Studentja shqiptare, ndalohet të mbajë shami në një shkollë në Turqi
Sat 10 Dec 2011 - 17:37
Izmir, 8 Dhjetor 2011, NOA – Një studente shqiptare në Institutin e Teknologjisë në Izmir të Turqisë (İYTE), nuk është lejuar të marrë pjesë në mësimin e zhvilluar një nga klasat e këtij institucioni arsimor turk për shkak të shamisë që mbante në kokë.
Ngjarja e pazakontë është denoncuar nga vajza shqiptare tek gazeta turke “Today Zaman”, dhe duke dashur të sensibilizojë faktin, Ornela Bega risjell në vëmendje rastet e ndalimit të shamive të kokës në mjediset arsimore, për të cilat Bordi i Arsimit të Lartë (YOK) ka marrë një vendim të caktuar vitin e kaluar. Por që sipas kësaj gazete, është ende duke u aplikuar në mënyrë arbitrare në disa universitete.
Ornela Bega, vajza që shihni në foto, studentja nga Shqipëria, tregon se ka ardhur në Turqi për të studiuar fizikë në institucionin arsimor İYTE.
Por sikurse ajo thekson, nuk është lejuar të marrë pjesë në leksionin e saj të Kimisë për më shumë se një muaj për faktin e vetëm se mbante shami koke.
Bego ka denoncuar për “Today Zaman” se ajo nuk ka qenë në gjendje për të gjetur ndonjë zgjidhje për këtë problem, i cili sipas saj, mund ta bëjë madje që të humbasë edhe vitin shkollor. Kjo edhe pse ajo ka biseduar me rektorin e İYTE-së, Mustafa Güden për këtë çështje.
Ndërkaq, Presidenti i Bordit të Arsimit të Lartë (YOK) Jusuf Zija Ozcan lëshoi një deklaratë në mars të vitit të kaluar, me të cilin paralajmëronte ata që ndalonin mbajtjen e shamisë së kokës në universitete dhe nëse do të kishte mosrespektim të këtij vendimi, ndaj atyre personave YOK do të niste hetimin.
Bega pohon se i ishte thënë nga një profesor: "Ju nuk mund të hyni në klasa duke mbajtur shami koke, edhe në qoftë se ndalimi i tyre në universitete është hequr".
Ajo tha gjithashtu se ajo nuk ishte në gjendje për të kuptuar pse një ndalim i tillë ka qenë i zbatuar në Turqi, popullsia e së cilës është kryesisht myslimane.
n.e/NOA

- E askujtPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1473
Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
Anetaresuar : 01/12/2011
Re: Studentja shqiptare, ndalohet të mbajë shami në një shkollë në Turqi
Sat 10 Dec 2011 - 19:44
kjo gje ka ndodh dhe ktu ne shqiperi....as te ne nuk lejohet shamia ne mjediset arsimore
mua me duket sh absurde kjo gje.....shamia esht thj nje simbol fetar...perse te mos e mbaj ???!!...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi