Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ne dhe ata matanë Adriatikut Empty Ne dhe ata matanë Adriatikut

Mon 7 Mar 2011 - 21:30
(Në ndihmë të njëzetvjeçarëve të sotëm për ta kuptuar sado pak historinë e Shqiperisë para viteve '90)

Ne kishim plot ujë në malet tona por jo në çezmat e shtëpisë
Ata kishin shumë më pak ujë se ne por çezmat e tyre nuk rreshtin së derdhuri

Ne gëzoheshim kur hapnim çezmën dhe na vinte uji ..............i ftohtë
Ata e quanin normale që mund të zgjidhje në se doje ujë të ftohtë apo të ngrohtë

Ne të shtunën në darkë e kishim ditën e të larës
Ata laheshin edhe dy herë në ditë

Ne shkonim në punë apo në shkollë në këmbë, me biçikletë apo (duke u shtyrë) në autobus
Ata shkonin (në të shumtën e rasteve) me vetura, shpesh jo më shumë se një person në makinë

Lojtarët tanë të kombëtares së futbollit shkonin me biçikletë në stadium
Lojtarët e tyre shkonin me Ferrari

Ne nuk kishim semaforë nëpër rrugët e qyteteve tona
Ata nuk mund të ecnin më shumë se dy minuta pa u ndalur nepër semaforë

Ne bënim punë vullnetare dhe me këtë rast e mbanin edhe trupin në formë
Ata paguanin për të shkuar në palestër për ta sjellë trupin në formë

Ne shkonim në zbor të stërviteshim ushtarakisht dhe të mësoheshim me vështirësitë
Ata paguanin dhe i dërgonin fëmijët si boy dhe girlscout në majë te malit që të rrinin edhe dy javë në çadra

Ne bënim marshime të detyruara në rrugën ku kishte kaluar Brigada e Parë Sulmuese
Ata vraponin vullnetarisht me mijra nëpër maratona qytetesh

Ne e dinim rezultatin e votimeve para se ato të kryheshin
Ata nuk e njihnin mirë listën e të gjitha partive që konkuronin në votime

Ne i kënaqeshim edhe tollonit me një kile djathë e shtatë vezë në javë: bereqaves
Ata shtatë vezë i hanin brenda një ditë

Ne mbanin rradhë që në pikë të mëngjesit për të marrë një shishe me qumësht
Ata e derdhnin qumështin rrugëve sepse nuk kishte kush ta blinte

Shumë nga fshatarët tanë duhej të vinin në qytet për të blerë edhe qepë e patate
Andej matanë nuk dallohet mirë ku mbaron qyteti dhe fillon fshati

Ne e blinin televizorin, lavatriçen dhe frigoriferin me autorizim
Ata paguanin reklama per të shitur elektroshtëpiaket

Ne pinim ujë Selite (kur vinte ne çezmë)
Ata pinin lëng frutash, Coca Cola, Pepsi, 7Up .............dhe pak ujë në fund

Ne pinim kafe turke në shtëpi dhe kafe ekspres në lokal
Ata pinin caffè espresso që nuk kishte fare të bënte me ekspresin tonë, por ata pinin kafe edhe me filxhan çaji

Ne pinim konjak Skënderbeu dhe Fërnet Korçe
Ata pinin Scotch Whiskey dhe Fernet Branca

Ne pinim (dhe pimë) raki që nga fillimi deri në fund të darkës
Ata pinin (dhe pinë) një gotë raki në fund të darkës për të tretur ushqimin

Ne hanim byrek, qofte zgare dhe kërnacka
Ata hanin pizza dhe shkonin në McDonald

Ne pamë për herë te parë banane në treg në vitin 1973, por kjo nuk u përsërit më dhe ato pothuaj u kalbën të gjitha
Për Ata bananja ishte fruti që konsumohej më shumë

Ne blemë për herë të parë atlete sportive në treg në vitin 1986
Ata i ndrronin atletet simbas sportit që praktikonin

Myslimanët tanë pinin (dhe pinë) raki më shumë se kristianët
Fetarët e tyre si Mormonë e Baha'i, pa le myslimanët, nuk pinë as Coca Cola pa le pastaj alkol

Ne nuk e dinim në cilën degë të universitetit do të studjonim
Ata merrnin pjesë në konkurse për të fituar degën e preferuar

Ne po të mos të na dilte shkolla (universiteti) duhej të shkonim ushtar
Ata bënin kerkesë për të shkuar ushtar

Ne kur liroheshim nga ushtria gëzoheshim pa masë
Ata mund edhe të mos ktheheshin më në shtëpi

Ne kur bënim qitje në zbor merrnim në shenjë portretin e Niksonit dhe të Brezhnjevit
Ata zgjidhnin më mirë presidentët të gjallë si Kenedi apo Regan

Ne po të ishim me biografi "të keqe" nuk na dilte shkolla (universiteti)
Ata mund të zgjidhnin lirshëm në se donin të ishin "komunistë" apo" fashistë"

Ne (meshkujt) duhet të shkonim një vit në prodhim para se të kishim të drejtën të shkonim në Universitet
Ata vendosnin vetë se ku donin të shkonin dhe për çfarë donin të studjonin

Ne flokët i qethnim shpesh të gjithë njësoj karekinezce apo ballaboks siç donte Partia
Ata i mbanin flokët të gjata dhe nuk ishte e lehtë të dalloheshin vajzat nga djemtë

Ne nuk na lejohej të mbanim mjekër apo mustaqe
Ata i zbukuronin ato si tu a donte qejfi

Ne nuk mund ti qepnim pantallonat kauboj
Ata i blinin xhinset të grisura që tju dukej trupi "sa më bukur"

Vajzat e moshës tonë (vitet 70-80-të) u gëzuan pamasë kur për herë të parë u shitën në treg copa turke
Moshataret e tyre andej mendonin vetëm per veshje "firmato"

Ne gëzoheshim shumë po të kishim një palë rroba banje të jashtme
Ata i ndërronin rrobat banjës në plazh çdo ditë, .....ose...... nuk kishin fare nevojë për to

Ne dilnim në xhiro çdo të djelë mbasdite dhe rrinim deri vonë jashtë sidomos gjatë verës
Ata shkonin në diskoteka

Ne nuk e njihnim drogën, përveç duhanit
Ata drogoheshin deri sa edhe mund vdisnin

Ne shikonim TVSH-në dhe me shumë vështirësi RAI-in apo jugosllavin
Ata nuk i numëronin dot kanalet televisive

Ne na duhej të blinim "kanoçe" fshehurazi për të parë "dyshin" e jugosllavit
Ata nuk e kishin fare në refene jugosllavin

Ne hypnim në tarracen e pallatit për të "rregulluar" antenën e televizorit
Ata e kishin sinjalin e TV-së me prizë njësoj si korrentin elektrik

Ne na përjashtonin nga shkolla po të lexonim fshehurazi Frojdin
Ata Frojdin e kishin të detyruar ta mësonin në shkollë

Ne nuk kishim prostituta të ligjëruara
Ata kishin prostituta në rrugë, shtëpi publike dhe Sex Shops në çdo cep të rrugës

Ne mendonim se seksi ishte kryesisht një kënaqësi mashkullore
Ata e praktikonin seksin lirshëm

Ne kishim në Tiranë vetëm një gay të deklaruar
Ata organizonin gay pride parade

Ne e kishim ëndërr të dilnim të paktën një herë jashtë shtetit
Ata duhej vetëm të zgjidhnin vendin ku donin të shkonin

Ne nuk paguanim per ti kuruar dhëmbët, por dhëmbët i kishim më të prishur se ata
Ata duhej të mendoheshin mirë para se të vendosnin se tek cili dentist do të shkonin dhe sa do të paguanin

Ne mund të kuroheshim dhe të shtroheshim në spital pa paguar
Ata duhej të kishin librezën e sigurimit shëndetsor me vete para se ti afroheshin spitalit

Ne kishim vetëm një aeroport ku ulej një avion në dy ditë
Andej matenë ulej dhe ngrihej një avion në çdo minutë

Ne nuk kishim asnjë autostradë pa le pastaj mbi kalime
Ata duhej të kishin hartën autostradale me vete para se ti hypnin makinës

Ne punonim shumë kundrejt një pagesë qesharake
Ata bënin më parë kontratën e punës pastaj fillonin nga puna

Ne kishim Bashkimet Profesionale që "ruanin" të drejtat e punëtorëve, por në fakt duheshin vetëm për të dhënë autorizimin për në kampin e pushimit
Ata kishin sindikatat që me grevat e tyre siguronin të drejtat e punëtorevë

Ne me ligj nuk mbeteshim pa punë kur mbaronim universitetin
Ata duhej të kërkonin punë kudo që të ishte brenda apo jashtë vendit të tyre dhe.... mund edhe të mos ta gjenin

Ne mund (dhe duhej) të fusnim "mik" per tu transferuar në qytetin tonë
Ata ja linin tregut të punës të vendoste ku mund të punësoheshin

Ne e kishim frikë policin
Ata i gjuanin me gurë policeve

Ne mund të na futnin edhe në burg po të thonin se në dyqan nuk ka mish
Ata mund të talleshim me udhëhëqesit e tyre si të donin

Ne e vidhnim shtetin si të mundeshim
Edhe Ata nuk bien shumë poshtë në ketë drejtim

Ne kishim informatorë që shkruanin letra anonime për cilindo dhe pa pagesë
Ata i botonin kritikat e karikaturat e tyre në gazetë

Ne shkruanim edhe Fletë Rrufe dhe i ngjisnim ato në muret e rrugës
Ata organizonin demonstrata dhe përlesheshin me policinë

Ne duhej të fusnim frymën e Partisë kudo qoftë edhe në veprat artistike
Ata i ndërronin anëtaresitë partiake simbas rrethanave politike

Ne nuk e njihnim emigracionin
Ata kishin më shumë qytetarë të tyre jashtë se sa brënda vëndit

Ne nuk i blinim dot biletat e kinemasë pa u shtyrë
Ata duhej vetëm të bënin një telefonatë për të zgjedhur vëndet ku donin të uleshin dhe hanin edhe pop corn

Ne e merrnim vajgurin me bidona dhe i ngjisnim drutë me krahë deri në katin e pestë
Ata e rregullonin ngrohjen me termostat

Ne e çonim tavën në furrë për ta pjekur
Ata e vinin tavën në sobë, caktonin minutat që duheshin për ta pjekur dhe dilnin shetitje

Ne shkonim në plazh për pushime me makinat e komunales dhe e merrnim frigoriferin dhe televizorin me vete
Ata shkonin me pushime në shtëpinë e tyre të dytë private në breg të detit

Ne i lanim pjatat me dorë
Ata i lanin me lavastoviglie (ose shqip pjatalarese)

Ne e konsideronim normale që rreth të tridhjetave (për vajzat ishte vonë!) të ishim të martuar
Ata donin të bashkëjetonin disa vjet me rradhë me partnerë të ndryshëm e pastaj ...edhe mund të martoheshin

Ne nuk para kishim shumë divorce asokohe
Ata divorcoheshin edhe mbas një viti martese

Tek Ne femijët jashtë marteses legale quheshim kopila
Ata mund të kishin fëmijë sa të donin edhe jashtë martesës

Ne i mesonim gjuhët e huaja për notën në mesataren e gjimnazit por edhe nga kurioziteti që kishim për botën
Jo të gjithë Ata matanë Adriatikut ishin kaq të zotë sa ne për gjuhët e huaja

Dikush në kohën tonë (vitet '70-'80) thoshte se ai tiranas njëzetvjeçar që nuk di Italisht nuk mund të quhet tiranas
Ata nuk e dinin ku binte Tirana

Ne e dinim ama që Nepali ishte i vetmi vënd në botë që kishte flamur në formën e dy trekendëshave
Ata as që e kishin idenë në se egzistonte Shqiperia

Ne pretendonim se ishim fanar ndriçues i socializmit në Europë
Ata nuk e shikonin dritën e këtij fanari as me dylbi

Ne kishim parrulla që i jepnin lavdi Partisë në çdo rrugë, pallat, stadium, kodër e mal
Ata kishin reklama

Ne i quanin të huajt që vinin në Shqipëri në të shumtën e rasteve............ spiunë
Ata i quanin turistë

Ne nuk kishim prefiks (sot 355) për Shqipërinë
Andjej edhe Fiji kishte prefiks

Ne kishim vetëm një zezak në Shqipëri: Emrush Arapin
Ata kishin zezakë me bollëk

Ne nuk paguanim taksa, por qeveria merrte nga rroga jonë aq para sa donte
Ata paguanin taksa mbi bazën e të ardhurave

Ne i mbanim hapur fabrikat edhe kur ato dilnin me humbje
Ata i mbyllnin fabrikat kur dilnin me humbje

Ne i detyronim fshatarët të futeshin në kooperativë
Ata i krijonin vetë kooperativat por ama kur ju duheshin

Ne të dielën paradite pastronim oborrin e pallatit
Ata shkonin në kishë për meshën e të dielës

Ne kishim dashuri të madhe për prindërit tanë dhe ju rrinim atyre shumë pranë
Ata mund të mos i shikonin prindërit e tyre edhe për vite me rradhë

Ne merrnim pjesë në varrime dhe e nderronim (e nderrojmë) familjen e të ndjerrit edhe me para
Ata shkonin (shkojnë) në kishë dhe çojnë buqeta me lule

Ne kishim edhe tre familje që rronin në një apartament me 3 dhoma, një guzhinë dhe një banjë
Ata kishin shtëpi me shumë dhoma e banja ku rronin vetëm dy pensioniste të harruar

Ne kishim familje që gatuanin edhe në banjë me furnellë me vajguri
Ata guzhinat i bënin me porosi

Ne nuk mbanin qen e mace sidomos po të rronim në pallat
Andej ka vënde me më shumë qen e mace se sa njerëz

Ne në Tirane kishim Bllokun
Ata kishte lagje të tëra që nuk mund tju afroheshe

Por banorët tanë të Bllokut e kishin grabitur këtë privilegj
Banorët e "blloqeve" të tyre ose e kishin trashëguar ose e kishin fituar me anë të votës së lirë ose e kishin blerë me para këtë të drejtë

Ne donin tu qepeshim kodrave e maleve e ti bënin ato pjellore si edhe fushat
Ata i ruanin kodrat, malet e pyjet siç ishin dhe i trajtonin mirë fushat

Ne mendonim se Metalurgjiku i Elbasanit do ta çlironte Shqipërinë për herë të dytë
Ata vendosnin të ndërtonin një metalurgjik në se tregu kishte nevojë për të

Por Ne thithnin ajër të pastër ......................para se të ndërtohej metalurgjiku
Ata duhej të hiqnin makinat nga rruga për ta pastruar ajrin

Pra kush ishte më mirë Ne apo Ata? Pergjigjja shpjegon pse dhe çfarë ndodhi më pas!

SHEKULLI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi