Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Breivik dhe historia e Shqipërisë Empty Breivik dhe historia e Shqipërisë

Tue 26 Jul 2011 - 1:15
Në manifestin e tij: “2083,
Deklarata Europiane e Pavarësisë”, Anders Behring Breivik përmend luftën
kundër myslimanizmit, një kauzë sipas tij e drejtë.Pikërisht për këtë, ai i referohet
Serbisë, duke i cilësuar të papranueshme bombardimet e Shteteve të
Bashkuara dhe regjimeve perëndimore kundër “vëllezërve serbë”, që sipas
tij nuk kishin asnjë qëllim tjetër vetëm atë të dëbimit të myslimanëve
shqiptarë në Shqipëri. Ai kishte krijuar lidhje përmes internetit me eksponentë nacionalistë
serbë dhe të tjerë individë në Europë, duke përgatitur terrenin për
krijimin e një grupi që do të kishte realizuar “Urdhërin Ushtarak dhe
Gjyqësor, Kalorësit Templarë”. Në dokumentin e tij ai e përmend Shqipërinë prej faqes 91 deri në 1411,
duke përmendur historinë prej periudhës otomane, me Skëndërbeun, që e
quan një kryqëzor, një hero për shqiptarët, si dhe duke iu referuar
marrëdhënieve mes myslimaneve dhe të krishterëve në Ballkan dhe
statistikave për popullsitë me shumicë myslimane në këtë rajon. Ai flet për disa xhihade në botë, duke përmendur atë kundër sovjetikëve
në Afganistan, të boshnjakëve kundër serbëve në ish-Jugosllavi,
myslimanëve shqiptarë kundër serbëve në Kosovë dhe Cecenët kundër rusëve
në Kaukaz.


Në një pjesë të “Deklaratës Europiane të Pavarësisë”, ai shkruan: “Në
Europë kemi konfliktin në ish-Jugosllavi mes myslimanëve të Bosnjes,
serbëve dhe kroatëve dhe konfliktin mes shqiptarëve, serbëve dhe
maqedonasve dhe ndoshta me shumë gjasë, jo shumë larg, konfliktin mes
shqiptarëve dhe grekëve. Nëse ne i eleminojmë këto konflikte, Ceceninë,
Ballkanin, Sudanin, bota do të jetë një vend i paqmë. Nëse heqim nga
ekuacioni terrorist, aktet terroriste të kryera nga myslimanët në këto
pesë vitet e fundit, mund të kuptojmë se lufta kundër terrorit është e
panevojshme sepse terrori nuk është ndonjë problem kaq i madh”.

Për Breivik, Kosova nuk është gjë tjetër vecse një hap tjetër në
islamizimin e Europës. Ndërsa si tradhëtitë më të mëdha të kohëve të
fundit të regjimeve perëndimore është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
në vitin 2009.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi