Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nëndetësja bërthamore britanike në bregdetin shqiptar nga 27 maj-3 qershor Empty Nëndetësja bërthamore britanike në bregdetin shqiptar nga 27 maj-3 qershor

Sat 30 Apr 2011 - 0:19
TIRANE – Lajmifundit - Një nëndetëse bërthamore do të qarkullojë në periudhën 27 maj -3 qershor ne bregdetin shqiptar në kuadër të një stërvitje të përbashkët ushtarake mes forcave të Armatosura shqiptare dhe mbi 3500 trupave ushtarake britanike.
Qeveria e Shqipërisë miratoi sot vendimin përkatës për moralizimin e kësaj stërvitje.
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, të shkronjës “c”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e përbashkët detare - amfibe “Albanian Lion, 2011”, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.
Neni 2
Lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të 3500 trupave ushtarakë të Britanisë së Madhe.
Neni 3
Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve joluftarake të evakuimit (NEO-Non-Combatant Evacuation Operations) nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije, helikopterë dhe mjete transporti.
Neni 4
Stërvitja zhvillohet në periudhën 27 maj - 3 qershor 2011, në rajonin e gjirit të Vlorës, në gadishullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit, bazën e Porto - Palermos, bazën e Kuçovës.
Neni 5
Në këtë stërvitje angazhohen 3500 trupa, 10 anije luftarake, 1 nëndetëse bërthamore, 25 helikopterë sulmues dhe transporti dhe 100 mjete transporti të Forcave të Armatosura Mbretërore Britanike, të cilat do të kryejnë lëvizje gjatë 24 orëve në rajonin e përcaktuar të stërvitjes, sipas nenit 4, të këtij akti normativ. Në rajonin e Karaburunit do të kryejnë veprimtari 400 marinsa të Forcave të Armatosura Mbretërore Britanike, të cilët do të stimulojnë stërvitjen nga deti në tokë.
Neni 6
Trupat britanikë gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë do të kenë statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951 dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.10 101, datë 26.3.2009.
Neni 7
Gjatë hyrjes, lëvizjes e daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, trupat dhe mjetet ushtarake britanikë do të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 8
Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm, ministri i Financave dhe ministri i Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij akti normativ.
Neni 9
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi