Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Serbia, ftesë Tiranës për territoret Empty Serbia, ftesë Tiranës për territoret

Tue 29 Mar 2011 - 15:43
Serbia, ftesë Tiranës për territoret Tadic
Beogradi kërkon të negociojë me Tiranën zyrtare mbi konfliktet territoriale qindravjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve.

Këtë e deklaroi presidenti serb Boris
Tadiç gjatë një forumi të organizuar në Bruksel nga German Marshall
Fund. Sipas tij, nuk ekziston termi “kosovar”, por në këtë territor, ka
vetëm shqiptarë dhe serbë.

“Qëllimi im është të zgjidhim konfliktet historike që ekzistojnë në Ballkan”, është shprehur Tadiç.

“A po flisni historikisht që nga lufta e Fushë Kosovës apo historikisht pas vendimit të GJND-së?”, Matheë Horn, avokat amerikan.

“Ne do të dëshironim të zgjidhnim konfliktet historike që ekzistojnë për
më shumë se 100 vjet në mes serbëve dhe shqiptarëve. Kjo është
saktësisht ajo që po përpiqemi të arrijmë, që do të të thotë të arrijmë
një kompromis. Dhe jo të kemi një palë që humbet gjithçka dhe një tjetër
që fiton gjithçka. Është e thjeshtë”, tha Tadiç.

Sipas presidentit serb, dialogu Prishtinë-Beograd duhet të nisë me
çështje teknike, për të lehtësuar jetët e njerëzve, por duhet të
përfundojë me tema të dhimbshme, çfarë nënkuptonte ndarjen e Kosovës.

“Për sa i përket Kosovës ne duhet të nisemi nga realiteti në terren.
Shqiptarët sot, njësoj si në të kaluarën, nuk pranojnë çatinë e
sovranitetit serb. Më së shumti serbët e veriut në Kosovë nuk duan të
pranojnë çatinë e një sovraniteti shqiptar mbi kështjellë, dhe ky është
realiteti ku po jetojmë. Nëse do të më pyesnit çfarë mund t’i ofrojnë
zyrtarët shqiptarë në Prishtinë serbëve të veriut në Kosovë”, theksoi
Tadiç.

“Unë po ju pyes se çfarë kosovarët në Prishtinë mund të ofrojnë”, pyeti Steven Erlanger i “Neë York Times”.

“E mirë, kosovarët në Prishtinë nëse doni ju, por nëse i pyesni serbët
se a janë ata kosovarë, ata do të thonë jo, ne jemi serbë”, deklaroi
Tadiç.

Kjo është hera e parë që presidenti i Serbisë shtron publikisht nevojën e
një dialogu me Shqipërinë për të zgjidhur historinë qindravjeçare mes
dy popujve, duke përfshirë këtu dhe një pazar për territoret.

Përgatiti: Arta Tozaj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi