Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i qafës se mitrës Empty Kanceri i qafës se mitrës

Sat 12 Mar 2011 - 1:15
Cfare eshte kanceri i qafes se mitres?
Kanceri i qafes se mitres
eshte nje tumor qe formohet ne qafen e mitres. Qafa e mitres ndodhet ne
fundin e mitres dhe lidh ate me vaginen. Kanceri i qafes se mitres ndodh
kur qelizat e qafes se mitres fillojne te rriten ne menyre jo normale
dhe te pakontrolluar.

Sa i shpeshte eshte kanceri i qafes se mitres?

Kanceri
i qafes se mitres eshte nje nga kanceret me te shpeshta tek femrat dhe
takohet sidomos tek femrat rreth moshes 40 vjec. Kanceri i qafes se
mitres eshte i dyti pas kancerit te gjirit, por ka nje vdekshmeri me te
larte. Ne pjesen me te madhe te rasteve, kanceri i qafes se mitres kapet
ne faza shume te avancuara.

Kurjozitet!
-Cdo vit rreth 500000 gra ne bote preken nga kanceri i qafes se mitres dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo semundje.
-Ne bote cdo 2 min nje grua vdes nga kanceri i qafes se mitres.
-Ne europe cdo 18 min nje grua vdes nga kanceri i qafes se mitres.

Cili eshte shkaktari kryesor i kancerit te qafes se mitres?

Shkaktari
kryesor i kancerit te qafes se mitres eshte Virusi i papilomes
njerezore ose HPV. Ka me shume se 100 tipe virusesh te HPV, por nje
pjese prej tyre jane viruse me rrezikshmeri te larte dhe shkaktare te
kancerit te qafes se mitres. HPV eshte nje virus qe mbetet i fshehur ne
organizem pa dhene asnje shenje semundje. HPV perhapet nepermjet
kontakteve seksuale. Infeksioni nga HPV eshte me i zakonshem ne grup
moshat e reja te cilat jane seksualisht aktive.

Sa kohe do kanceri i qafes se mitres te zhvillohet?
Nga
momenti i shfaqjes se qelizave jo normale ne qafen e mitres deri ne
shfaqjen e plote te kancerit ne qafen e mitres duhen shume vjet, rreth
10 vjet deri ne 20 vjet. Fatmiresisht koha e gjate e zhvillimit te ketij
kanceri i jep mundesi cdo femre ta kapi ne kohe ate, nese kontrollohet
rregullisht.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i qafës se mitrës Empty Re: Kanceri i qafës se mitrës

Sat 12 Mar 2011 - 1:18
Cilat femra rrezikohen prej kancerit te qafes se mitres?
Cdo grua mund te preket nga kanceri i qafes se mitres.
Por nje femer eshte me e rrezikuar per tu prekur nese:
*Ka filluar heret aktivitetin seksual.
*Ka partnere seksual te shumte.
*Ka partnere te cilet kane patur shume partnere seksuale.
*Ka nje infeksion nga virusi i papilomes njerezore-HPV.
*Nena, motra apo gjyshja e tyre ka patur kancer te qafes se mitres.
*Ka apo ka patur nje infeksion seksualisht te transmetueshem perfshi HIV/AIDS.
*Pi duhan.
*Ka patur shtatzani te shumta.
*Ka imunitet te ulet.

Si mund te mbrohem une nga kanceri i qafes se mitres?

Rreziku ne qafen e mitres zvogelohet nese ju:

-VAKSINOHENI me vaksinen under virusit HPV qe shkakton kancerin e mitres.
-Beni rregullisht PAP TESTIN.

Te dyja se bashku ju mbrojne nga kanceri i qafes se mitres!


Cfare eshte vaksina kunder HPV?
Fale arritjeve te shkences, sot eshte
prodhuar nje vaksine e cila te mbron nga infektimi me virusin HPV.
Vaksina siguron nje mbrojtje te larte per dy tipet e virusit qe jane
shkaktaret me te shpeshte te kancerit te qafes se mitres.

Ne cfare moshe rekomandohet vaksina?

Vaksina
rekomandohet te behet para fillimit te aktivitetit seksual, pra para
infektimit me virusin HPV. Mosha optimale e rekomanduar eshte ajo midis
moshes 9-26 vjec. Ne kete grup popullate vaksina ka treguar efektivitet
maksimal. Megjithate vaksina ka qene efektive edhe ne grup moshat mbi 26
vjec deri ne 55 vjec.
-Te dhenat shkencore tregojne qe vaksina eshte
e efektshme deri ne moshen 55 vjec. Per grup moshat mbi 26 vjec
rekomandohet berja e HPV testit perpara vaksinimit.
-Vaksinimi e ul rrezikun e kancerit te mitres por nuk e eliminon nevojen e berjes se PAP TESTIT.
-Te dyja se bashku ju mbrojne nga kanceri i qafes se mitres.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i qafës se mitrës Empty Re: Kanceri i qafës se mitrës

Sat 12 Mar 2011 - 1:23
Cfare eshte PAP TESTI?
PAP TESTI eshte nje test i shpejt dhe i
thjesht qe behet per te pare qelizat e mitres. Ky test mund te tregoje
nese ju keni nje infeksion ne qafen e mitres, qeliza jo normale apo
kancer te qafes se mitres.

Si behet nje PAP TESTI?

Nderkohe qe
gruaja shtrihet tek shtrati i vizites, mjeku merr nje sasi qelizash
prej qafes se mitres me nje furce te vogel qe eshte posacerisht per
kete. Materiali me pas dergohet ne laborator per tu pare. PAP TESTI
eshte i padhimbshem prandaj nuk ka nevoje per asnje ilac qetesues. PAP
testi mund te kryhet ne nje klinik apo spital.

Perse eshte kaq i rendesishem pap testi?
Berja
e rregullt e PAP TESTIT zbulon qelizat jo normale ne fazat e hershme pa
dhene akoma kancer ne qafen e mitres. Pjesa me e madhe e kancerit ne
qafen e mitres mund te kapen ne kohe atehere kur trajtimi behet me i
lehte dhe stance per kurimin e tij jane shume te medha.

Te gjitha grate duhet ta bejne Pap Testin?

Eshte
e rendesishme qe te gjitha grate ta bejne rregullisht Pap Testin, si
pjese e kujdesit te vazhdueshem per shendetin. Rekomandohet qe te gjitha
femrat tre vjet pasi kane filluar aktivitetin seksual duhet te kryejne
Pap testin rregullisht.
Grate te cilat kane hequr mitren duhet te konsultohen me mjekun nese mund te kryejne rreglullisht pap testin.



Sa shpesh rekomandohet Pap Testi?
Rekomadimet jane te ndryshme. Disa rekomandojne te kryhet cdo 1 deri tre vjet.
Sipas Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH) rekomandohet :
Te gjitha femrat e moshave nga 25-65 vjec duhet te kryejne Pap Testin.
* Femrat nga 25 deri 49 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo tre vjet.
* Femrat nga 50 deri 64 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo pese vjet.
*
Femrat ne moshen 65 vjec e lart mund te ndalojne te bejne Pap Testin
vetem nese e kane kryer rregullisht ate qe ne moshen 50 vjec dhe kane
patur rezultate normale.

Kerkohet ndonje gje e vecante para se te shkosh te kryesh PAP Testin?
Rreth
2 dite para testit shmangni dushet vaginale, perdorimin e ovulave
vaginale, kremrave spermicide, etj. Nuk duhet te kryeni marrdhenie
seksuale 2 dite para PAP Testit. Nje grua e kryen PAP Testin larg
periudhes se mestruacioneve.

Kur merret pergjigja e PAP Testit?

Pergjigja
merret pas disa ditesh. Eshte e rendesishme per nje grua te diskutoje
rezulatet e testit me mjekun e saj. Nese rezultati i PAP Testit eshte
normal, ju duhet te vazhdoni rregullisht berjen e PAP Testit.

"PAP TESTIT ESHTE TEST I THJESHTE, I SHPEJTE, I PADHIMBSHEM, QE ZGJAT VTEM PAK MINUTA DHE QE JU SHPETON JETEN! "
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri i qafës se mitrës Empty Re: Kanceri i qafës se mitrës

Sat 12 Mar 2011 - 1:24
Po nese rezultati i PAP Testit eshte jo normal?
Kjo do te thote qe
disa qeliza jo normale jane gjetur ne qafen e mitres, por kjo nuk do te
thote gjithmone qe jane qeliza kanceroze. Eshte e rendesishme te mbajme
mend se qelizat jo normale duhen hequr qe te mos kthehen ne kancer. Kjo
gje kerkon nje trajtim te thjeshte ne spitalin gjinekologjik dhe nuk
kerkon qe ju te shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon ne jeten seksuale apo
ne mundesine per te patur femije.

C’duhet bere nese rezultati i testit eshte jo normal?

Nese
PAP Testi tregon nje dyshim apo nje gjendje jo normale mjeku do tu
kerkoje te perserisni testin pas 6 muajsh apo do tu kerkoje te kryeni
nje egzaminim te quajtur kolposkopi. Gjate saj shikohet nga afer qafa e
mitres, nepermjet nje istrumenti qe vepron si mikroskop por qe quhet
kolposkop.

Gjithashtu mjeku mund te marre nje material te vogel
nga indet e qafes se mitres per ti ekzaminuar ne laborator. Kjo
procedure quhet BIOPSI.

Biopsia eshte e vetmja menyre e sigurte per te percaktuar nese qelizat jo normale kane lidhje me kancerin.

VAKSINIMI DHE BERJA RREGULLISHT E PAP TESTIT JU MBRON NGA KANCERI I QAFES SE MITRES!
Sponsored content

Kanceri i qafës se mitrës Empty Re: Kanceri i qafës se mitrës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi