Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë Empty Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë

Fri 18 Mar 2011 - 18:58
Në vitin 1990 popullsia e Shqipërisë zinte 70 për qind në fshat dhe 30 për qind në qytet dhe vendi ynë ishte gati një fshat i madh. Megjithatë edhe pse shifrat ishin kokëforte, Shqipëria numëronte 64 qytete. Një paradoks, në një Shqipëri me 3 milionë banorë dhe me raport skandaloz mes qytetit dhe fshatit. Në fakt qytetet që ishin zyrtarë të tillë linin shumë për të dëshiruar. Ata kishin vetëm emrin qytet, ishin shumë të vegjël, në shumë raste më shumë se artificialë dhe nuk kishin asnjë lidhje, fjala vjen, më qytetet që dikur gëzonin një traditë me të vërtetë qytetare si Shkodra, Durrësi, Vlora e të tjerë.
Megjithatë, pas vitit 1990 asnjë qytet nuk e humbi statusin, por ama sot ne kemi një panoramë shumë më të qartë dhe shumë më reale. Është e vërtetë që sot në vendin tonë janë po aq qytete sa në vitin 1990, por vetëm një pjesë e tyre janë realisht të tillë. Më saktë akoma, qytete të mirëfilltë janë qendrat e qarqeve dhe disa qytete të tjerë që të paktën kanë një histori. Gjithsesi, pa e paragjykuar këtë zhvillim apo mos zhvillim, në suplementin e sotëm, gazeta “Tirana Observer” boton historitë dhe fotot e 64 qyteteve të vendit tonë. Kur janë themeluar, cilat janë gjurmët më të vjetra, kur dhe nga kush janë pushtuar, cila është origjina e emrit. Duke bërë këtë dhe ne në të vërtetë përcjellim jo thjesht historikun e qyteteve të vendit tonë, por bëjmë dhe një lloj ndarje se kush është me të vërtetë i tillë dhe kush jo. Në vend të parë natyrisht janë disa qytete që nisin me Beratin 2400- vjeçar, por edhe me Durrësin dhe Shkodrën, Vlorën dhe Gjirokastrën e UNESCO-s. Duke u pasuar nga Tiranën, të cilën të huajt vazhdojnë ta cilësojnë si një nga kryeqytetet më të rinj në botë edhe pse i tillë është shpallur më 20 shkurt të vitit 1920, atë ditë kur sipas statistikave të kohës numëronte vetëm 10 mijë banorë, ndërsa sot ky numër është 1 milionë banorë. Një kryeqytet që u themelua si qytet më 1614, u ideua si kryeqytet më 1878 nga Sami Frashëri dhe u emërtua si i tillë më 20 shkurt 1920. Një qytet që nisi të rritej me ndërtimin e shumë godinave dhe rrugëve, ku vlen të përmendet ndërtimi i bulevardit kryesor, që sot ka emrin “Dëshmorët e Kombit”. Një bulevard që kur ishte në ndërtim e sipër një anglez që e pa tha: Unë kisha parë qytete pa bulevard, por bulevard pa qytete nuk kisha parë. Ndoshta kjo thënie është simbolika më e mirë se ç’janë, ç’ishin qytetet e Shqipërisë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë Empty Re: Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë

Fri 18 Mar 2011 - 18:59
1-TIRANE

Origjina e emrit: (Katër variantet) Nga Tehran Iran, kalaja e Tirkanit, Theranda (rrëzimin e masiveve nga Dajti), Tirr – ranë (sit ranë në lumin Lanë
Themeluar: 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini
Shpallet kryeqytet: 20 shkurt 1920
Objektet kryesore: Të gjitha institucionet shtetërore më të rëndësishme të shtetit, kështjella e Petrelës, Kalaja e Pezës, Xhamia e Ethem Beut në qendër të Tiranës, Muzeu Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Galeria e Arteve.
Aktualisht ka: rreth 1 milionë banorë

2-DURRES

Origjina e emrit: Durrahium
Emra të mëparshëm: Epidamus
Themeluar: Në vitin 627 para Lindjes së Krishtit
Pushtuar: në 314 B.C. nga Aleksandri i Maqedonisë dhe në vitin 229 B.C. ai u pushtua nga romakët, më pas nga otomanët, serbët dhe italianët.
Objekte kryesore: Amfiteatri, Forumi bizantin, Muzeu Arkeologjik ku janë të paraqitura periudhat greke dhe romake, Torra Veneciane, Xhamia e Fatihut, Monumenti i Rezistencës, Muzeu Etnografik etj.
Karakteristika:
1. Në afërsi të Shkëmbit të Kavajës është zhvilluar beteja e famshme mes Çezarit dhe Pompeut
2. Në vitin 1200, pas një cunami, qyteti nuk është banuar për 6 vjet
Ka qenë kryeqytet:
Ka portin më të madh në Shqipëri
Aktualisht ka: 300 mijë banorë

3-LEZHE

Origjina e emrit: Lisus
Themeluar: 669 para Lindjes së Krishtit
1300: Ndërtohet kalaja e qytetit
Deri në vitin 1398 qyteti ishte në dorë të familjes feudale të Dukagjinasve, të cilët më pas ia lëshuan Venedikut
Ngjarje kombëtare: 2 Mars 1444, u mblodh “Kuvendi i Lezhës” nën drejtimin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kuvendi formoi një lidhje politike-ushtarake të princërve shqiptar duke formuar një ushtri shqiptare prej 10 mijë trupash kundër rrezikut osman.
Aktualisht ka: Banorë

4-KORÇE

Origjina e emrit:
Gjurmët e vjetra:
Themelimi:
Data me rëndësi kombëtare: Është hapur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917
Pushtuar:
Objektet kryesore:
Aktualisht ka: 90 mijë banorë të regjistruar

5-VLORE

Origjina e emrit: Aulona
Gjurmët më të hershme: Shekulli i 6-të para lindjes së Krishtit
Themelimi:
Data me rëndësi kombëtare: Më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, Lufta e Vlorës, 1920.
Pushtuar: Nga normanët më 1081, 1205 nga Venediku, më pas nën sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 në mbretërinë e Arbërisë. U pushtua nga osmanët më 1417, italianët, gjermanët.
Objektet kryesore: Kalaja, porti, etj.
Aktualisht ka: 124 mijë banorë

6-ELBASAN

Origjina e emrit: Në shekullin e 2-të para Krishtit njihej me emrin Skampa dhe më vonë Skampini. Më vonë Elbasan nga Eli-basan që do të thotë në turqisht “vura dorë”.
Themelimi: Nga osmanët në shekullin e 15-të
Ndërtimi i kalasë së qytetit: më 1466 për 25 ditë dhe për të punuan 150 mijë njerëz.
Data me rëndësi kombëtare: Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e Shkollës Normale
Pushtuar: Romakët, turqit, italianët e gjermanët.
Objektet kryesore: Kalaja, banjat turke
Aktualisht ka: banorë

7-GJIROKASTER

Origjina e emrit:
Themelimi: Për herë të parë përmendet në shekullin e 13-të
Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jetë filluar nga prijësi shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e kështjellës janë bërë nga Ali Pashë Tepelena, dhe nga qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesën veriore të kalasë në burg.
Objektet kryesore:
1963: Shpallet Qytet-Muze
2005: Shpallet Pasuri Botërore nga UNESCO
Aktualisht ka: banorë

8-BERAT

Origjina e emrit:
Themelimi: 313-310 Para Krishtit si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea
Emrat që ka përdorur: Antipatrea, Albanorum Oppidum, Pulheriopolis, Belgrad,
Gjurmët e para: 2600 para Krishtit
Data me rëndësi kombëtare:
Pushtuar: grekët, maqedonasit, bullgarët, osmanët,
1961: Shpallet Qytet Muze
2008: Shpallet Pasuri Botërore nga UNESCO
Objektet kryesore:
Aktualisht ka: banorë

9-SHKODER

Orgjinë e emrit: Skodrin, ose vendi ku shkon Drini, Skutari
Themelimi: Mes shekullit të 5-të dhe 6-të para Krishtit
Data me rëndësi kombëtare:
Gjurmët e vjetra: Paleoliti (guri i vjetër), Neoliti,
Ka qenë kryeqytet: i mbretërisë ilire në 181 Para Krishtit,
Pushtuar: Në vitin 168 nga Roma, sllavët, bullgarët, Venetiku, turqit, serbët, malazezët, italianët, gjermanët.
Objektet kryesore:
Aktualisht ka: banorë

10-KAMZA

Deri në vitin 1990: Një qendër e banuar e Ndërmarrjes Bujqësore të Tiranës
Pas vitit 1990: Popullohet me të ardhur kryesisht nga Veriu.
Sot: Një nga bashkitë dhe qytetet me dendësinë më të madhe në vend.
Karakteristikë: Një zonë periferike e Tiranës që pret të sistemohet falë një plani urbanistik
Aktualisht: Ka 60 mijë banorë.


Edituar për herë të fundit nga Luan_Valikardi në Fri 18 Mar 2011 - 19:07, edituar 1 herë gjithsej
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë Empty Re: Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë

Fri 18 Mar 2011 - 19:00
11-KONISPOL

Qytet i ndërtuar si fillim për të rinjtë aksionistë që hapën tarraca për agrume
Fillimet: Në vitet ‘70
Karakteristikë: Kultivimi i agrumeve dhe zonë plazhi
Aktualisht: Ka 5 mijë banorë

12-MALIQ

Origjina e emrit: ????????
Themelimi: Pas Luftës së Dytë Botërore, pas tharjes së kënetës
Gjurmët e vjetra: Në Maliq janë zbuluar gjurmët më të vjetra në Shqipëri që i përkasin kohës së Neolitit
Aktualisht ka: 3 mijë banorë

13-LESKOVIK

Administrimi: Ish-pjesë e rrethit të Kolonjës, sot në qarkun e Korçës
Origjina e emrit: Nuk gjenden të dhëna
Themelimi: Vend pushimi për bejlerë në kohën osmane
Gjurmët e vjetra: Në lashtësi
Karakteristikë kryesore: Ujërat termale, muzika popullore, sazet
Aktualisht ka: Rreth 4 mijë banorë

14-SHIJAK

Origjina e emrit: ???????
Themelimi: I lidhur gjithnjë me qytetërimin e Durrësit
Gjurmët e vjetra: Gjurmët më të vjetra të jetës njerëzore i përkasin kohës së Gurit të Ri, gjë që vërtetohet nga objekte të gjetura si: çekanë, sëpata prej guri të lëmuar etj. Në zonën e Shijakut janë gjetur prefëse të po kësaj periudhe.
Aktualisht ka: 26 mijë banorë

15-BILISHT

Origjina e emrit: Nga maqedonishtja, Bilišta-Bilisht
Themeluar:
Objektet kryesore:
Karakteristika: Shkolla e parë që u hap në këtë qytet daton në vitin 1917
Aktualisht ka: 7,448 banorë

16-CERRIK

Origjina e emrit:
Themeluar: Në vitin 1947 me krijim e Ndërmarrjes Bujqësore Ushtarake
1956-1957 është ndërtuar Uzina e Përpunimit të Naftës
Objektet kryesore: Radiostacioni, Instituti i Duhanit, Sektori Pyjor i Përpunimit, i Tregtisë, TELEKOMIT, ELEKTRIKUT, i Shërbimit Komunal (janë mbyllur pas viti 1990)
Karakteristika: Qyteti ka 1115 familje fermere me tokë bujqësore
Ai nuk është i përqendruar, por i shkëputur në pjesë të veçanta që lidhen me rrugën nacionale Cërrik-Belesh
Aktualisht ka: 18,764 banorë

17-MEMALIAJ

Origjina e emrit:
Themeluar: 1946 si qendër industriale për prodhimin dhe shfrytëzimin e mineralit qymyrguri
Objektet kryesore: Miniera e Memaliajt
Karakteristika: Në vitin 1990 arriti kapacitetin e prodhimit të qymyr gurit 500.000 tonë në vit. Qymyret e Memaliajit radhiteshin në qymyret e para për fuqinë kalorifike me vleftë 4500-4700
Aktualisht ka: 7640 banorë

18-ORIKUM

Origjina e emrit:
Themeluar: Është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më parë se shekulli VI p.e.s
U krijua si qendër bashkie në vitin 1960 dhe u emërtua si një qytezë ushtarake. Ndërsa si qendër e banuar, lagjja më e vjetër e këtij qyteti njihet me emrin “Lagjja e Fermës”, është formuar në vitin 1949
Tradicionalisht mbahet si qendër e themeluar nga kolonialistët Eubeas, që u kthyen nga lufta e Trojës, por në të vërtetë duhet të jetë themeluar nga Apolonia për të kontrolluar guroret e Akrokerauneve
Emrat e mëparshëm: Erihoi
Objektet kryesore: Monumenti më i njohur është teatri, i cili është hapur gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1958.
Aty përveç shfaqjeve teatrale zhvilloheshin dhe ndeshje me gladiatorë
Karakteristika: Qyteti luajti një rol të rëndësishëm në betejën e romakëve kundër Filipit të V-të të Maqedonisë si dhe në betejat e Cezarit kundër Pompeit në Orikum që janë dokumentuar në luftërat civile të Cezarit
Është një nga vendet më turistike shqiptare
Është qyteti antik më i mbrojtur, sepse është në hapësirën e paprekur të Pashalimanit.
Në 1989 gërmimet nxorën në dritë një varrezë, e cila mendohet të jetë helenistike.
Orikumi ?sht? shpallur park arkeologjik kombëtar
Aktualisht ka: 11039 banorë

19-BALLSH

Origjina e emrit:
Themeluar: Në shekullin e 4-t para lindjes së Krishtit
Objektet kryesore: Kompania e Naftës “Armo”
Karakteristika: Është një qytet shumë i vjetër Ilir, janë akoma rrënojat e Bylisit të vjetër
Është cilësuar si një qytet arkeologjik afër Bylisit
Është një nga qytet kryesore në Shqipëri për nxjerrjen e naftës
Aktualisht ka:

20-FIER

Origjina e emrit: Ekzistojnë dy hipoteza:
E para, paraqet variantin e emrit Fier që vjen nga italishtja FIERA, d.m.th treg ose panair.
E dyta, bazohet tek toponimi i rajonit. Duke qenë se shumica e tyre janë me origjinë bimore, ajo thekson se emri i qytetit të Fierit rrjedh nga bima e fierit që rritej me shumicë në këtë vend.
Themeluar: Në vitin 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos ( Vjosa) nga kolonë të ardhur nga Korinti e Korfuzi.
Objektet kryesore: Qyteti antik i Apolonisë, Muri rrethues, Biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit të XIII
Data me rëndësi kombëtare: Në vitin 1914 ndërtohet xhamia e qytetit me iniciativën e Haxhi Qamilit, njërit prej drejtuesve të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme të viteve 1914 – 1915,
14 gusht 1935 qyteti i Fierit bëhet qendër e shpërthimit të lëvizjes më të fuqishme kundër regjimit të mbretit Zog.
Karakteristika: Ndodhet në rrënojat e qytetit antik të Apolonisë
Në periudhën ‘45-‘90, Fieri kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme industriale të vendit.
Aktualisht ka: 82 mijë banorë


Edituar për herë të fundit nga Luan_Valikardi në Fri 18 Mar 2011 - 19:34, edituar 2 herë gjithsej
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë Empty Re: Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë

Fri 18 Mar 2011 - 19:00
21-ÇOROVODE

Origjina e emrit: (Nga sllavishtja) Çorrnaja Voda,(Uji i Zi)
Themeluar: Në vitin 1912
Është i pari qytet i çliruar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 5 shtator 1942,
Objektet kryesore: Kanionet e Osumit, Teqeja e Kulmakut, Tyrbeja e Abaz Aliut, Shpella e Pirogoshit, Muzeu i Historik
Karakteristikë:
Dallohet si një nga qytet me një klimë të freskët dhe për rakinë e famshme të rrushit
Aktualisht ka: 7 mijë banorë

22-POLIÇAN

Origjina e emrit: Poliçan (nga sllavishtja poli-fushë, çan-e pjerrët)
Themeluar: 1963 si qytet industrial për prodhimin e armëve
Objektet kryesore: Kombinati i armëve, municioneve dhe barutit
Aktualisht ka: 12 mijë banorë

23-LUSHNJE

Origjina e emrit:
Themeluar:
Data me rëndësi kombëtare: Në vitin 1920 u zhvillua “Kongresi i Lushnjës”, u zhvillua në shtëpinë që mban emrin Shtëpia e Kongresit të Lushnjës. Kjo shtëpi është kthyer në muze
Objektet kryesore: Shtëpia ku u zhvillua Kongresi i Lushnjës
Karakteristika: Rreth i rëndësishëm bujqësor dhe blegtoral, është quajtur Hambari i Shqipërisë. Është një udhëkryq shumë i rëndësishëm, afër me portet kryesore të vendit si dhe aeroportin e vetëm të vendit
Dallohet si një qytetet ku kanë lindur personalitete të muzikës dhe artit, si Vaçe Zela, Margarita Xhepa, Vath Koreshi etj.
Aktualisht ka: 38.200 banorë

24-SARANDE

Origjina e emrit: Vjen nga një manastir i hershëm kristian që iu kushtohet Dyzet Shenjtoreve (Ágii Saránda në greqisht),(Santi Quaranta në italisht).
Emra të mëparshëm: Onhezmi ose Porto Edda për nder të vajzës së Benito Mussolinit gjatë periudhës së mbretërisë së mbretit Zog.
Themeluar:
Objektet kryesore: Kalaja e Butrintit, kalaja e Lëkursit
Karakteristika: Është cilësuar si riviera shqiptare
Një nga vendet turistike shqiptare
Aktualisht ka:

25-POGRADEC

Origjina e emrit: “Pogda grada”, që do të thotë “nën qytet” ose qytet kala dhe vjen nga sllavishtja
Themeluar: Në shek. V para Krishtit
Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Enkelejtët kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë.
Invazioni avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria bullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës nga ajo “polis” (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave.
Objektet kryesore: Kalaja e Pogradecit, ka qenë kala iliro-shqiptare
Karakteristikë: Është njohur si një qytet industrial dhe turistik
Është ndalimi i fundit i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Elbasan-Librazhd-Pogradec.
Njihet edhe nga liqeni i Ohrit
Aktualisht ka: 40 mijë banorë

26-PATOS

Origjina e emrit:
Themeluar: Rreth vitit 1949 për të strehuar punëtorët dhe inxhinierët që punësoheshin në të quajturën zona (Patos-Marinëz)
Objektet kryesore:
Karakteristika: Një nga zonat më të pasura me naftë të Shqipërisë
Aktualisht ka:

27-PEQIN

Origjina e emrit: Klodiana-Biklinet-Peklin-Peqin (vend i lashtë ilir)
Emrat e mëparshëm: Biklinet, Peklin
Ka ekzistuar si një nga qytete më të lashta të vendit tonë
Themeluar: Rreth viti 1431
Objektet kryesore: Kalaja e Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia”
Karakteristika: Është parashikuar të kaloje rruga e Korridorit të tetë
Aktualisht ka: 33,000 banorë

28-GRAMSH

Origjina e emrit:
Themeluar: Rreth vitit 1960
Guri i parë në themelet e Gramshit si qytet kur u bë rreth më vete
Pallatet e para të ndërtuara për specialistët dhe punëtorët, që punonin në uzinat ushtarake
Objektet kryesore: Uzina e armëve, uzina e baterive për ushtrinë
Karakteristik: Është i njohur për djathin kaçkavall që bëhet në zonën e Grabovës dhe të Lenies
Aktualisht ka: 15 mijë banorë

29-RROSKOVECE

Origjina e emrit:
Themeluar:
Objektet kryesore: Një nga kishat më të vjetra në vendin tonë, kisha e Kurjanit
Karakteristikë: Është një qendër e banuar e hershme
Një nga degëzimet e rrugës Egnatia, ka qenë me pikë fundore pikërisht në këtë zonë
Ka pazarin më të madh në vend i quajtur Pazari i Roskovecit
Në këtë pazar behej tregtia më e madhe e gurëve të çmuar dhe e materialeve prej argjendi në kohën e Perandorisë Osmane
Aktualisht ka: 12 mijë banorë

30-URA VAJGURORE

Origjina e emrit: Vjen nga një urë me çimento e hekur, që besohet të jetë ndërtuar nga italianët që e përdorën për kalimin e tubave të naftës që nga Kuçova për në Vlorë
Emra të tjerë: Ura e Hasan Beut
Themeluar: Rreth 1960
Objektet kryesore:
Karakteristikë: Rrënojat e këmbëve të urës gjenden si dëshmitarë të ekzistencës së hershme. Ky qytet e ka origjinën nga shpërngulja e banorëve të fshatrave përreth gati 100 vjet më parë. Ndërtimi i urave në periudha të ndryshme të historisë në atë vend ka qenë vazhdimësia e jetës se qytetit
Është e njohur herët për minierat sipërfaqësore të gurit
Aktualisht ka: 20 mijë banorë


Edituar për herë të fundit nga Luan_Valikardi në Fri 18 Mar 2011 - 19:14, edituar 1 herë gjithsej
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë Empty Re: Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë

Fri 18 Mar 2011 - 19:01
31-DELVINE

Origjina e emrit:
Themeluar:
Objektet kryesore: Fabrika e Miellit, Fabrika e Vajit
Fabrika e Reçelit, Fabrika e Salcës (Përpunimi i domates)
NPA (Ndërmarrja e Përpunimit Artizanal, veshmbathje, tapiceri etj)
Aktualisht ka: 4200 banorë

32-PERMET

Origjina e emrit: Nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt, i cili për të mos rënë i gjallë në duar të armiqve ishte hedhur nga maja e “Gurit të Qytetit”, një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit
Themeluar:
Data me rëndësi kombëtare: 1943-1944 qyteti është djegur nga gjermanët
Më 1943 është themeluar brigada e 6 partizane nga Enver Hoxha hu
Më 24 maj 1944 u mbajt Kongresi i Përmetit
Objektet kryesore:
Karakteristika: Qytet i kulturës dhe i këngës shqiptare
Ndryshe quhet edhe si qyteti i trëndafilave
Në vitin 1943 përmes Përmetit ka kaluar oficeri anglez T.W. Tilman
Është vendlindja e disa nga patriotëve shqiptarë
Aktualisht ka: 9 800 banorë

33-PERRNJAS

Origjina e emrit: Ka lidhje me fitoren e betejës së Skënderbeut në betejën e Torviollit, që e fitoi, por pati humbje të mëdha dhe se gjaku luftëtarëve rridhte si përrenj. Pikërisht nga kjo gojëdhënë u quajt Përrenjas.
Emra të mëparshëm: Fusha e Domosdoves, Fusha e Torviollit
Themeluar:
Objektet kryesore: Miniera hekur-nikelit në Përrenjas-Fshat, Miniera e Nikel-Silikatit në Pishkash, e Sektori Minerar i Bushtricës dhe Skroskës
Karakteristike: Ka pasuri të shumta minerale
Aktualisht ka: 8980

34-ERSEKE

Origjina e emrit:
Themeluar: Rreth vitit 1768 me rreth 100 shtëpi
Është qyteti më i lartë në Ballkan me një lartësi prej 1030 m
Objektet kryesore:
Karakteristika:
Aktualisht ka: 5499 banorë

35-KELCYRE

Origjina e emrit: Vjen nga fjala e greqishtes së lashtë Klisura, dhe përkthehet në shqip “vend i mbyllur”, pra Grykë
Themeluar:
Emra të mëparshëm: Në shek. XIV qyteti kishte emrin Chisania Kisania) ose me emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania), Klisura.
Objektet kryesore: Kalaja e Ali bej Këlcyrës
Kisha e Këlcyrës, Teqeja në Këlcyrë, Xhamia në dalje tek tabela
Manastiri i “Shën Kollit” në Gryken e Këlcyrës, Kisha e “Kristoforit” në Malëshove, Kisha e “Qelovës” në Mbrezhdan,
Teqeja e Sukës
Karakteristika: Në grykën Këlcyrës në kohët e Fauces Antigonës, Filipi V i Maqedonisë u preu rrugën romakëve të Flaminit për në Greqi
Qyteti ka qenë pronë e Muzakajve, Andrea Muzakës – zot i Beratit dhe Mareshall i Arbërisë (1280-1319)
Aktualisht ka: 5300 banorë

36-KUÇOVE

Origjina e emrit: (Është quajtur për disa kohë Qyteti Stalin)
Themeluar:
Data me rëndësi kombëtare: Në vitin 1928 në vendin që sot quhet “Dikatër” (D4) u shpua pusi i parë i naftës në Shqipëri
Në vitin 1944, për stabilizimin e gjendjes shumë të rënduar në Kuçovë si pasojë e djegieve dhe shkatërrimeve të bëra nga pushtuesi, Qeveria e Përkohshme e Beratit urdhëroi ngritjen e një Komisariati të Jashtëzakonshëm për naftën
Objektet kryesore: Uzina Mekanike e Naftës (U.M.N)
Uzina e Riparimit te Avionëve (U.R.A.),
Karakteristika: Kjo trevë ka qenë vendbanimi i hershëm Ilir i fisit Desaret
Në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar, i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën si dhe në të gjithë zonën
Nga gërmimet e bëra në vitet ‘40 – ‘50 të shekullit të kaluar u nxorën në sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës ilire
Ka arritur shifrën rekord në Shqipëri për temperaturën më të lartë të regjistruar me 44,4′C në korrik 1986
Aktualisht ka: 48288 banorë

37-TEPELENE

Origjina e emrit:
Në lashtësi, Tepelena bënte pjesë në trevën e Kaonisë
Në fundin e shekullit të 9-të, Tepelena hyn në Themën e Nikopopjës pastaj në Despotatin e Epirit
Themeluar: Rreth shek IV
Objektet kryesore: Kalaja e Ali pash Tepelenës
Data historike: Në shekullin e XVI, Tepelena bënte pjesë në sanxhakun e Vlorës
Më 1789 Tepelenën ra në dorë të Ali pash Tepelenës
Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar “Bashkimi” me pjesëmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi, që në atë periudhë ishte mësues në Tepelenë
Karakteristika: Në vitin 1492 ndaloi në Tepelenë për 24 ditë, ekspedita ndëshkimore e sulltan Bajazitit të II
Është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një kështjellë në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës
Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës. Ka marrë emrin “Uji i Ftohtë” sepse zona është e mbizotëruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër.
Aktualisht ka: 55 mijë banorë

38-HIMARE

Origjina e emrit: Vjen nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë “Hi(j) Marë” – “Eja Marë”, që ka të bëjë me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familjar apo t’i bashkohet një grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë është emër shqip i njohur vajze në Himarë
Themeluar: 1199
Përmendet që në kohët e lashta ku paraardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve
Data me rëndësi kombëtare: Në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuinëve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë
Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Turke si një krahine e Sanxhakut të Shqipërisë.
Objektet kryesore:
Karakteristika: Në Himarë veç gjuhës shqipe flitet edhe gjuha greke, kjo për shkak të arsyeje tregtare mes dy vendeve
Ka të zhvilluar turizmin, tregtinë, peshkimin
Aktualisht ka: 2000 banorë

39-LIBOHOVE

Origjina e emrit: Nga mbiemri i bejlerëve Libohova
Themeluar:
Është cilësuar si një vend antik që arriti kulmin në shekullin e 17
Objektet kryesore: Kalaja e Libohovës
Karakteristika: Në këtë qytet ndodhet shtëpia e Myfit Bej Libohovës (1876–1927), një politikan dhe ministri i parë i Punëve të Brendshme dhe të Jashtme në qeverinë e 1912.
Një nga vendet më të rëndësishme për të vizituar në këtë qytet është kështjella e motrës së Ali Pash Tepelenës, Shanishasë, e cila u martua me një nga anëtarët e familjes Libohova
Aktualisht ka: 3651 banorë

40-SELENICE

Origjina e emrit:
Themeluar:
Objektet kryesore: Miniera e Selenicës
Karakteristika: Nxjerrja e bitumit
Bitumi i këtij vendi është përdorur për shtrimin e rrugëve të Parisit
Bitumi është shfrytëzuar që para erës sonë. Aristoteli, Straboni kanë shkruar për Selenicën dhe për bitumin e saj, që eksportohej në vende të ndryshme të pellgut të Mesdheut
Ka një stadium që mban emrin Stadiumi i Selenicës dhe e ka kapacitetin 4 mijë vende
Aktualisht ka: 6 900 banorë


Edituar për herë të fundit nga Luan_Valikardi në Fri 18 Mar 2011 - 19:17, edituar 1 herë gjithsej
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë Empty Re: Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë

Fri 18 Mar 2011 - 19:01
41-LIBRAZHD

Origjina e emrit:
Themeluar:
Objektet kryesore:
Karakteristika: Shkolla e parë u hap në Berzeshtë në vitin 1895 dhe konvikti i parë u hap po në Berzeshtë në vitin 1929
Aktualisht ka: 8 mijë banorë

42-DIVJAKA

Orogjina e emrit: Divija (Dy vija)
Gjumët më të vjetra: Në shekullin e II dhe III para erës tonë
Pushtur nga: Turqit
Objektet më kryesore:
Data me rëndësi historike kombëtare:
Aktualisht ka: 7 100 banorë

43-KRUJË

Orgjina e emrit: Krua nga burimet e shumta të ujit
Themeluar: Në shekullin e XII
Gjumët më të vjetra: Vendbanim ilir që në shekullin e III para erës së re.
Pushtuar nga: Turqit
Objektet më kruesore: Kalaja e Krujës, monumenti i Skënderbeut dhe pazari i vjetër.
Data me rëndësi hiostorike kombëtare: Pushtimi i prë otoman në 1369 dhe për herë të dytë në 1415. Dështimet e tre rrethmieve atomane 1450, 1466,1487. Lindja dhe vdekja e Skënderbeut në 6 maj 1405 dhe vdekja e tij në 17 janar 1468
Aktualisht ka: 19400 banorë

44-KUKËS

Origjina e emrit: Në vitin 1571 njihet me emrin Kukufic. Në vitin 1879 shënohet me emrin Kukusa
Themeluar: Në vitin 1160
Gjurmët më të vjetra i përkasin periudhës së Neolitit 6000-4000 vjet para Krishtit. Gjithashtu aty janë gjetur edhe varret e ilirëve në Këneta, shumë pranë Kukësit. Ishte një vendqëndresë e vogël romake në krye të rrugë Egnatia. Por për Kukësin kanë folur në dorëshkrimet e tyre dy gjeografë arabë, të quajtur Al Idriz dhe Ratabi Rudar. Ata flasin për këtë qytet në vitin 1165 pas Krishtit dhe për lumin Drin. Kukësi përmendet edhe në mjaft dokumente të tjera ekleziastike të 1165-s.
Pushtuar nga: Pushtuar dhe djegur tërësisht nga turqit në vitin 1689. Nga viti 1912 e deri në vitin 1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët. Gjatë viteve 1939-1943 të Luftës së Dytë Botërore u pushtua nga trupat italiane dhe gjermane.
Objektet më kryesore: Muzeumi Historik, Fabrika e Qilimave dhe aeroporti.
Data me rëndësi historike kombëtare: Në vitin 1912 tek Qafa e Kolosjanit rezistenca shqiptare ndaloi invazionin serb. Në vitin 1925 Kukësi ka qenë qendra e prefekturës së Kosovës. Në vitin 1978 Kukësi antik u evakuua pasi u përmbyt nga ujërat e ndërtimit të hidrocentralit të parë mbi lumin Drin. Qyteti i ri me të njëjtin emër u ndërtua 350 metra mbi nivelin e detit dhe njohu zhvillim gjatë regjimit komunist. Në vitin 2000 mori çmimin “Nobel” të paqes.
Aktualisht ka: 27 mijë banorë

45-KLOS

Origjina e emrit: Kilos
Themeluar: Në shekullin XV
Gjurmët më të vjetra: Tre nekropole dhe 5 tuma ilire
Pushtuar nga: Turqit dhe italianët, të cilët në vitin 1943 e dogjën tërësisht.
Objektet më kryesore: Tre nekropole të lashta dhe 5 tuma ilire, ura guri në formë harku.
Data me rëndësi historike kombëtare: Themelimi i çetës partizane të Matit më 18.7.1942.
Aktualisht ka: ??????????

46-KOPLIK

Origjina e emrit: Kopenik
Themeluar: Në shekullin XV
Gjurmët më të vjetra: ?????????
Pushtuar nga: Nga turqit dhe serbët
Objektet më kryesore: Kështjella e vjetër e Barcelës, që vendasit e njohin me emrin Podgorës. Është ndërtuar në shekullin I-II të erës sonë.
Data me rëndësi historike kombëtare: Viti 1920, lufta kundër pushtuesve serbo-malazezë
Aktualisht ka: 10650 banorë

47-PUKË

Origjina e emrit: Pikaria
Themeluar: ???????
Gjurmët më të vjetra: Të shekullit II para erës sonë
Pushtuar nga: ?????
Objektet më kryesore: Muzeu Historik “Migjeni”
Data me rëndësi historike kombëtare: 1936-’37, vite ku punoi dhe jetoi shkrimtari Migjeni.
Aktualisht ka: 34454 mijë banorë

48-BAJRAM CURRI

Origjina e emrit: Tre Fushat, Tri Polje, në vitin 1952 merr emrin Bajram Curri
Themeluar: ????????
Gjurmët më të vjetra: ????????????
Pushtuar nga: ????????
Objektet më kryesore: Muzeu dhe përmendorja e heroit Bajram Curri. Përmendorja e Asim Vokshit.
Data me rëndësi historike kombëtare: Bashkimi i forcave kryengritëse shqiptare në vitin 1912, në luftën kundër turqve. Kryengritja e armatosur më 24.5.1925.
Aktualisht ka: 6.778 banorë

49-KRUMË

Origjina e emrit: ???????
Themeluar:???????????
Gjurmët më të vjetra: Janë gjetur objekte arkeologjike të kohës së ilirëve. Ishte qendër e prefekturës së Kosovës gjatë viteve 1921-1925.
Pushtuar nga: Turqit, serbët dhe bullgarët.
Objektet më kryesore: ?????????
Data me rëndësi historike kombëtare: Ndërtimi i konviktit “Kosova” në vitin 1928, ku mësuan heronjtë Xheladin Beqiri dhe Hajdar Dushi.
Aktualisht ka: 2100 banorë

50-BULQIZË

Origjina e emrit: ????????
Themeluar: ?????????
Gjurmët më të vjetra: ????????
Pushtuar nga:???????
Objektet më kryesore: Miniera e kromit
Data me rëndësi historike kombëtare: Viti 1948 kur u ngrit Miniera e Kromit
Aktualisht ka: 12388 banorë


Edituar për herë të fundit nga Luan_Valikardi në Fri 18 Mar 2011 - 19:21, edituar 1 herë gjithsej
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë Empty Re: Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë

Fri 18 Mar 2011 - 19:02
51-BURREL

Origjina e emrit: Bujril dhe Burril
Themeluar: Në shekullin XV
Gjurmët më të vjetra: Vendbanim i lashtë në pellgun e kulturës tumulare ilire
Pushtuar nga: Italianët
Objektet më kryesore: Busti i Skënderbeut dhe i Pjetër Budës, Uzina e Ferrokromit.
Data me rëndësi historike kombëtare: Lindja e mbretit Zog më 8 tetor 1895 dhe 31 korrik, kur 3000 matjanë sulmuan garnizonin fashist. Hapja e burgut famëkeq komunist, ku vuajtën dënimin nga Pjetër Arbnori, Don Zef Jubani e deri tek Fatos Lubonja.
Aktualisht ka: 60 mijë banorë

52-RRËSHEN

Origjina e emrit: Fushë-Lumth
Themeluar: Në vitin 1635
Gjurmët më të vjetra: Ka qenë banuar që në kohët e fiset Piruse të ilirëve të lashtë, të njohura për nxjerrjen e mineraleve dhe të prodhimit të armëve. Prejardhja e banorëve rrjedh nga tre bajrakët: Orosh, Kuzhnen, Kthellë.
Pushtuar nga: Turqit
Objektet më kryesore: Kisha Mesjetare e Shën Mërisë dhe 8 kishat e tjera të ndërtuara pas vitit 1992, shkolla.
Data me rëndësi historike kombëtare: ??????????
Aktualisht ka: 15234 banorë

53-RUBIK

Origjina e emrit: Rubik
Themeluar: Në Mesjetë
Gjurmët më të vjetra: ????????????
Pushtuar nga: Turqit dhe italianët
Objektet më kryesore: Një kishë e vjetër 900-vjeçare dhe pikturat murale që ndodhen brenda saj, të njohura ndryshe si afresket e Rubikut. Uzina e Rafinimit të Bakrit, e cila ka filluar që në vitin 1938.
Data me rëndësi historike kombëtare: Ngritja e uzinës më të madhe të rafinimit të bakrit më 1965.
Aktualisht ka: 9523 banorë

54-FUSHË-ARRËS

Origjina e emrit: Nga pemët e shumta të arrës
Themeluar: Në vitin 1949
Gjurmët më të vjetra: Që në shekullin IV-V të erës së re
Pushtuar nga: Turqit
Objektet më kryesore: Stabilimenti i përpunimit të drurit
Data me rëndësi historike kombëtare: ????????
Aktualisht ka: ???????????

55-PESHKOPI

Origjina e emrit: Peskopija. Lidhet me qendrën peshkopale që përmendet në vitin 1020.
Themeluar: Në shekullin XV
Gjurmët më të vjetra: I përkasin një vendbanimi të fisit ilir të Doberëve në shekullin IV-II para erës së re.
Pushtuar nga: Turqit dhe serbët
Objektet më kryesore: Muzeu Etnografik
Data me rëndësi historike kombëtare: Në vitet 1920-‘21 u dogj nga ushtria serbe. Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967.
Aktualisht ka: 75262 banorë

56-MILOT

Origjina e emrit: Milot
Themeluar: Në vitin 1467
Gjurmët më të vjetra: ???????
Pushtuar nga: Turqit dhe italianët
Objektet më kryesore: ?????????
Data me rëndësi historike kombëtare: Hapja e shkollës shqipe në vitin 1900. Në 28 Nëntor të vitit 1912 u ngrit flamuri dhe në vitin 1981 u përurua ura më e gjatë në vend prej 800 metrash.
Aktualisht ka: 13 mijë banorë

57-FUSHË-KRUJË

Origjina e emrit: Ura e Zezë, prej lumit të Zezës që i kalon përmes
Themeluar: Në vitin 1970
Gjurmët më të vjetra: Në shekullin XVI
Pushtuar nga: Turqit, serbët dhe italianët
Objektet më kryesore: Instituti i Foragjereve dhe Fabrika e Çimentos
Data me rëndësi historike kombëtare: Dëshmia e shkrimit të shqipes që më 1805 me alfabetin arab. Beteja prej disa ditësh kundër turqve në vitin 1910. Vizita e presidentit amerikan, Xhorxh Bush, në 10 qershor të vitit 2007.
Aktualisht ka: 10 mijë banorë

58-MAMURRAS

Origjina e emrit: Marmur dhe Shpërdhet
Themeluar: Në vitin 1970
Gjurmët më të vjetra: Në vitin 1431
Pushtuar nga:??????
Objektet më kryesore: Busti i Skënderbeut
Data me rëndësi historike kombëtare: ?????
Aktualisht ka: 7600 banorë

59-LAÇ

Origjina e emrit: Laçi
Themeluar: Më 1959
Gjurmët më të vjetra: Në periudhën bizantine me kështjellën e Sebastjesë
Pushtuar nga: Turqit
Objektet më kryesore: Kombinati Kimiko-Metalurgjik
Data me rëndësi historike kombëtare:???????
Aktualisht ka: ????????

60-VORA

Origjina e emrit: Thuhet se emri Vorë nga koha e Skënderbeut, sepse aty u varrosnin ushtarët e rënë në luftë dhe u quante “vorre”. Me kalimin e viteve emri është transformuar në VORË.
Themeluar: Më 1943
Gjurmët më të vjetra: ??????
Pushtuar nga: ????????
Objektet më kryesore:??????????
Data me rëndësi historike kombëtare:?????????
Aktualisht ka: 7018 banorë


Edituar për herë të fundit nga Luan_Valikardi në Fri 18 Mar 2011 - 19:23, edituar 1 herë gjithsej
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë Empty Re: Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë

Fri 18 Mar 2011 - 19:02
61-KAVAJË

Origjina e emrit: Kavalje
Themeluar: Në shekullin XV
Gjurmët më të vjetra: Qendër e lashtë e banuar që nga ilirët
Pushtuar nga: Turqit dhe italianët
Objektet më kryesore: Muzeu Historik, Etnografik dhe kullën e sahatit
Data me rëndësi historike kombëtare: Lindja në 2 prill të vitit 1879 e aktorit të famshëm Aleksandër Moisiu. Kryengritja e fshatarëve të Shqipërisë së Mesme 1914-1915.
Aktualisht ka: 500 mijë banorë

62-RROGOZHINË

Origjina e emrit: Rrogozhinë
Themeluar: ????
Gjurmët më të vjetra: Vendbanimet e lashta ilire që në shekullin II të erës së re dhe nyje kalimi në rrugën Egnatia.
Pushtuar nga:??
Objektet më kryesore:?????????
Data me rëndësi historike kombëtare: ?????????
Aktualisht ka: 12 mijë banorë

63-KRRABË

I ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore si qytezë pas vënies në punë të Minierës së Qymyrgurit
Më parë ka qenë një fshat nga më të mëdhenjtë në krahinë
Ka ende statusin e qytetit, por miniera nuk është në funksion

64-Krasta

Qytet i ri minatorësh në rrethin e Matit. Ka qenë pjesë e fshatit Gjon të Martaneshit. Ndërtimi filloi më 1970 me ngritjen e minierës së Kromit në Batër. Më 1974 u vendosën banorët e parë. Më 1979 u shpall qytet. Aktualisht ka një mijë banorë.
Sponsored content

Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë Empty Re: Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi