- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
A është e justifikueshme dhuna në emër të Zotit?
Tue 21 Apr 2015 - 15:37
Debat – Vrasja dhe terrori nuk figurojnë në mësimet e religjioneve botërore monoteiste: judaizmit, krishterimit dhe islamit. Ashtu sikurse më parë, edhe sot e kësaj dite, pasuesit e tyre fanatikë ndezin turrën e përgjakshme të zemërimit të tyre, nxitur nga klerikët e zellshëm dhe mësuesit religjiozë
Në kohët që po jetojmë, kjo pyetje po bëhet gjithnjë e më aktuale. “Bëmat” e Shtetit Islamik apo të grupimeve të tjera radikale, kanë shokuar mbarë njerëzimin. Por dikur, në mesjetë, ithtarë të tjerë religjiozë u jepnin vetes të drejtën të digjnin në turrën e druve apo të mbysnin në ujërat e lumenjve individë e grupe, të ndërmerrnin pogrome e fushata duke rrafshuar çfarë gjenin përpara syve.
Një artikull i botuar në vitin 2007 në revistën gjermane “Der Spiegel”, duket se mbetet aktual më shumë se kurrë në ditët e sotme, për arsye që merren me mend. Ai të kujton menjëherë paragrafë nga esetë e Volterit mbi tolerancën fetare dhe referenca të qarta nga iluministët e Rilindjes Europiane, ku shtytja për të bërë vepra të mira në emër të Zotit e Perëndisë, e tejkalon frymëzimin për të bërë të kundërtën.
Si funksionon mendja e një vrasësi me frymëzim religjioz? Si e mendon aktin një fanatik mysliman? Po një hebre? Po një i krishterë? Përse bota ka njohur dhe po njeh sërish të tillë? Përse edhe në “besimet e buta”, fanatizmi ka ekzistuar në të gjitha kohërat dhe në të gjitha religjionet. A përbën kjo anën e errët të një besimi dhe cili është shpjegimi i saj?
Të tilla pyetje vërtiten për zgjidhje edhe në artikullin e shkruar rreth tetë vjet më parë, në kohën kur bota pas sulmeve të 11 shtatorit dukej në paqe, kur kriza ekonomike globale ende nuk sillej ndër mend.
Në kohën kur perspektivat për paqe e demokraci dukeshin të mira, kur nuk kishte ndodhur as “Pranverë arabe” e as konflikt në Ukrainën Lindore, e kur nuk flitej as për valë emigrimesh masive nga Afrika e Lindja e Mesme e as për kërcënime me prerje kokash e djegie në kafaz.
Kontributi i risjellë nga arkiva e platformës më të njohur gjermane vjen kësisoj edhe një herë në faqet e gazetës “Shqip” për të rizgjuar edhe një herë debate të cilat sot duken edhe më aktuale se në kohën kur u shkrua vetë artikulli.
***
Urdhrat e dorëzuar vrasësve vetëvrasës janë brutalisht të qarta: “Kjo është ora në të cilën do të takosh Zotin. Lutju Zotit dhe kërko nga ai që të ndihmojë në këtë vepër. Një herë, kur të jesh në aeroplan, ti duhesh t’i lutesh Zotit, sepse ti e bën këtë për Zotin. Ashtu siç kishte thënë Profeti i Plotfuqishëm, një e bërë për Zotin është diçka më e mirë se krejt bota.
Përsëri dhe përsëri: lutu, lutu, lutu në mënyrë që besimi yt të mos lëkundet dhe ti të mos lëshosh misionin tënd nga frika. “Hape zemrën tënde. Mirë se vjen vdekje në emër të Zotit”. Dhe në fund, kur vdekja të vijë “engjëjt do të bartin emrin tënd dhe do t’i veshin veshjet më të mira vetëm për ty”.
Kur merret parasysh se afro 3000 njerëz u zhdukën në ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2001, “udhërrëfyesi shpirtëror” për sulme në Qendrën Tregtare Botërore, i gjetur nga agjentët e FBI-së nga bagazhi i terroristit Mohammed Atta, interpretohet si një dokument i lindur nga paranoja religjioze.
Allahu është portretizuar si ai që siguron arsyetim moral për sulmin më të tmerrshëm terrorist në histori, nga i cili shumë bashkëmendimtarë myslimanë ishin vrarë gjithashtu.
Ky dokument mund të duket makabër, por kjo reflekton një mbjellje të fanatizmit, që u jep shpirt besimeve të numërta, sigurisht jo vetëm të islamit. Ekstremisti hebre, Jigal Amir, i cili kishte vrarë Kryeministrin izraelit, Yitzhak Rabin, në vitin 1995, gjithashtu pohonte se ai thjesht vetëm e zbatonte vullnetin e Zotit.
Edhe tutorët striktë të Kolegjit Jezuit mund të përdorin gjuhë të njëjtë sikurse “udhërrëfyesi islamik”, kur kërkojnë dëgjueshmëri absolute ndaj eprorëve dhe përkushtim total ndaj Zotit – dëshmitari i mësimeve të Ignatius nga Loyola, themeluesit të rendit: “Unë besoj se e bardha është e zezë, nëse hierarkia kishtare e definon atë ashtu”.
Madje, edhe në “besimin e butë”, fanatizmi ka ekzistuar në të gjitha kohërat dhe në të gjitha religjionet, është kjo ana e errët e besimit dhe shpjegimi i saj mbetet i pakapshëm. Ky lloj ekstremizmi, i cili zakonisht është i ndërsyer nga vrulli i dhunës prej sekteve të tjera, mund të gjendet edhe në të ashtuquajturat fetë e “buta” sikur janë hinduizmi dhe budizmi.
Kjo është shumë pjellore në të tria religjionet abrahamike – judaizmin, krishterimin dhe islamizmin, religjionet, të cilat gjurmojnë rrënjët e tyre tek Abrahami (ose Ibrahimi, siç quhet nga myslimanët). I biri i Abrahamit, Isaku, konsiderohet paraardhës i hebrenjve. Arabët e konsiderojnë gjysmëvëllain e tij, Ismailin (të cilin Ibrahimi e kishte nxënë me Hagarin, një shërbyese, dhe jo me gruan e tij, Sarën) si paraardhës të tyre. Në të vërtetë, e gjitha kjo fillon me Abrahamin: e tërë çështja e dhunës së urdhëruar nga mesazhet e shkruara hyjnore.
Sipas historisë hebraike dhe islamike, i Plotfuqishmi i tha Abrahamit ose Ibrahimit, të sakrifikojë më të dashurin – birin e tij – si një shenjë të devotshmërisë së pakusht. Abrahami pati ndër mend të bindet, por në momentin e fundit, një engjëll u paraqit nga qielli dhe e ndaloi atë.
Çdo vit, myslimanët festojnë Eid al-Adha (Kurban Bajramin), si përkujtim i kësaj prove hyjnore. Sipas këtyre tri besimeve abrahamike, Zoti e zbulon të vërtetën për veten, racën njerëzore dhe botën me religjionin përkatës, prandaj atje janë të shënuara ndaras në shkrimet e shenjta të tyre: Bibla hebraike (Torah ose Testamenti i Vjetër për të krishterët), Testamenti i Ri i krishterë dhe Kurani islamik. Joshje të papërballueshme për fanatikët, këto shkrime përmbajnë kontradikta të panumërta.
Të dy, si Kurani ashtu dhe Testamenti i Vjetër dhe i Riu i Biblës, sjellin dëshmi për një Zot të mirë dhe të mëshirshëm.
Ata i nxisin njerëzit të jetojnë në paqe dhe harmoni. Këto janë të reflektuara në instruksionet shumë të qarta, të cilat i atribuohen Jezusit në Biblën hebraike: “Duaje fqinjin sikur veten”.
Por, këto mesazhe të vëllazërisë ndeshen me ndjenjat që nuk falen nga intoleranca dhe dhuna: “Pra, unë kam ardhur që ta vë të birin kundër të atit, bijën kundër së ëmës…” – “Kushdo që e do të atin ose të ëmën e tij më shumë se mua nuk vlen për mua” apo “Mos mendo se kam ardhur të sjell paqe në Tokë. Unë nuk kam ardhur të sjell paqen, por shpatën”.
Profeti Muhamed gjithashtu dërgoi kërcënime të ashpra nga Allahu: “Frikësoju zjarrit të përgatitur për mosbesimtarët”. Gjatë gjithë historisë, pohimet e religjioneve abrahamike për autoritet absolut kanë paraqitur një joshje të parezistueshme për fanatikët, duke i inkurajuar ata t’u imponojnë besimin e tyre të pafeve dhe disidentëve të ngjashëm – nëse paraqitej nevoja mund të përdorej edhe zjarri, edhe shpata.
Deri në këtë ditë, gati të gjitha religjionet furnizohen me dru për ndezjen e luftërave e akteve të persekutimit, torturimit e vrasjeve dhe nxisin urrejtje etnike. Shembuj ka me bollëk: lufta e përgjakshme në mes hinduve e myslimanëve në Indi dhe këtyre të fundit e të krishterëve në Indonezi.
Me shekuj është dukur se religjionet abrahamike kanë ardhur me qëllimin edhe të largimit të ekstremizmit. Në rastin e krishterimit, këto të dhëna të çojnë prapa në kohën e Rilindjes Europiane, kur simbioza mes kishës dhe shtetit ishte shkatërruar dhe sistemi i ri i etikës doli në shesh – i cili, nga ana e vet, ishte i pavarur nga besimi në Zot dhe buroi nga vetë konsensusi shoqëror.
Por, në vitet e hershme të viteve ‘90, sociologu francez, Gilles Kepel, arriti të theksojë në librin e tij “Hakmarrja e Zotit”, se ekstremizmi përsëri ngre dallgë në mesin e myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve.
Po aq të ndryshme sa mund të jenë rrënjët e saj (dhe po aq armiqësore sa mund të jenë njëra ndaj tjetrës), lëvizjet e reja fundamentaliste ndajnë bindje të njëjta, sipas Kepelit: “Qyteti modern sekular tani ka mungesë totale të legjitimitetit. “Fundamentalistët e të gjitha ngjyrave, myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët, aspirojnë të rindërtojnë një fondacion religjioz për shoqëritë botërore të pafe dhe të imponojnë vullnetin hyjnor si ligjin më të lartë në tokë.
Fundamentalistët e krishterë, siç janë lëvizjet rilindëse ose karizmatikët katolikë, ushqejnë ëndrra për një botë, e cila do të ishte restauruar si një kishë botërore.
Myslimanët deklarojnë “Xhihad” kundër të gjitha të ligave – që atyre u duken të tilla, dukshëm kundër të “pafeve” perëndimorë – dhe luftë për të rivendosur islamin në ato vende ku predikimet e Muhamedit me shekuj i ishin dedikuar çdo aspekti të shoqërisë dhe shtetit.
Fundamentalistët hebrenj janë duke u orvatur për të rikthyer judaizmin në shtetin kryesisht laik të Izraelit dhe të dëbojnë edhe joçifutin e fundit. Duke cituar shembuj biblikë, ithtarët e vetëcaktuar lançojnë kryqëzata kundër çdo gjëje që duket armiqësore ndaj shtetit hebre.
Yigal Amir, i cili vrau ish-kryeministrin izraelit, Yitzhak Rabin, pohonte se ai nuk kishte kryer vrasje, por kishte zbatuar një ekzekutim. “Urime me rastin e kësaj ndodhie të lumtur”, kishte shkruar një student bashkëmendimtar, duke u tallur në internet pas vdekjes së Rabinit. “Magjistari i lig ka vdekur”. A.P.
Marrë nga “Der Spiegel”, Shkurt 2007

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi