Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Studentja shqiptare i bën horë kolegët e saj grekë Empty Studentja shqiptare i bën horë kolegët e saj grekë

Thu 14 Mar 2013 - 23:58

Share on linkedin Share on facebook Share on twitter Share on email More Sharing Services 0
Studentja shqiptare i bën horë kolegët e saj grekë

Shqetësim dhe nevojë për reflektim ka shkaktuar në komunitetin akademik një "incident" i treguar nga profesori i Universiteti të Shkencave Sociale dhe Politike në Athinë, Donatos Papajanis. Ai i ka thënë gazetës greke “Espresso” se ishte duke dhënë mësim në departamentin e Administratës Publike në një audiencë prej 300 studentësh, që pretendohet se janë shkencëtarët e ardhshëm të vendit. Iu drejtoi atyre një pyetje lidhur me betejën e njohur të Maratonës dhe iu kërkoi të thonë më shumë për atë ngjarje, por, siç shprehet ai, në sallë mbizotëroi një “heshtje varri”.

Si transmeton BalkanWeb, pedagogu vendosi të mos vazhdojë leksionin dhe këmbënguli për të marrë përgjigjen e studentëve lidhur me këtë ngjarje historike, kur pas disa minutash vetëm një dorë u ngrit për të dhënë përgjigje.

Papajanis rrëfen se ndjeu një lehtësim të madh dhe mendoi me vete: “Për fat të mirë dikush e di. Shpëtoi nderi dhe emri i universitetit”.

“Ishte një vajzë. Studentja u përgjigj shkëlqyer. Me një fjalor të zgjedhur përshkroi me saktësi të madhe ngjarjet e betejës së Maratonës dhe unë ndjeva një ngazëllim të madh. Doja ta përqafoja e ta falënderoja”, tregon pedagogu.

“Duke besuar se vjen nga zona e Maratonës, e pyeta për emrin dhe origjinën. Ajo me përulësi më tha: Emri im është Silvana dhe jam nga Shqipëria”.

Kjo ngjarje është bërë publike në gazetën “Espresso” dhe më pas në shume media të tjera greke, ku theksohet fakti që 300 studentë grekë nuk kanë ditur të japin një përgjigje për një ngjarje historike të vendit të tyre, të cilën e dha shkëlqyeshëm vetëm një studente shqiptare.
Rrushjaa
Rrushjaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 5780
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2013
http://gbpics.to/gbpics/blumen-fuer-dich32.jpg

Studentja shqiptare i bën horë kolegët e saj grekë Empty Re: Studentja shqiptare i bën horë kolegët e saj grekë

Fri 15 Mar 2013 - 0:36
jav paska ftof atyreve kolegeve hee mir jav paska bo 8 me 2 Very Happy
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studentja shqiptare i bën horë kolegët e saj grekë Empty Re: Studentja shqiptare i bën horë kolegët e saj grekë

Fri 15 Mar 2013 - 0:46
Një “incident” i treguar nga profesori i Universiteti të Shkencave Sociale dhe Politike në Athinë, Donatos Papajanis ka ngjallur shqetësim në rrethet akademike greke. Kështu profesori I nderuar duke dhënë mësim në departamentin e Administratës Publike në një audiencë prej 300 studentësh, që pretendohet se janë shkencëtarët e ardhshëm të vendit, I ka pyetur ata lidhur me betejën e njohur të Maratonë.
Në sallë mbizotëroi një “heshtje varri” dhe pedagogu vendosi të mos vazhdojë leksionin dhe këmbënguli për të marrë përgjigjen e studentëve lidhur me këtë ngjarje historike. Kur pas disa minutash vetëm një dorë u ngrit për të dhënë përgjigje.
“Për fat të mirë dikush e di. Shpëtoi nderi dhe emri i universitetit. Ishte një vajzë. Studentja u përgjigj shkëlqyer. Me një fjalor të zgjedhur përshkroi me saktësi të madhe ngjarjet e betejës së Maratonës dhe unë ndjeva një ngazëllim të madh. Doja ta përqafoja e ta falënderoja”, tregon pedagogu.
Më tej ai tregon se duke besuar se vinte nga zona e Maratonës, e pyeti për emrin dhe origjinën dhe ajo iu përgjigj: “Emri im është Silvana dhe jam nga Shqipëria”. /alb-observer.com/
Sponsored content

Studentja shqiptare i bën horë kolegët e saj grekë Empty Re: Studentja shqiptare i bën horë kolegët e saj grekë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi