- SalomiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2617
Hobi : shoping
Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
Anetaresuar : 01/02/2010
Libër shqip për emigrantët
Thu 17 Mar 2011 - 21:05
Për fëmijët e emigrantëve po përgatitet një libër i cili do të ndihmojë në mësimin e gjuhës shqipe dhe do t’u shpërndahet rreth 5 mijë fëmijëve.
Këto tekste do të jenë gati brenda muajit prill dhe kostoja e tyre mendohet të shkojë jo më shumë se 2.5 milionë lekë.
“Besoj se më 2 prill shtëpitë botuese do na sjellin libra të posacëm të gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë jashtë. Do ketë libra për fëmijë nga klasa e parë në të pestën, nga e gjashta në të nëntën dhe për fëmijët në gjimnaz”, ka deklaruar Jovan Kristiqi, këshilltar në Ministrinë e Arsimit.
Ministria e Arsimit këtë vit shkollor do të shpërndajë tekste falas për një sërë kategorish nxënësish, sic janë fëmijët e pakicave etinike, emigrantëve, romëve, fëmijët jetimë dhe të verbër, cka do të shoqërohet edhe me një faturë të lartë. Vetëm për fëmijët e pakicave kombëtare, greke dhe maqedonase, kostoja është 25 milionë lekë.
“Kostoja e këtyre librave është tepër e lartë, 150 mijë, por ne synojmë ta ulim këtë kosto dhe t’iu vijmë në ndihmë fëmijëve shqiptarë”, ka shtuar Kristiqi.
Gjatë këtij viti shkollor, kryetarët e shoqatave të emigrantëve kanë denoncuar faktin se shteti shqiptar nuk dërgoi në kohë libra për mësimin e gjuhës shqipe.
Politikat e Ministrisë së Arsimit në vitet e fundit kanë synuar që në shkollat ku ka shumë fëmijë shqiptarë, mësimi i gjuhës shqipe të futet si lëndë e dytë, por kjo iniciativë ka gjetur zbatim vetëm në disa shkolla të Italisë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi