Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

3800 shqiptarë bëhen grekë Empty 3800 shqiptarë bëhen grekë

Tue 1 Mar 2011 - 16:47
3800 shqiptarë bëhen grekë Spahiu-konflikti
Mbi 3800 shqiptarë që jetojnë kryesisht në jug të vendit brenda katër javëve të fundit kanë ndryshuar kombësinë.
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu gjatë një takimi me anëtarët e shoqatës “Fan Noli” ka përshëndetur shtyrjen e proçesit të regjistrimit, por ka kërkuar zbatimin e ligjit dhe të rekomandimeve të fundit të Brukselit përsa i përket vetëdeklarimit të fesë.

Zoti Spahiu ka kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e ligjit të gjendjes civile dhe kryerjen e regjistrimit të popullsisë duke hequr pyetjet mbi vetdeklarimin e fesë dhe kombësisë.

“Duhet të presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila sapo ka caktuar ditën e gjykimit për çështjen dhe kërkesën e kryetarit të Gjykatës së Sarandës dhe Gjykatës së Shkodrës në lidhje me nxjerrjen antikushtetuese të dispozitave për ndryshimin e kombësisë në ligjin për gjendjen civile. Kjo i jep kohë ligjbërësve që në këto muaj deri në tetor-nëntor të 2011-s, të reflektohen të gjitha opinionet e grupeve të interesit apo profesionistëve me qëllim amendimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë”, është shprehur Spahiu.

Ky regjistrim i popullsisë në bazë të fesë dhe etnisë bie në kundërshtim të plotë me konventat europiane dhe nuk është zbatuar në asnjë vend europian.

Por për zotin Spahiu, ky process kërkon edhe hetimin e plotë të të gjithë nëpunësve në gjendjet civile të cilët në këmbim të favoreve personale, apo rryshfeteve kanë kryer falsifikime.

“Në këto muaj shteti ka detyrim të bëj një hetim dhe verifikim të plotë të gjitha gabimeve apo falsifikimeve që mund të jenë realizuar në ndryshimin e kombësisë, sepse edhe nëse do të realizohet një regjistrim, mbi baza etnie, por jo vetëdeklarimi, të mundet shtetit të vërë në dispozicion regjistra dhe akte të cilat të provojnë përkatësinë etnike të çdo qytetari të këtij vendi”, theksoi Spahiu.

Kreu i shoqatës “Fan Noli” i ka drejtuar një thirrje publike gjithë grupeve të shoqërisë civile, që ditën e shtunë të bëjnë një tubim ku të ndalin regjistrimin e popullisë në bazë të fesë e etnisë.

“Të marrin pjesë në tubimin e ditës së shtunë për të diskutuar rrugët më të mundshme ligjore në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë për të mos lejuar regjistrimin me formularët asgjësues për kombin shqiptar, duke mundësuar një regjistrim normal të popullsisë, siç veprohet në të gjitha vendet e zhvilluara të Evropës, pa deklarim të etnisë dhe të fesë”, deklaroi Nuri Dragoi, kryetar i shoqatës “Fan Noli”.

Gjyqtari i Shkodrës ka saktësuar se ky regjistrim në qytetin e tij mund të jetë burim i tensioneve të larta mes qytetarëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi