Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Kolumbi, kapet nëndetësja e kokainës  Empty Kolumbi, kapet nëndetësja e kokainës

Tue 15 Feb 2011 - 15:28
Kolumbi, kapet nëndetësja e kokainës  Nendetesja-kolumbi
15/02/2011 09:25

Marina kolumbiane ka sekuestruar një nëndetëse që dyshohet se është ndërtuar për të trafikuar kokainë në Meksikë.
31 metra i gjatë, mjeti lundrues u gjet i fshehur në një xhungël në zonën e Timbikuit, në jug-perëndim të Kolumbisë.

Zyrtarë të marinës deklaruan se objekti është nëndetësja më e sofistikuar që kanë gjetur deri më sot, në gjendje të notojë 9 metra nën ujë.

Sipas autoriteteve, ajo mund të mbante në bord tetë tonelata ngarkesë, katër persona dhe ishte gati për t’u nisur.

Komandanti i Forcave Detare, admirali Hernando Willis Velez ka deklaruar se nëndetësoja ishte pajisur me një sistem lundrimi të sofistikuar, që do t’i lejonte ekuipazhit të udhëtonte deri në Meksikë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi