Ballkan, dhuna ndaj grave në rritje
Tue 10 Mar 2015 - 1:41
Dhuna ndaj grave është forma më e përhapur e dhunës në familje me të cilën përballen të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.
Në vitet e fundit, regjistrohet një rritje e dhunës në familje në të gjitha vendet e rajonit, ndërsa sipas të dhënave në dispozicion në vit raportohen më shumë se 10 000 raste të dhunës në familje.
”Megjithatë, sipas ekspertëve, vetëm një përqindje e vogël e dhunës në familje raportohet në institucionet përkatëse”, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
BOSNJE-HERVEGOVINË
Sipas anketës gjithëpërfshirëse dhe karakteristikat e dhunës në Bosnje-Hercegonivë, raportohet vetëm 10 për qind e rasteve të dhunës në familje.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës së Bosnjes, në vitin 2014 janë raportuar 1 032 raste të dhunës në familje, ndërsa në etnitetin Republika Srpska (RS) po gjatë këtij viti janë regjistruar 1 363 raste të dhunës në familje.
Shumica e vendeve të rajonit kanë miratuar Konventën e Stambollit mbi parandalimin e dhunës në familje, por akoma vazhdojnë të punojnë rreth përafrimit të ligjeve nga ky dokument.
SERBI
Koordinatorja e Institutit Këshillimor Kundër Dhunës në Familjes, Vesna Stanojeviç është e mendimit se ligji i tanishëm për këtë çështje në Serbi është i mirë, por problemi është në zbatimin e tij. Ajo gjithashtu theksoi faktin se gratë për shkaqe të ndryshme heqin dorë nga padia. Dënimet, kur është fjala për vepër penale sillen nga 14 në 40 vjet, por problemi qëndron në zbatimin e këtyre dënimeve.
Përsa i përket vitit 2013, ajo thekson se ishte një nga vitet më të këqija në Serbi. Në këtë vit u regjistruan 46 gra të vrara nga dhuna në familje. Më së shpeshti raportohet dhuna fizike. Që nga fillimi i këtij viti instituti ka pranuar 300 telefonata. Në Serbi, ka dhjetra strehimore.
“Në vitet e mëparshme, koha që gratë kaluan në strehimore mesatarisht ishte rreth katër apo pesë muaj. Tani është më pak, qëndrimi zgjat rreth tre muaj. Pas kësaj, gratë dalin nga strehimorja. Disa kthehen tek prindërit e tyre, por ka të tilla që kthehen tek burrat e tyre, vitin e kaluar kështu vepruan 17 për qind e grave pas largimit nga strehimorja. Në masë të madhe kjo varet nga gjendja financiare e grave”, tha Stanojeviç.
KROACI
Kroacia deri më sot nuk ka ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Vishnja Ljubiçiç, Avokatja e Popullit për barazinë gjinore, sipas disa të dhënave, pretendon se është rritur dhuna në familje kundër gruas në të gjitha format.
Në 2013, në bazë të Ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje, për kundërvajtje ishin akuzuar 16 564 persona, që është 7,9 përqind më pak se në të njëjtën periudhë të 2012, dhe që paraqet një rënie të vazhdueshme që nga viti 2010.
Rastet më të shpeshta të dhunës në familje në 2013 ishin burri ndaj gruas, 3 897 raste.
“Në 2013, si rezultat i dhunës në familje u vranë 15 gra, ku në dy të tretat e rasteve si shkaktarë paraqiten burrat, një vit më parë u vranë 27 gra. Mund të flasim për mesataren prej 15-28 gra në pesë vitet e fundit”, tha Avokati i Popullit Ljubiçiç.
Në Kroaci ka 19 strehimore dhe institucione këshillëdhënëse për viktimat e dhunës në familje, por edhe ky ballafaqohet me problemin e mos paraqitjes të dhunës në familje.
“Zakonisht mungon besimi i viktimave në institucione, dhe për këtë arsye viktimat shqetësohen se pas lajmërimit të dhunës do të jetë edhe më keq,” tha Ljubiçiç.
MALI I ZI
Në Mal të Zi, mesatarisht, çdo ditë nga një grua i drejtohet strehimoreve për ndihmë. Nga Zyra e strehimores së grave në Podgoricë thonë se situata në këtë aspekt shkon drejt përmirësimit, por se gratë ende kanë frikën për të lajmëruar dhunën në familje.
Sipas zyrës së strehimore të grave në Podgoricë, në 2014 kësaj organizate i janë drejtuar 385 gra viktima të dhunës në familje.
Gjatë vitit të kaluar në strehimore ishin vendosur 144 persona, prej të cilëve 71 gra dhe 73 fëmijë. Gjithashtu, për 237 gra është ofruar këshillim në zyrat e ZSG, ndërsa për 385 është ofruar konsultim fillestar me telefon.
Strehimore për gratë ekzistojnë në Podgoricë, Nikshiq dhe Plavë.
“Ka 1001 pse femrat nuk lajmërojnë dhunën në familje. Kryesisht ka të bëjë për shkak të fëmijëve. Sepse burrat kërcënojnë gratë, u thonë atyre se mund të shkojnë, por fëmijët nuk mund ti marrin me vete”, thotë drejtoresha e Strehimoreve të Grave në Podgoricë, Liljana Raiçeviç.
MAQEDONI
Në Maqedoni, sidomos vitin e fundit, është shënuar një rritje e abuzimit të grave në familje. Sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, vitin e kaluar janë regjistruar 901 raste të dhunës në familje. Prej të cilave rreth 83 përqind ka të bëj me dhunën ndaj grave.
- Mili-GJILANAnetari ri
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 10
Hobi : Udhetimet
Vendndodhja : Gjilan,Kosove.
Anetaresuar : 14/02/2015
Re: Ballkan, dhuna ndaj grave në rritje
Wed 11 Mar 2015 - 13:01
Edhe femrat tybe nuk lon gje te zez pa e bere ,mandej shtiren si viktima...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi