Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rritet norma e interesit Empty Rritet norma e interesit

Wed 23 Mar 2011 - 18:04
Rritet norma e interesit Fullani-bsh
Një muaj më parë guvernatori siguroi publikun se rritja e cmimeve do të ishte e përkohshme.
“Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se inflacioni mbetet i kontrolluar, ecuria e tij do të jetë në përputhje me parashikimin e BSH”, deklaroi Fullani.

Por përkundër këtyre pritshmërive të përcjella në publik, banka rriti papritur normën bazë të interesit me 0.25 për qind. Analiza e guvernatorit këtë herë ishte krejt ndryshe.

“Nën ndikimin e rritjes së cmimeve në tregjet botërore, norma e inflacionit kërceu në shkurt duke paralajmëruar një rritje të fraksioneve inflacioniste në tregun e brendshëm. Shpejtësia e rritjes së inflacionit nuk ishte parashikuar”, ka deklaruar sot Fullani.

Por përvec cmimeve në tregun ndërkombëtar, situata paraelektorale nuk e favorizonte bankën të mbante të pandryshuar normën e interesit. Frika e rritjes së shpenzimeve nga qeveria ishte një kërcënim.

“Periudha koincidon me një vëmendje të shtuar përsa i përket kujdesit për një kthim të domosdoshëm dhe efektiv të politikës fiskale me atë monetare. Vendimmarrja e sotme i paraprin një periudhe kujdesi e qetësie”, ka pohuar Fullani.

Në këto rrethana jo të favorshme e vetmja shpresë që inflacioni të mos godasë gjatë mbetet rritja e prodhimit vendas.

“Mbarëvajtja e mirë e cmimit do varet nga balanca, sic themi ne, nga prodhimi vendas”, ka saktësuar guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Edhe pse Banka e Shqipërisë nuk duket e dorëzuar përballë presionit të rritjes së cmimeve, kostoja e veprimit të fundit të saj për rritjen e normës mund të reflektohet tek shtrenjtimi i kredive.

“Megjithëse në pamje të parë duket sikur do krijojë frenim në rritjen e kërkesës, ajo do rrisë kërkesën për një ankroim të mirë nga BSH, për të mbajtur nën kontroll inflacionin”, ka shtuar më tej Fullani
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rritet norma e interesit Empty Re: Rritet norma e interesit

Wed 23 Mar 2011 - 18:25
...prandaj u prish shoqëria Rritet norma e interesit 1698836746
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi