Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, krim i trefishtë në një familje  Empty Tiranë, krim i trefishtë në një familje

Wed 11 Mar 2015 - 0:22
Tiranë, krim i trefishtë në një familje  1425981725VRASJA-LAPRAKE-Një krim i trefishtë në familje ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të së martës. Një person në lagjen Laprakë të Tiranës ka kryer një masakër të vërtetë, duke vrarë fillimisht bashkëshorten e tij, vjehrrën dhe më pas veten.

Tragjedi në familje, burri vret gruan e pastaj vetenShkodër, fëmijët jetimë të çiftit, në kujdestarinë e të afërmveShkodër, përplasje me armë; 1 e vdekur dhe 2 të plagosur Burime policore zyrtare bënë të ditur se autor i këtij krimi të rëndë është shtetasi Emiljano Rustemi, i cili ka hapur zjarr kallashnikov ndaj familjarëve të tij.

Sipas burimeve, nuk dihen ende shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje, por mësohet se çifti Emiljano dhe Izaura Rustemi, prindër të tre fëmijëve, ishin në proces divorci.

Dy nga viktimat, Ëngjëllushe Shaqiri dhe vajza e saj Izaura ishin të moshave 58 dhe 29 vjeç, saktësuan burimet.

Ndërkohë, fëmijët e çiftit janë marrë nën kujdestari menjëherë pas ngjarjes, për shkak të moshës së tyre.

Paraditen e së dielës, tre fëmijë të mitur në Shkodër mbetën jetimë, për shkak të një vrasjeje në rrethana të ngjashme të prindërve të tyre.

/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi