Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Depresioni fshihet pas dhembjes së qafës Empty Depresioni fshihet pas dhembjes së qafës

Tue 2 Feb 2010 - 19:59
Shkenctarët Gjermanë zbuluan se shkaqet e dhembjes në qafë nuk janë vetëm natyrale. Gjendja e rënduar shpirtërore, depresioni dhe stresi lidhen ngushtë me dhembjen e shpeshtë të qafës. Sipas Dr. Martin Scherer “kur njerëzit që vuajnë nga dhembjet e qafës dhe kërkojnë terapi, për të pasur rezultate sa më të suksesshme dhe afatgjate është e rëndësishme të merren parasysh faktorët psiko-socialë, dhe të përfshihen në terapi strategjike.” Grupi kërkimor i Universitetit të Gottingen studioi 448 pacientë që shfaqën të paktën një herë dhembje të qafës, 56% e të cilëve raportoi dhembje qafe ditën e plotësimit të pyetësorit, ndërsa 26% vitin e shkuar kishin dhembje të vazhdueshme të qafës. Në bazë të përgjigjeve të tyre në pyetësor, 20% e vullnetarëve u akuzua që shfaqin tendencë depresive ndërsa 28% shfaqin stres. Sipas studiuesëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, njerëzit me tendencë depresive ose stresi kishin probabilitetet më të mëdha që të shfaqnin nivele të larta dhembjeje qafe. Kërkuesit deklarojnë se shkalla e dhembjes lidhet me shkallën e gjendjes së vështirë shpirtërore, domethënë sa më i lartë të jetë niveli i dhembjes aq më e rënduar është gjendja e tyre shpirtërore dhe psikologjike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi