Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bleona Qerreti, “Madona shqiptare” Empty Bleona Qerreti, “Madona shqiptare”

Wed 2 Feb 2011 - 15:18
Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti, duket se famën e kërkon edhe në Shtetet e Bashkuara, aty ku VIP-at e njohin si “Madona shqiptare”. Ajo është parë përkrah personazheve të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë, si Xhulia Ormond dhe Xhina Xhershon, në mbrëmjen e bamirësisë “Save the Children and Artists”, në Los Anxheles, ku ka performuar “live” edhe këngëtari Riki Martin.Bleona Qerreti, “Madona shqiptare”, bashkëpunim me producentin Timbëlend

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti, duket se famën e kërkon edhe në Shtetet e Bashkuara, aty ku VIP-at e njohin si “Madona shqiptare”. Ajo është parë përkrah personazheve të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë, si Xhulia Ormond dhe Xhina Xhershon, në mbrëmjen e bamirësisë “Save the Children and Artists”, në Los Anxheles, ku ka performuar “live” edhe këngëtari Riki Martin.

Ylli i muzikës shqiptare, në SHBA njihet si “Madona shqiptare” dhe nga vetë këngëtarja mësohet se po bashkëpunon me producentin e famshëm amerikan Timbëlend, për realizimin e albumin e saj të parë në anglisht. Bleona ka rrëfyer se i është dashur një vit, që Timbëlend t’i kthente një përgjigje për bashkëpunimin, por albumi sipas saj nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë i suksesshëm. Prej disa vitesh Bleona është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, ku po përjeton një nga periudhat më të mira të jetës, së bashku me bashkëshortin shqiptaro-amerikan, Gani Bardha, i cili nuk ka nguruar ta mbështesë për të qenë sa më e suksesshme profesionalisht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi