Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

33 lekë për frymë në ditë Empty 33 lekë për frymë në ditë

Sun 27 Mar 2011 - 20:18
33 lekë për frymë në ditë Te-varfer
Pak ditë më parë
Kuvendi votoi një ligj që ndryshon skemën e mbrojtjes së familjeve me të
ardhura të ulëta. Qeveria thotë se ligji rrit mbështetjen financiare
për të varfërit dhe përmirëson gjendjen e tyre.

Por si jetojnë të varfërit në Shqipëri? Të dhënat zyrtare tregojnë se në
Shqipëri ka rreth 370 mijë të varfër, ose 94 mijë familje jetojnë me
ndihmë ekonomike. Nga ky total 60 mijë familje përfitojnë ndihmën e
pjesshme prej 3100 lekë në muaj, pjesa e mbetur prej 34 mijë familjesh
përfitojnë ndihmën e plotë, pagesa e së cilës është 3900 lekë në muaj.
Por a mjaftojnë 4 mije lekë në muaj, që nja familje prej 4 vetash të
përballojë qoftë edhe nevojat më minimale?

Kufiri zyrtar i varfërisë sipas përcaktimeve të Bankës Botërore është 2
dollarë në ditë për frymë. Por ndihma maksimale ekonomike që qeveria jep
për një familje është 4 mijë lekë në muaj. Kjo do të thotë se për një
familje me katër veta të ardhurat nga ndihma ekonomike janë vetëm 33
cent të dollarit ose 33 lekë në ditë për frymë. Nëse nuk ka të ardhura
të tjera, kjo familje është e destinuar të luftojë për mbijetesën.

Luan Shahollari, dikur zv/ministër i Financave dhe që së fundmi merret
me studime mbi mbrojtjen sociale thotë se kjo është shkelje e të
drejtave të njeriut.

“Qeveria shqiptare ka nënshkruar konventa ndërkombëtare ku angazhohet të
mos lërë asnjë familje nën kufirin 2 dollarë. Ne po i shkelim”, thotë
zoti Shahollari.

4 mijë lekë në muaj, që shteti jep si ndihmë ekonomike do të linin nën
kufirin e varfërisë edhe një familje me një person, jo më një familje më
të madhe. Por a mundet qeveria të japë me shume para nga buxheti për të
varfërit?

“Një qeveri përpara se të bëjë rrugë deri në 1 miliardë dollarë dhe
godina parlamentesh me vlere 100 milionë dollarë, duhet të garantojë të
drejtën themelore të njerëzve të saj, atë të jetës”, vijoi Shahollari.


Shqipëri jep 10 për qind të produktit të saj bruto për qëllime sociale.
Në Bashkimin Europian kjo shifër është 2.7 herë më e lartë.
Timi
Timi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 6346
<b>Hobi</b> Hobi : internet
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

33 lekë për frymë në ditë Empty Re: 33 lekë për frymë në ditë

Mon 28 Mar 2011 - 6:47
Hajde rrena (genjeshtra) hajde...qeveri e poshter po shif nje her popullin si vuan per kafshaten e gojes e nuk po flasim hic per streh mbi koke veq kur jane koha e votimeve edhe zgjedhjeve nje her ne 10 vite i vizitojne...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

33 lekë për frymë në ditë Empty Re: 33 lekë për frymë në ditë

Fri 1 Apr 2011 - 17:37
Kulmi i injorancës kur thonë se kanë edhe rritje ekonomike!
Sponsored content

33 lekë për frymë në ditë Empty Re: 33 lekë për frymë në ditë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi