kanë dhunuar gratë në familje para dënimit me burg. Rreth 66% e dhunës është ushtruar me thikë ose me armë zjarri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi