Të dashuruar me bregdetin shqiptar, të huajt harrojnë të ikin!
Thu 5 Sep 2013 - 22:21
Edhe pse ka 5 ditë që ka trokitur shtatori, vërehet një përqendrim i turistëve në jugun e Shqipërisë.
“Iku vapa me gushtin”, thotë proverba, mirëpo duket se këtë vit kanë harruar të ikin, jo vetëm temperaturat e larta, por edhe turistët në vendin tonë. Duket se janë “dashuruar keq” me bregdetin, duke filluar nga Vlora e deri në Sarandë. Mjafton të bësh një vëzhgim në plazhe, që janë të mbushur deri në orët e pasdites dhe kryesisht pushuesit janë joshqiptarë. E të mendosh se ka 5 ditë që ka trokitur shtatori. Mirëpo duhet pasur parasysh edhe se një mënyrë tërheqjeje është edhe ulja e disa çmimeve e shërbimeve në krahasim me korrikun e gushtin, teknikë kjo që përdoret kudo në Evropë.
Pa frikë mund të konsiderohet si një zgjatim i sezonit veror, që natyrisht është vetëm në leverdi të operatorëve turistikë, që veprojnë përgjithësisht në jug të vendit. Për më tepër duket se edhe oferta turistike është përmirësuar për këtë sezon. Në pritje për turet e pushuesve nga vendi dhe trojet shqiptare, ky sezoni veror sidomos për turistët e huaj pati disa risi, me të cilat agjencitë turistike u paraqitën sivjet më konkurrues mes homologëve te tyre në rajon. Këto agjenci hynë në këtë sezon me promocion më “agresiv”, por edhe me oferta më intersante e tërheqëse. U shtuan dukshëm shërbimet për pushuesit e turizmit në hotele apo familjarë, qofshin ata ditorë apo javorë, pa harruar guidat e udhëtimit në pikat arkeologjike me çmime të arsyeshme. Nën slloganin “Të zbulosh Shqipërinë përmes udhëtimeve”, janë ndërtuar paketa, duke marrë përsipër shuarjen e kuriozitetit të turistëve të huaj për të njohur çdo plazh e rezidencë kulturor kryesisht të pjesës jugore të Shqipërisë.ikub.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi