- SalomiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2617
Hobi : shoping
Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
Anetaresuar : 01/02/2010
Java e modës do të realizohet në muajin mars
Thu 24 Feb 2011 - 21:39
Agjencia e modës Gecjan Fashion Group dhe Radiotelevizioni 21 sërish do të sjellin “Javën e modës në Kosovë” përmes një transmetimi maratonik në RTV 21. Modernja, tradicionalja, shija, stili, të gjitha të gërshetuara bashkë në vetëm një eveniment- “Kosova Fashion Week 2011”.
Karakteristikë e këtij evenimenti të modës është blerja në sallë e kreacioneve të kreatorëve nga gjitha trojet shqiptare që prezantohen, si dhe blerja me porosi përmes telefonit për audiencën, të cilët këtë eveniment do ta shohin për pesë net me radhë në televizion.
Ky prezantim ua bën të mundur të gjitha femrave shqiptare që duke u ulur pranë televizionit dhe duke ndjekur Javën e modës t’i zgjedhin nga shtëpia e tyre veshjet që u pëlqejnë për rastet e tyre speciale.
Aplikimet zyrtare për pjesëmarrjen në Javën e Modës do të fillojnë me 25 janar dhe do të zgjasin deri më 25 shkurt. Të drejtë aplikimi kanë të gjitha Shtëpitë e modës, kreatorët (stilistët), grupet e kreatorëve, shkollat e modës, sallonet e bukurisë dhe butiqet ekskluzive.
Java e modës do të realizohet në muajin mars, ku do të prezantohen 15 stilistë nga të gjitha trojet shqiptare. Gjithashtu do të jenë 40 modele profesioniste që do të zgjidhen paraprakisht përmes audicionit. Ato do të prezantojnë më mënyrë të denjë kreacionet e kreatorëve pjesëmarrës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi